Si trajtohen mbeturinat, pajisjet mbrojtëse dhe mbetjet medicinale të COVID-19?


Stafi mjekësor dhe organizatat e ndryshme joqeveritare kanë shprehur shqetësimin e tyre për rrezikshmërinë e qytetarëve nga prania e pajisjeve dhe produkteve mjekësore që përdoren për mbrojtjen dhe trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID-19, në ambiente të ndryshme në Kosovë, përcjell Albanian Post. Përdorimi i maskave dhe dorezave për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, […]

Varianti indian i COVID-19 gjendet në 44 shtete


Organizata Botërore e Shëndetësisë të mërkurën ka bërë të ditur se varianti indian i COVID-19, që qëndron prapa rritjes enorme të rasteve me koronavirus në Indi, është gjetur në shumë shtete të tjera të botës. Sipas agjencisë së shëndetit, varianti B.1.617 i COVID-19, fillimisht i gjetur në Indi në tetor, është gjetur në më shumë […]

Komuna e Skenderajt ndihmon mbi 2000 familje në nevojë për Fitër Bajram


Në prag të festës së Fitër Bajramit, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me donatorë të ndryshëm ka nisur aksionin e shpërndarjes së pakove ushqimore- higjienike si dhe miellit për mbi 2000 familje në nevojë. Me propozim të kryetarit Bekim Jashari, është marrë vendim që nga buxheti i komunës të përkrahen 1000 familje në nevojë, përfshirë […]

OBSH: Shqetësim global rreth variantit indian të virusit


Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të hënën se një variant i koronavirusit që po qarkullon në Indi përbën shqetësim global.  “Ne e klasifikojmë atë si një variant që përbën shqetësim të një niveli global”, tha për shtypin Maria Van Kerkhove e cila kryeson përpjekjet teknike të OBSH-së për koronavirusin. “Kemi në dispozicion të dhëna që […]

OBSh-ja paralajmëron për rritje të obezitetit te fëmijët


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se muajt me masa kufizimi, me qëllim të luftimit të koronavirusit, kanë rezultuar me më shumë obezitet te fëmijët, çka potencialisht mund të ndikojë në shëndetin e tyre në të ardhmen. Në një raport të publikuar më 11 maj, Zyra evropiane e OBSH-së ka gjetur se mbyllja e shkollave […]

SHBA, shtohen udhëtimet ajrore, BE zbut kufizimet për COVID-in


Udhëtimet ajrore në SHBA arritën nivelin më të lartë që nga fillimi i pandemisë mëse 13 muaj më parë, ndërsa zyrtarët e Bashkimit Evropian po propozojnë të lehtësojnë kufizimet për vizitorët në kontinent tani që shpërndarja e vaksinave po e ul numrin e infeksioneve dhe vdekjeve në vendet më të pasura. Por kjo tablo përmirësimi […]

Besim tejet i ulët tek disa nga të dhënat e vaksinës kineze


specialistët e OBSH-së kanë shprehur “besim shumë të ulët” tek të dhënat që ka ofruar prodhuesi shtetëror kinez i ilaçeve Sinopharm, lidhur me rrezikun e efekteve të rënda anësore, që shkakton tek disa pacientë vaksina e saj kundër COVID-19, por në përgjithësi shprehin besim për aftësinë e vaksinës për të mbrojtur nga sëmundja. Gjetjet paraqiten […]

OKB: Në prill u realizua furnizimi i dytë me vaksina nga COVAX në Shqipëri


Sipas të dhënave nga OKB, Shqipëria ka marrë nga COVAX këtë muaj furnizimin e dytë me vaksina. “Më shumë se 430 mijë vetë janë vaksinuar në Shqipëri që nga janari e deri tani”, tha  të enjten Fahran Haq, zëvendës-zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm. Shqipëria do të marrë sasinë e mjaftueshme nga COVAX-i për të vaksinuar […]

OBSh paralajmëron Evropën: Një situatë e ngjashme me atë në Indi mund të ndodhë kudo Me kusht që relaksohemi


Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi sot Evropën të ndalojë relaksimin e masave kufizuese kundër pandemisë së koronavirusit, pasi “një situatë e ngjashme me atë në Indi mund të shfaqet kudo.” Mediet e huaja shkruajnë se OBSH vlerëson se kriza e madhe shëndetësore që po kalon India mund të jetë për shkak të llojit të mutuar të koronavirusit, […]

Pse ka mungesë të oksigjenit mjekësor?


Vështirësia në frymëmarrje është një nga simptomat më të rënda të sëmundjes COVID-19. Po të shikojmë fotografitë nga spitalet në Indi dhe anembanë botës, ku shihen njerëz që presin në radhë të gjata për të siguruar bombola të oksigjenit, atëherë kuptohet se furnizimet me oksigjen mjekësor s’ janë aspak të lehta kudo në botë. Pamjet […]

Pfizer identifikon vaksinën e falsifikuar kundër Covid-19 në Meksikë dhe Poloni


Versione të falsifikuara të vaksinës kundër COVID-19 të Pfizer janë identifikuar në Meksikë dhe Poloni. Kjo është konfirmuar edhe nga një zëdhënës i Pfizer për ABC News – duke shtuar shqetësimin e përpjekjeve të mashtrimit në SHBA dhe ndërkombëtarisht. “Ne jemi të vetëdijshëm se në këtë lloj mjedisi – të nxitur nga lehtësia dhe komoditeti […]

OBSh synon të eleminojë malarjen në Korenë e Veriut deri në vitin 2025


Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka në plan të eleminojë malarjen në Korenë e Veriut dhe dy vende të tjera deri në vitin 2025. Iniciativa do të përdorë “mbështetje thelbësore teknike dhe në terren” për të çrrënjosur malaries në tetë vende, deklaroi OBSh në një njoftim për shtyp. Drejtori i OBSH-së për programin global të malaries […]

Sa kushton sigurimi shëndetësor në Zvicër?


Pak gjëra janë të lira në Zvicër – dhe kjo sigurisht shtrihet në kujdesin shëndetësor. Sidoqoftë, në varësi të llojit të mbulimit që ju duhet, ku jetoni dhe sa fitoni, kostot mund të ndryshojnë. Ja çfarë duhet të dini në lidhje me kostot e sigurimeve shëndetësore në Zvicër. Si funksionon sistemi i kujdesit shëndetësor në […]

Presidentja Vjosa Osmani dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, vizitojnë Klinikën Pediatrike në QKUK


Presidentja e Republikës së Kosovës, Znj. Vjosa Osmani- Sadriu dhe ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, vizituan Klinikën Pediatrike në QKUK, me rastin e fillimit të misionit të shoqatës ndërkombëtare “Gift of Life” për trajtimin karidokirurgjik të fëmijëve kosovar. Këtë e beri të ditur për mes një postimi në Facebook Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar […]

Mbi 200 pako ushqimore u ndahen familjeve në nevojë për nder të muajit të Ramazanit


Organizata Qeveritare Turke (TIKA) ka ndarë 230 pako ushqimore për familjet në nevojë në komunë e Prishtinë, për nder të muajit të Ramazanit, raporton Ekonomia Online. Cihan Dinçer nga TIKA, tha se aktivitete të tilla do të ketë edhe ditët në vazhdim dhe se veç përmes bashkëpunimit të ndërsjellë mund të ja dalim edhe në […]

Instituti i Shëndetit në Norvegji rekomandon ndalimin e përdorimit të “AstraZeneca”


Norvegjia duhet të ndalojë përdorimin e vaksinës së AstraZeneca. Ky është rekomandimi që ka dhënë Instituti i Shëndetit Publik të vendit.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=122&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE ndonjë ditë më parë, Danimarka u bë vendi i parë në Evropë që hoqi dorë përfundimisht nga aplikimi i “AstraZeneca” për shkak të lidhjes së vaksinës me rastet e rralla të mpiksjes së gjakut. […]

OBSH: Vdekjet e mbi 80-vjeçarëve nga Covid-19 në nivelin më të ulët në Evropë


Vdekjet e mbi 80-vjeçarëve për shkak të COVID-19 në Evropë ka rënë në nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë, në rreth 30%, në sajë të vaksinave, tha drejtori rajonal i OBSH, Hans Kluge. “Në dy muajt e fundit, tendenca midis personave mbi 80 vjeç ka devijuar nga tendenca e vërejtur në të […]

Danimarka pritet që tu dhurojë vendeve të varfra vaksinën e AstraZenecas


Danimarka po konsideron shpërndarjen e vaksinës AstraZeneca në vendet e varfra pasi ndaloi përdorimin e saj në vend për shkak të shqetësimeve në lidhje me formimin e mpiksjeve të rralla të gjakut, tha drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge. Danimarka këtë javë u bë vendi i parë që ndërpreu përdorimin e vaksinës AstraZeneca, ndërsa […]

OBSh: Pandemia është në fazën më kritike


Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të hënën se trajektorja e pandemisë së coronavirusit tani “po rritet në mënyrë eksponenciale”, me më shumë se 4.4 milionë raste të raportuara gjatë javës së fundit. Maria Van Kerkhove, udhëheqëse teknike e agjencisë për COVID-19, tha se “ne jemi në një pikë kritike të pandemisë”, pasi disa vende kanë […]

me anë të një letre të hapur, një grup shkencëtarësh hedhin poshtë raportin e OBSH-së mbi origjinën e COVID-19, kërkojnë një hetim të ri


Një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë bënë thirrje për një hetim të ri mbi origjinën e COVID-19, pasi Kina dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) lëshuan një raport të shqyrtuar javën e kaluar në përfundim se virusi ka shumë të ngjarë të vinte nga jeta e egër dhe jo nga një laborator. Njëzet e katër shkencëtarë nga […]

Cila është ‘vaksina’ për dezinformatat ndaj pandemisë COVID-19?


“S’ka virus”, “Maskat s’ të mbrojnë nga Coronavirusi”, “Masat e izolimit janë të kota” dhe “Vaksinat janë të rrezikshme”. Këto janë vetëm disa nga dezinformatat, që kanë qarkulluar nëpër rrjetet shoqërore, prej kur ka shpërthyer pandemia COVID-19. Pretendime të tilla janë raportuar në shumicën e vendeve të botës, edhe për faktin se COVID-19 ka qenë […]

Pas vaksinimit anti-COVID, mbetjet mjekësore (shiringat dhe ampulat) mund ta përhapin virusin


Infektologë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare që merren me mbrojtjen e mjedisit, shprehin shqetësimet e tyre rreth menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave nga procesi i vaksinimit kundër COVID-19, siç janë shiringat, ampulat e qelqit, por edhe pajisjet tjera mbrojtëse personale. Procesi i vaksinimit kundër COVID-19, në Kosovë ka filluar më 29 mars, me vaksinat e […]

OBSH s’ rekomandon imunizimin me dy lloje vaksinash


Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) s’ rekomandon imunizimin kundër COVID-19 me dy lloje të vaksinës Zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris i tha agjencisë DPA se s’ ka akoma të dhëna të mjaftueshme mbi rreziqet e mundshme, Po qe se një person merr dozën e parë të vaksinës AstraZeneca ndërsa të dytën të ndonjë prodhuesi tjetër. Në deklaratat […]

Rreziqet prej ndryshimeve klimatike nё ekosistemet natyrore dhe tek njerëzit


Prej rreth tre dekadash tashmё, shkencёtarёt i njohin dhe i pranojnё rreziqet prej ndryshimeve klimatike nё ekosistemet natyrore dhe shoqёritё njerёzore. Ndryshimet klimatike, qё kanё ngёrthyer planetin tonё, s’ njihen mjaftueshёm prej publikut vendas, qё ndonjёherё shfaqet mosbesues. Pёr rrjedhojё, publiku s’ i adreson si kёrcёnime pёr jetёn e tij, nё nivelet e larta tё […]

Pandemia vështirësoi jetën e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptianë


Komunitetet romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët, janë përballur në vazhdimësi me probleme të natyrave të ndryshme, por pandemia ka përkeqësuar edhe më shumë gjendjen tek ata. Organizata “Amnesty International” në raportin e saj për Kosovën ka theksuar se këto komunitete janë të diskriminuara, ndërkohë që në një hulumtim të organizatës “Admovere”, i kryer në korrikun e […]

OIK: Pa infermierët lufta me COVID-19 do të ishte e humbur


Oda e Infermierëve të Kosovës ka theksuar se jeta dhe shëndeti i qytetarëve është pika jetike në sfidën globale të shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit, e cila shënohet çdo vit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Naser Rrustemaj, kryetari i Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, ka thënë se në luftën me pandeminë […]

Në Ditën Botërore të Shëndetit, OBSh u bën thirrje shteteve të vendosin barazinë në qendër të rimëkëmbjes nga COVID-19


Organizata Botërore e Shëndetësisë në Ditën Botërore të Shëndetit u ka bërë thirrjeve qeverive të vendosin barazinë në qendër të rimëkëmbjes nga COVID-19. Në reagimin e OBSH-së thuhet se COVID-19 na ka prekur të gjithëve, por disa kanë dalë më keq se të tjerët, thjeshtë për shkak të punës që bëjnë dhe pasigurisë së kushteve […]

BE pritet të konfirmojë lidhjen mes vaksinës AstraZeneca dhe rasteve të mpiksjeve të gjakut 


Një zyrtar i lartë i Agjencisë Evropiane të Ilaçeve tha se ekziston një lidhje mes vaksinës së koronavirusit AstraZeneca dhe rasteve të rralla të mpiksjes të gjakut, por se është e paqartë se cila është lidhja dhe përfitimet e vaksinës janë më të mëdha se sa rreziqet që ajo mund të paraqesë. Marco Cavaleri, kreu […]

Vaksina AstraZeneca e sigurt, mjeku i QKUK-së i bindur se komplikimet janë minimale e të papërfillshme


Mjeku Artan Ahmeti në një intervistë për Ekonomia Online tha se pavarësisht që ka pasur dilema rreth vaksinës AstraZeneca, OBSh-ja ka dhënë sqarime të mjaftueshme që ajo është e sigurt. Dhjetëra vende kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër Coronavirusit.  Kjo ka ndodhur pas raporteve se disa persona kanë pësuar mpiksje gjaku, pas vaksinimit. […]

Pfizeri përditëson përqindjen e efikasitetit të vaksinës për Covid-19


Kompanitë “Pfizer” dhe “BioNTech” të mërkurën thanë se vaksina e tyre për Covid-19 është 91 për qind efektive për parandalimin e sëmundjes, duke i cituar të dhënat e përditësuara, në të cilat janë përfshirë personat e vaksinuar deri gjashtë muaj më parë. Kjo vaksinë u tregua 100 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes te […]

COVID-i, shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në SHBA për vitin 2020


Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftuan të mërkurën se COVID-19 ishte shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2020, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend me gati 16%, krahasuar me vitin e kaluar. Gjatë një konference për shtyp të ekipit të Shtëpisë së […]

Raporti i OBSH-së: Me shumë gjasa përhapja e koronavirusit dukuri pas infektimit të një kafshe nga lakuriqët


Koronavirusi i ri që shkakton sëmundjen e COVID-19 ka gjasa të jetë përhapur tek njerëzit me anë të një kafshe, dhe ndoshta filloi të përhapet mes njerëzve jo më shumë se një muaj ose dy para se të identifikohej në dhjetor të vitit 2019, thuhet në raportin e ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas […]

OBSH dhe BE propozojnë arritjen e një traktati ndërkombëtar për pandemitë


Nga fillimi i pandemisë në mbarë botën janë identifikuar mbi 127 milionë e 775 mijë raste me COVID-19 ndërsa mbi 2 milionë e 794 persona humbën jetën si pasojë e koronavirusit. Pandemia që ka goditur botën për më shumë se një vit, paralizoi pothuajse çdo industri. Që në të ardhmen bota të jetë më e […]

Studimi i mjekut të QSUT – Kujdesi që duhet të tregojnë personat që vuajnë nga veshkat


Sars Cov 2, virusi më vrastar i 100 viteve të fundit, s’ godet vetëm mushkërinë siç është krijuar ideja në popullatën e gjerë. Studimet e kryera gjatë vitit të parë pandemik dhe në vijim dëshmojnë se virusi godet me të njëjtën forcë si mushkërinë, veshkën apo trurin. Doktor Ahmet Duraku, mjek nefrolog në Spitalin Universitar […]

Studimi i mjekut të QSUT: Kujdesi që duhet të tregojnë personat që vuajnë nga veshkat


Sars Cov 2, virusi më vrastar i 100 viteve të fundit, s’ godet vetëm mushkërinë siç është krijuar ideja në popullatën e gjerë. Studimet e kryera gjatë vitit të parë pandemik dhe në vijim dëshmojnë se virusi godet me të njëjtën forcë si mushkërinë, veshkën apo trurin. Doktor Ahmet Duraku, mjek nefrolog në Spitalin Universitar […]

Arrin në Kosovë kontingjenti i parë i vaksinave kundër Covid-19


Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka arritur kontingjenti i parë me 24.000 doza të vaksinave kundër Coronavirusit, të kompanisë AstraZeneca, raporton Ekonomia Online. Kjo ardhje e vaksinave, do të përcillet me një ceremoni të organizuar. Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, përmes programit COVAX. Institucionet kompetente shëndetësore në Kosovë në muajin shkurt […]

Gjërat që duhet t’i dini për vaksinën AstraZeneca, e cila vjen sot në Kosovë


Në total, Kosova do të furnizohet me 100,800 doza të vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë britanike, AstraZeneca, që e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksordit. Kontingjenti i parë me vaksina, në Kosovë arrin në mbrëmjen e 28 marsit dhe është në kuadër të vaksinave që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, […]

Vaksinat kundër COVID-19 mbërrijnë në Kosovë në mbrëmje


Kryeministri i Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të marrin pjesë në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19. Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, përmes programit COVAX. Ceremonia e pranimit të vaksinave mbahet në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, me fillim nga ora […]

BE ngre tonet ndaj AstraZenecas, i kërkon të zbatojë kontratën


Prodhuesi i vaksinave AstraZeneca duhet të “arrijë” në dërgesat e premtuara në BE përpara se të eksportojë doza diku tjetër, ka thënë shefi i bllokut. “Kompania duhet të respektojë kontratën që ka me vendet anëtare,” tha të enjten në mbrëmje Presidentja e Komisionit Evropian ,Ursula von der Leyen. Ajo foli pasi udhëheqësit e BE mbajtën një […]

Lufta globale kundër tuberkulozit goditet nga pandemia e Covid-19


Në prag të Ditës Botërore të tuberkulozit më 24 mars, mjekët po paralajmërojnë se përparimi në luftën globale kundër kësaj sëmundjeje është sprapsur me më shumë se një dekadë nga pandemia e koronavirusit. Pas fillimit të pandemisë, shumë spitale i dhanë përparësi trajtimit të pacientëve me Covid-19. Tuberkulozi vrau 1.4 milion njerëz në të gjithë […]

Danimarka shtyn me tre javë të tjera pezullimin për vaksinën AstraZeneca


Zyrtarët e shëndetësisë së Danimarkës njoftuan të enjten se po zgjasin afatin e pezullimit të vaksinës AstraZeneca për COVID-19 edhe për tre javë për të lejuar më shumë kohë për prova sigurie në lidhje me një mpiksje gjaku që rezultoi vdekjeprurëse tek një person që kishte bërë këtë vaksinë. Vendimi vjen ndërsa rregullatori evropian i […]

Gates parashikon që bota do t’i kthehet normalitetit deri në fund të 2022-s


Bashkëthemeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, ka vlerësuar se bota do të jetë në gjendje të kthehet në normalitet, deri në fund të vitit 2022. Këtë proces do ta ndihmojë vaksinimi kundër COVID-19, ka thënë ai. Duke folur për gazetën polake Gazeta Wyborcza dhe transmetuesin televiziv TVN24, Gates tha se pandemia e koronavirusit është “një […]

Imuniteti larg tufës, kur pritet të arrihet ai në Shqipëri


Pandemia e Covid-19 ka hyrë në një fazë intensive në vendin tonë, por duket se deri tani, është bërë më pak se gjysma e udhës në drejtim të imunizimit. Projeksionet e specialistëve vendas dhe instituteve të specializuara ndërkombëtare tregojnë se, popullsia e Shqipërisë do të jetë nën presionin e pandemisë gjatë gjithë verës së këtij […]

Tuberkulozi, simptomat dhe tretmani


Tuberkulozi është një sëmundje infektive që zakonisht ndikon në mushkëri. Krahasuar me sëmundje të tjera të shkaktuara nga një agjent i vetëm infektiv, tuberkulozi është vrasësi i dytë më i madh, globalisht. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se 9 milionë njerëz në vit sëmuren nga tuberkulozi, me 3 milion nga këto “të humbura” nga sistemet […]

Kosova s’ka të dhëna se kush duhet ta marrë vaksinën anti-COVID


Kryetari i Federatës së Sindikalistëve të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, dyshon se vaksinimi i qytetarëve, kurdo që të arrijë vaksina kundër sëmundjes COVID-19, s’ do mund të realizohet në mënyrë të drejtë, sidomos kur është fjala për personat me sëmundje kronike dhe ata mbi 80 vjeç. Syla thotë se Kosova s’ ka statistika të […]

Vjosa në Parlamentin Europian, shoqatat kërkesë për mbrojten e lumit të fundit të “egër” në rajon


“Vjosa të shpallet Park Kombëtar”, kjo kërkesë e viteve të fundit i ka dhënë edhe më shumë bujë Shqipërisë por edhe lumit Vjosa i cili po rrezikohet nga ndërtimi i hidrocentraleve. Në qershor 2018 Ministria e Infastrukturës dhe Energjisë  njoftoi firmosjen e kontratës me “Bashkimin e përkohshëm të shoqërive ‘Ayen Enerji’ dhe ‘Fusha Shpk’ ” […]

Përgatitjet për pandemitë e ardhshme


Shkencëtarët thonë se s’ ka dyshime që bota do të goditet nga një pandemi e re dhe se kjo është thjeshtë çështje kohe. Ndaj ata u bëjnë thirrje vendeve në të tërë botën që të përgatiten për të parandaluar një infeksion të ri vdekjeprurës. Sipas tyre urbanizimi dhe zgjerimi i habitatit tonë në afërsi të […]

SHBA-ja vendos për eksportin e parë të vaksinave, ndihmojnë Meksikën dhe Kanadan


Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë të dërgojnë një dozë prej 4 milionë vaksinash AstraZeneca në Meksikë dhe Kanada për eksportin e parë të tyre, njofton Independent. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi të enjten se administrata e presidentit Joe Biden po planifikon të dërgojë 2.5 milionë doza në Meksikë dhe 1.5 milionë […]

OBSh kërkon vijimin e vaksinimit me AstraZeneca


Pasi një numër i madh vendesh të Bashkimit Evropian pezulluan përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s, Organizata Botërore e Shëndetit deklaroi se benefitet që vijnë nga kjo vaksinë janë më të mëdha se rreziqet. Po ashtu, OBSH këshilloi që vaksinimet të vijojnë, raporton CNN. Deklarata e agjencisë së OKB-së, vjen pas disa raportimeve për mpiksje të […]

Vaksina Johnson&Johnson do të shpërndahet përmes COVAX-it, Kosova mund të jetë përfituese e saj


Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha sot se organizata e saj globale e shpërndarjes së vaksinave, COVAX ka hyrë në një marrëveshje për të shpërndarë qindra miliona doza të vaksinës Johnson&Johnson. COVAX, i cili ka mbështetjen e OBSH-së dhe Aleancës Globale për Vaksinat dhe Imunizimin, dëshiron të sigurojë shpërndarjen e dy miliardë dozave të vaksinave […]

Rastet globale me koronavirus po rriten, por vdekjet po bien


Rastet globale të COVID-19 u rritën me 10 për qind gjatë javës së kaluar, por vdekjet po bien, sipas azhurnimit epidemiologjik të përjavshëm nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Rastet globale u rritën me 10 për qind gjatë javës së kaluar në mbi tre milionë raste të reja të raportuara. Numri i rasteve të reja arriti […]

Sekretari i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe: AstraZeneca është e sigurt


Vaksina Oxford-AstraZeneca është e sigurt, ka thënë sekretari i shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock, pasi disa shtete europiane ndaluan përdorimin e saj mes shqetësimeve për mpiksjen e gjakut. Hancock u bëri thirrje njerëzve të “dëgjojnë rregullatorët” dhe të “marrin vaksinën” sa më shpejt që të kenë mundësinë. Rreth 13 vende kanë pezulluar përdorimin […]

Moderna nis testimin e vaksinës në foshnje dhe fëmijë të vegjël


Kompania amerikane e barnave Moderna tha se ka nisur studimin e vaksinës së saj kundër coronavirusit në fëmijë të moshës gjashtëmuajshe deri në 11 vjeç. Moderna është prodhuesi i parë amerikan që teston vaksinën e saj në foshnje. Kompania tha se planifikon të fusë në listën e testimit rreth 6,750 fëmijë në SHBA dhe Kanada. […]

Rrëfimi i vajzës së mitur, e cila u trafikua nga “i dashuri”


Flutura [emër i vendosur nga redaksia] në moshën 17-vjeçare ishte keqtrajtuar, rrahur dhe shfrytëzuar seksualisht. Ajo tregon se si ishte detyruar të shkonte në motele të ndryshme në Kosovë, që të kryente marrëdhënie seksuale. E për këtë, e detyronte personi për të cilin fillimisht ajo mendonte se e kishte të dashur dhe besonte se do të […]

Agjencia Evropiane e Barnave: s’ ka indikacion se vaksina e AstraZeneca-s shkakton mpiksjen e gjakut


Rregullatori i ilaçeve për Bashkimin Evropian ka thënë se mbetet “plotësisht i bindur” se përfitimet e vaksinës së Oksford-AstraZeneca tejkalojnë rreziqet. Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) përsëriti se s’ kishte “asnjë indikacion” që vaksina shkakton mpiksjen e gjakut, pasi disa shtete kryesore të BE-së morën vendimin për të pezulluar përdorimin e […]

Këto janë vendet që kanë ndaluar përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 të AstraZeneca, deri më tani


Një numër i konsiderueshëm i vendeve, kryesisht në Evropë, kanë pezulluar përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 të AstraZeneca për frikën se vaksina mund të ketë shkaktuar që disa marrës të zhvillojnë mpiksje gjaku. Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, Suedia dhe Letonia të martën u bënë vendet e fundit që ndaluan shpërndarjen, pas lëvizjeve nga Gjermania, […]

Mblidhen specialistët e sigurisë, pas pezullimit të vaksinës AstraZeneca


specialistët e sigurisë së vaksinave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) janë mbledhur sot për të shqyrtuar vaksinën Oxford-AstraZeneca, pas pezullimit nga disa vende evropiane. Ka pasur një numër rastesh në Evropë të mpiksjes së gjakut të raportuara pas administrimit të vaksinës. Sidoqoftë, specialistët thonë se numri i incidenteve përputhet me normën e raportuar zakonisht […]

Perimetri i Belit – Tregues Direkt për Jetëgjatësinë – Sa duhet të Jetë?


Studimet e fundit mjekësore tregojnë se personat e rritur me madhësi të madhe të belit janë në rrezik shumë më të madh ndaj problemeve serioze shëndetësore. Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë se nivelet e tyre të përballjes me sëmundje të rënda janë tejet më të larta sesa tek personat me madhësi normale të […]

Parandalimi i diabetit (sëmundja e sheqerit) – Pesë Hapa Si Të Kujdeseni Në Shtëpi


Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti (sëmundja e sheqerit), e sidomos diabeti (sëmundja e sheqerit) i tipit 2. diabeti (sëmundja e sheqerit) është cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si sëmundja e shekullit pasi prek rreth 5% të njerëzve. Ndaj edhe parandalimi i tij është shumë i rëndësishëm duke […]

s’ ka arsye për shqetësim


Një panel këshillimor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë po analizon aktualisht vaksinën e kompanisë AstraZeneca kundër COVID-19, pasi disa vende evropiane pezulluan imunizimet me këtë vaksinë pasi ka pasur raportime për mpiksje gjaku në disa individë pas vaksinimit. Por një zëdhënëse e OBSH-së theksoi të premten se s’ ka arsye për shqetësim. Zhgënjim dhe konfuzion […]

Para një viti COVID-19 u shpall pandemi


Më 11 mars të viti të kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin si pandemi globale. Në një konferencë për media, shefi i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u shpreh i shqetësuar për përmasat që virusi SARS-Cov-2 kishte marrë. Deri atë ditë, zyrtarisht ishin regjistruar mbi 118.000 raste me COVID-19 në 115 vende, ndërsa kishin […]

Themelohet Shoqata e Informatikës


Është themeluar Shoqata e Informatikës. Kjo shoqatë ka për synim të ndjek disa qëllime të cilat janë paraqitur më poshtë: Ngritja dhe avancimi i kapaciteteve ekzistuese për përfshirjen e informatikës në arsimin në të gjitha nivelet para-universitare në Kosovë. Organizimi i ngjarjeve të ndryshme me fëmijë dhe të rinj, sikurse është Ora e Kodit sipas […]

OBSH: Rriten infeksionet me koronavirus në shkallë globale


Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se për herë të parë në shtatë javë infeksionet e reja me koronavirus janë rritur globalisht. Zyrtarët shprehën shqetësimin se rastet mund të rriten ndjeshëm sërish.  Sipas OBSH-së rritja e rasteve ka ndodhur në katër rajone: në dy kontinentet Amerikane, në Mesdheun Lindor, Evropë dhe Azinë Juglindore. Sipas zyrtarëve ky […]

OBSH: akoma s’është koha për relaks, valët e treta dhe të katërta janë të mundshme


Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bëri thirrje të gjithëve dje të mos abuzojnë me shpresat e sjella nga vaksina duke lehtësuar përpjekjet për të luftuar epideminë ndërsa koronavirusi vazhdon të mundojë shumë vende. Ky paralajmërim vjen në një kohë kur programi COVAX, i vendosur për shpërndarjen më të drejtë të vaksinave për COVID-19, këtë […]

Variantet e Covid-19 po përhapen me shpejtësi në Evropë


Virusi përfshiu një çerdhe dhe një shkollë fillore ngjitur në periferi të Bollate të Milanos me një shpejtësi të mahnitshme. Për vetëm disa ditë, 45 fëmijë dhe 14 anëtarë të stafit ishin testuar pozitivisht. Analiza gjenetike konfirmoi atë që zyrtarët dyshonin: Varianti shumë ngjitës i coronavirusit i identifikuar për herë të parë në Angli po […]

Çfarë duhet të dini për vaksinën e AstraZenecas, të cilën e pret Kosova?


Vaksinën e AstraZenecas dhe Oxfordit kundër coronavirusit, Kosova pritet ta marrë falas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra. Sipas një raporti të publikuar më herët gjatë muajit shkurt,Kosova do të marrë nga COVAX-i 100,800 doza të kësaj vaksine. Kryeministri në detyrë i […]

Rriten infeksionet me koronavirus në shkallë globale


Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se për herë të parë në shtatë javë infeksionet e reja me koronavirus janë rritur globalisht. Zyrtarët shprehën shqetësimin se rastet mund të rriten ndjeshëm sërish. Sipas OBSH-së rritja e rasteve ka ndodhur në katër rajone: në dy kontinentet Amerikane, në Mesdheun Lindor, Evropë dhe Azinë Juglindore. Sipas zyrtarëve ky […]

Vonesat e arritjes së vaksinave antiCOVID, MSH: Po presim konfirmimin final nga COVAX për marrjen e dozave të para


Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, me anë të një komunikate për media ka bërë publike disa informacionet të cilat kanë të bëjnë lidhur me angazhimet për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19. Ministria e Shëndetësisë në komunikatën e bërë thotë se ka kryer të gjitha kriteret e kërkuara për sigurimin e vaksinave, dhe se […]

SHBA, 4 milionë doza të vaksinës së J&J në dispozicion nga e marta


Prej ditës së martë fillon shpërndarja e vaksinës së tretë të miratuar për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara. Sipas një zyrtari të lartë të administratës rreth 4 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson do të jenë në dispozicion prej mëngjesit të së martës krahas dy vaksinave të miratuara më parë, ato të kompanive […]

RREZIQET NDAJ TË CILAVE JANË TË EKSPOZUAR FËMIJËT


Përpos lehtësirave dhe avantazheve që Interneti ofron, duhet thënë që duke pasur parasysh që janë miliona njerëz që përdorin internetin, atëherë edhe numri i keqpërdoruesve është i madh.Përdorimi i internetit nga fëmijët është rritur dhe në këtë aspekt, kërkime të ndryshme kanë gjetur se fëmijët që e përdorin internetin më shumë, kanë mundësi që të […]

OBSH-ja, thirrje autoriteteve t’u kushtojnë vëmendje vuajtësve me pasoja afatgjata të COVID-it


Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se një në 10 pacientë me COVID-19 përjetojnë probleme shëndetësore edhe 12 javë pasi kanë patur virusin dhe u bëri thirrje autoriteteve shëndetësore ta shqyrtojnë me seriozitet situatën e tyre. Në një konferencë virtuale për shtyp të enjten, dega e OBSH-së për Evropën publikoi një raport që dokumenton […]

OBSh raporton rënie prej 20% të vdekjeve globale nga COVID-19


Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se vdekjet globale nga ndërlikimet e lidhura me koronavirusin kanë rënë me 20% në javën e fundit, me rastet që ranë për të gjashtën javë radhazi në tërë botën, shkruan The Guardian. Sipas tyre, vdekjet kanë rënë për tre javë rresht. Po ashtu, në vendin ku virusi u përhap së […]

Ndotja e ajrit shkakton edhe verbërinë


Ndotja e ajrit, mund të turbullojë shikimin tuaj në jetën e mëvonshme. Kjo sipas një studimi të gjerë, që gjeti një lidhje midis ndotjes së ajrit me grimca të imëta dhe degjenerimit makular, një sëmundje e syve e lidhur me moshën, e cila mund të çojë në një verbëri të pakthyeshme. Këto gjetje, japin alarmin […]

Vaksinat COVAX kundër COVID-19, pritet të arrijnë në Kosovë në javën e parë të muajit mars


Muaji shkurt ishte paralajmëruar si periudhë e arritjes së vaksinave të para kundër COVID-19 në Kosovë. Deri tani asnjë asnjë syresh s’ është siguruar. Megjithatë, Isme Humolli nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, i tha Zërit të Amerikës se dozat e para të vaksinave pritet të arrijnë javën e ardhshme ose në javën e parë të […]

Autoritetet shëndetësore të Kosovës pa fokus ndaj variantit të ri të COVID-19


Kosova s’ po arrin të mbikëqyrë apo të monitorojë raste të mundshme me variantin britanik të koronavirusit. Autoritetet shëndetësore në janar të këtij viti, kanë konfirmuar se varianti i ri është prezent në Kosovë. Sali Ahmeti, infektolog në Klinikën Infektive të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), tha se testimet për rastet e tilla […]

Rrëfimi i nënës “Dashuria me emrin Mjalta”


Shkruar nga nëna Leonora Shabani Bajraktari 17.05.1999  Durrës U zgjova në mëngjes, të shkoj të gjejë spitalin e Gjinekologjisë që kur t’i kem dhembjet e lindjes me e  ditë kah me u drejtu, pasi që ishim refugjatë dhe s’ e njihja mire qytetin e Durrësit. Mezi e prisja ditën që kam me e lind Mjaltën, […]

Kur mund të arrihet imuniteti i tufës?


Zyrtarët shëndetësorë në botë janë në garë për të vaksinuar mjaftueshëm njerëz, në mënyrë që të ndalet përhapja e sëmundjes COVID-19, por çfarë nënkupton “mjaftueshëm” në këtë aspekt, është akoma një gjë e debatueshme. Qëllimi është që të arrihet ajo që njihet si “imuniteti i tufës”, që nënkupton se mjaftueshëm njerëz do të jenë imunë […]

Organizata “Njëri për Tjetrin” lanson platformën për ndihmë për personat me nevojë


Shkruar nga Fisnik Dajakaj Organizata “Njëri për Tjetrin” tashmë e ka lansuar platformën e saj “Drejt.org” për t’i ndihmuar familjet pa të ardhura financiare. Platforma në fjalë ka gjetur përkrahjen e komunës së Prishtinës, me c’rast ndihma për familjet pa të ardhura financiare bëhet shumë më e lehtë. E pyetur për idenë e inicimit të […]

Mbi 110 milionë raste me COVID-19 në të gjithë botën


Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, 110.053.373 persona në botë janë diagnostikuar me infeksionin e coronavirusit ndërsa 84.871.611 pacientë janë shëruar. Në faqen e internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë sipas të dhënave nga mëngjesi i së dielës, 2.430.153 persona kanë ndërruar jetë në të gjithë botën si pasojë […]

Vetmia – sëmundja e modernitetit


Vetmia mendohet të jetë universale, e pashmangshme, e mundimshme dhe psikologjike. Jo vetëm Britania e Madhe, por edhe segmente të mëdha të popullsive post-industriale në të tërë Europën, Shtetet e Bashkuara dhe Japoni, raportojnë nivele të larta të vetmisë, me pasoja serioze për shëndetin publik. Gjetjet e një sondazhi të kohëve të fundit të BBC […]

OBSh autorizon përdorimin e vaksinës AstraZeneca


Organizata Botërore e Shëndetësisë dha dritën jeshile për përdorimin emergjent të një vaksine kundër koronavirusit, të prodhuar nga kompania farmaceutike AstraZeneca, në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit. Kjo është vaksina e dytë që autorizon OBSH-ja, pas autorizimit të vaksinës Pfizer/BioNTech në muajin dhjetor. Pritjet tani janë që vendet që kanë aplikuar për vaksina në skemën […]

OBSH sheh 17% rënie të rasteve, por specialistët thonë se variantet e COVID-19 shfaqin kërcënim të ri


Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi të enjten një rënie prej 17 për qind të rasteve të reja me COVID-19 në të gjithë botën, një trend i regjistruar në të gjashtë rajonet që monitoron. Por, siç shkruan Euronews, kjo statistikë shpresëdhënëse mund të maskojë të dhëna jo të plota nga vendet më të vogla dhe […]

Pandemia ka rënduar shëndetin mendor të fëmijëve me nevoja të veçanta


Pandemia ka ndikuar drejtpërsëdrejti në shëndetin mendor të fëmijëve me aftësi të kufizuara, fëmijëve me Sindromën Down, dhe atyre pa kujdes prindëror. ndërsa organizatat që merren me përkujdesjen e këtyre fëmijëve janë përballur me mungesë të fondeve, si pasojë e krizës pandemike, raporton Ekonomia Online. Nga Forumi Kosovar i Personave me Nevoja të veçanta, kryetari […]

duhet Zgjedhur Peshku Apo Vaji i Peshkut – Cili Është Më i Mirë Për Shëndetin


Trupi i njeriut ka nevojë të madhe për acidet yndyrore. Këto acide janë thelbësore prejse trupi s’ arrin t’i prodhojë dhe i merr përmes ushqimeve ose suplementëve. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, acidet më thelbësore për organizmin janë të ndara në dy grupime: omega-3 dhe omega-6. Megjithatë, në pjesën e acideve omega-3 bien në sy […]

COVID-19: AstraZeneca ‘në rrugë e sipër’ për të goditur variantet e reja deri në vjeshtë


AstraZeneca ka thënë se është në rrugë e sipër për të krijuar një vaksinë të coronavirusit që është efektive kundër varianteve të reja deri në vjeshtë. Kompania, e cila ka prodhuar një vaksinë kundër COVID-19 së bashku me Universitetin e Oksfordit, tha se provat klinike për brezin e ardhshëm të vaksinës do të fillojnë në […]

Vaksina AstraZeneca e vlefshme edhe per të moshuarit mbi 65 vjeç, thotë OBSh


Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi dje (e mërkurë) se vaksina e Universitetit të Oxfordit-AstraZeneca kundër COVID-19 mund të administrohet te njerëzit mbi moshën 65 vjeç, si dhe në mjediset ku qarkullojnë variante të virusit. Në rekomandimet e tij të shumëpritura për këtë vaksinë, Grupi Këshillues Strategjik i OBSH-së për Imunizimin (SAGE), tha: “Duke marrë parasysh […]

OBSH thirrje për masa për të frenuar infektimet


Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësime të hënën lidhur me njoftimet se vaksinat kundër koronavirusit mund të mos ofrojnë mbrojtjen e duhur kundër mutacioneve të reja. Të dielën, Afrika e Jugut pezulloi fushatën e saj të vaksinimit kundër COVID-19 pasi një studim gjeti se vaksina nga AstraZeneca ka efekt më të vogël kundër variantit të […]

Zyrtarët globalë i dalin në mbrojtje AstraZenekës


Zyrtarët e shëndetësisë në të gjithë botën i dhanë mbështetjen e tyre vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19, pas alarmit të përhapur nga një studim që tregonte se ajo ka pak efekt kundër simptomave të lehta të sëmundjes të shkaktuar nga një variant që po përhapet shpejt në Afrikën e Jugut. Mundësia që variantet e reja të […]

Sa të rëndësishme janë pasaportat e vaksinimit për COVID-19?


Me rritjen e numrit të njerëzve që vaksinohen, specialistët e kujdesit shëndetësor po studiojnë se si mund të vërtetojnë që dikush e ka bërë vaksinën. Një formular i shkurtër, disa pyetje për shëndetin, një gjilpërë e shpejtë dhe pastaj një kartelë vaksinimi. Është procesi standard kur dikush vaksinohet ndaj COVID-19 në Shtetet e Bashkuara. Kartela […]

Vaksina e AstraZenecas parandalon vdekjet, por Afrika e Jugut ndalon vaksinimet


Mes shqetësimeve në rritje lidhur me efektivitetin që garanton vaksina kundër COVID-19, e prodhuar nga kompania AstraZeneca, ndaj variantit të Afrikës së Jugut, ministri britanik i Shëndetësisë tha sot se s’ ka asnjë provë që vaksina s’ parandalon vdekjet apo format e rënda të sëmundjes. Të dielën Afrika e Jugut pezulloi fushatën e vaksinimit pasi […]

OBSH: Shëndeti i dobët mendor është bërë një pandemi paralele me COVID-19


Spitalet psikiatrike për të rinjtë në Belgjikë janë duke raportuar rritje të rasteve të vetëvrasjeve dhe shtim të depresionit për shkak të kufizime anti-COVID. Një rritje aq e lartë sa ka mungesë të shtretërve, stafit dhe burimeve që duhet të kujdesen për këta individë. Për fat të mirë këta të rinj rigjeten dëshirën për të […]

Çaji i Duhur Kundër Baktereve që Ju Sëmurin – Si ta Përgatisni


Çajrat ngrohtë dhe aromatikë janë mënyra më e mirë për të kaluar pasditet e vjeshtës apo dimrit. Gjithësesi përveçse janë aromatikë e të shijshëm, vlerën e vërtetë e marrin tek shëndeti që i dhurojnë organizmit. Që nga lashtësia mund të themi që janë mënyra më e mirë dhe natyrale për t’i bërë ballë shumë sëmundjeve. […]

Kosova do të përfitojë nga COVAX 100,800 doza të vaksinës


Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI), Aleanca për Vaksina (GAVI), dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), si bashkëudhëheqëse të programit ndërkombëtar COVAX, kanë publikuar të mërkurën parashikimet rreth shpërndarjes së vaksinës kundër koronavirusit, për vendet që tashmë kanë aplikuar për këtë vaksinë. Sipas këtij plani, Shqipëria prite të marrë 141600 doza të vaksinës AstraZeneca. […]

Potenciale Fitmi Për Fermerët – Përpunimi i Thjeshtë i Frutave Dhe Agroturizmi


Për shkak të traditës, burimeve natyrore dhe diversitetit, Shqipëria ka një potencial të pashfrytëzuar për rritjen e të ardhurave në bujqësi, si për shembull agroturizmi dhe marketimi i disa produkteve tipike shqiptare me standarde dhe analiza laboratorike që njihen ndërkombëtarisht. Duke parë zhvillimet pozitivë të agroturizmit Organizata Botërore e Ushqimit, FAO po avancon këtë vit […]

Isme Humolli: AstraZeneca, vaksina e parë e COVAX-it në Kosovë


Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se në mesin e muajit shkurt, eventualisht në javën e tretë, në Kosovë do të vijë kontingjenti i parë i vaksinave kundër COVID-19, me anë të skemës së njohur si COVAX. Ajo […]

Koronavirusi/ OBSH paralajmëron: Maskat janë më pak efektive në shi


Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se maskat janë më pak efektive në shi, për të penguar infeksionin me koronavirus. Sipas tyre, maska duhet ndërruar Nëse laget. “Është shumë e rëndësishme që njerëzit t’i ndjekin udhëzimet, për të siguruar një mbrojtje më efektive ndaj koronavirusit. Maskat duhet të ndryshohen rregullisht dhe kjo është veçanërisht […]

Pandemia rrit papunësinë – Ndikimi i kufizimeve mbi bizneset dhe jetës publike


Organizata e Kombeve të Bashkuara për punësimin, ILO, botoi raportin e saj të shtatë për krizën e coronavirusit që nga marsi i vitit të kaluar. Sipas këtij raporti, gjatë vitit të fundit në rang botëror u mbyllën katër herë më shumë pozicione punësimi sesa gjatë krizës financiare globale të vitit 2009. Sipas vlerësimeve të Organizatës […]

Ekipi i OBSH-së inspekton tregun në Wuhan, mes hetimeve për origjinën e koronavirusit


Një ekip shkencëtarësh me Organizatën Botërore të Shëndetësisë shkoi të dielën në një treg në qytetin Wuhan të Kinës për të bërë hetime lidhur me origjinën e koronavirusit. Sipas zyrtarëve kinezë, koronavirusi u shfaq për herë të parë në fund të vitit 2019 në një treg me produkte deti. Që nga ajo kohë janë infektuar […]

BE-ja autorizon përdorimin e vaksinës AstraZeneca për të gjithë të rriturit


BERLIN (AP) — Rregullatorët autorizuan të premten përdorimin e vaksinës së kompanisë AstraZeneca për koronavirusin tek të rriturit në të tërë Bashkimin Evropian, mes kritikave se blloku s’ po lëviz aq shpejt sa duhet për të vaksinuar popullatën e tij. Komisioni i specialistëve të Agjencisë Evropiane të Barnave rekomandoi njëzëri që vaksina të përdoret tek […]

Në cilat situata s’ duhet të pini kurrë kafe?


Shumë studime e kanë lidhur kafenë me një rrezik të pakësuar të çmendurisë, një metabolizëm të përshpejtuar dhe një rrezik të pakësuar të kancerit. Sigurisht, ka një energji shtesë që na shtyn në mëngjes dhe na ndihmon të mbijetojmë nga pikat e pafundme të energjisë gjatë ditës. Sidoqoftë, ka edhe efekte pak më pak të […]