Moti sot


Diana Metushi – Krasniqi nga organizata KDI në debatin me zëvendësministrin e Financave ka thënë se në buxhetin për vitin 2021 janë ndarë 30 milionë euro më pak për sektorin e shëndetësisë.

“I kemi 30 milionë euro më pak pikërisht për shëndetësi, prej 82 milionë eurove, janë zbritë  në 57 milionë. Vetëm sa janë duke u ngritë shqetësimet për shtëpitë e shëndetit e nevojat tjera”, ka thënë Metushi – Krasniqi.

Ajo ka deklaruar se për buxhetin e ndarë për COVID-19 janë shpenzuar vetëm 12% e këtij buxheti, ndërsa pjesa tjetër është bartur.

“Është pak alarmante që në buxhetin e ri, kur po folim edhe për performancën e kaluar, qeveria ia ka bartë prej këtij viti, prej 8 milionë eurove, 6 milionë e 999 mijë euro nga buxheti për COVID-19. Ne s’ i kemi nejt gati qytetarit, për me i përmbush obligimet e qytetarit për mbrojtjen e COVID, as për 13%, vetëm 12% janë shpenzu për mbrojtjen e dedikuar kundër COVID-19, 87% po bartet për vitin e ardhshëm”, ka thënë ajo.

 

ndërsa zëvendësministri Agim Krasniqi ka thënë se asnjë kërkesë e ministrisë së shëndetësisë për barna e pajsje s’ guxon mos me kalu. Sipas tij, çdo kërkesë automatikisht aprovohet.

“E kemi vazhdu programin për rimëkëmbje në vitin 2021 në shumën 182 milionë dhe brenda atij programi janë 30 milionë euro shtesë oër sektorin e shëndetësisë. Kemi diskutu me Bankën Botërore që në formë të granteve të mbështetet sektori i shëndetësisë edhe për 20 milionë euro”, ka thënë Krasniqi.

The post Krasniqi: Në dy vitet e fundit janë shtuar 2 mijë invalidë të luftës që marrin pensione appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

Related posts

Në dy vitet e fundit janë shtuar 2 mijë invalidë të luftës që marrin pensione


Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, i ftuar në debat në KALLXO.com ka thënë se vetëm në dy vitet e fundit janë shtuar rreth 2 mijë invalidë të luftës që marrin pensione.

Ai ka thënë se këto duhet të ndalen, pasi që e ‘gërryejnë’ buxhetin e Kosovës.

“Skemat sociale të Ministrisë së Punës e gërryejnë buxhetin. Këto duhet të ndalen. Vetëm në dy vitet e fundit janë shtuar rreth 2 mijë invalidë”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka deklaruar se është trishtuar kur ka pasur dëgjim buxhetor, ndërsa ka bërë thirrje që këto skema të mendohen më mirë.

 

 



Related posts

Mbi 38 mijë përfitues të pensioneve për veteranë të UÇK-së, numri më i madh janë nga Deçani


Statistikat e fundit të ASK-së, tregojnë se numri i përfituesve nga skemat e pensioneve për veteranët e luftës është mbi 38 mijë. Nga buxheti i shtetit, çdo muaj paguhen në mes 6.3 dhe 6.4 milionë euro për këtë kategori të skemës pensionale.

Të dhënat për tremujorin e tretë 2020, tregojnë se numri i veteranëve në Kosovës është kalon 38 mijë përfitues nga kjo kategori e pensioneve.

“Bazuar në gjendjen e muajit shtator 2020, numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës ishte 38,156. Numri më i madh i përfituesve ishte në Komunën e Deçanit me gjithsej 4,065 ose 10,7% e numrit të përgjithshëm”, thuhet në raportin e ASK-së.

Tutje raporti sqaron se numri i veteraneve lëviz, pasi që akoma s’ iu ka ndërprerë e drejta e aplikimit për të përfituar nga kjo skemë në vazhdimësi ka aplikime te reja. Pas vdekjes së veteranit pensioni bartet tek bashkëshortja – bashkëshorti ose tek fëmijët nën moshën 18 vjeçare.

Në raport më tej thuhet se janë rreth 2 mijë familje që përfitojnë nga kjo skemë pas vdekjes së veteranit.

“Bazuar në gjendjen e muajit shtator 2020, numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës ishte 38,156 prej tyre 36,161 ishin veteran të UÇK-së, ndërsa 1,995 ishin familje që përfitojnë nga kjo skemë pas vdekjes së veteranit”, vazhdon më tej raporti.

ndërsa sa i përket pagesës për përfituesi e pensioneve nga skema e veteranëve tw luftës, shumat sillen në mes 6.3 dhe 6.4 milionë euro në muaj.

Sipas skemës së pagesës, shuma e pagesës mujore për Veteran luftëtar është 170 euro në muaj ndërsa për familjen e Veteranit pas vdekjes së Veteranit është 119 euro.

Raporti tregon se veteran i luftës i UÇK-së është qytetari i Kosovës apo shtetasi i huaj i cili është radhitur në radhët e UÇK-ës, dhe është regjistruar si ushtar i armatosur dhe i uniformuar nga komandat, shtabet e zonave operative të UÇK-së, përkatësisht Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, dhe i cili ka qenë aktiv deri në përfundimin e luftës.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me publikimin e statistikave “Statistikat e Mirëqenies  Sociale” për vitin TM3 2020.



Related posts