Mbi 38 mijë përfitues të pensioneve për veteranë të UÇK-së, numri më i madh janë nga Deçani


Statistikat e fundit të ASK-së, tregojnë se numri i përfituesve nga skemat e pensioneve për veteranët e luftës është mbi 38 mijë. Nga buxheti i shtetit, çdo muaj paguhen në mes 6.3 dhe 6.4 milionë euro për këtë kategori të skemës pensionale.

Të dhënat për tremujorin e tretë 2020, tregojnë se numri i veteranëve në Kosovës është kalon 38 mijë përfitues nga kjo kategori e pensioneve.

“Bazuar në gjendjen e muajit shtator 2020, numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës ishte 38,156. Numri më i madh i përfituesve ishte në Komunën e Deçanit me gjithsej 4,065 ose 10,7% e numrit të përgjithshëm”, thuhet në raportin e ASK-së.

Tutje raporti sqaron se numri i veteraneve lëviz, pasi që akoma s’ iu ka ndërprerë e drejta e aplikimit për të përfituar nga kjo skemë në vazhdimësi ka aplikime te reja. Pas vdekjes së veteranit pensioni bartet tek bashkëshortja – bashkëshorti ose tek fëmijët nën moshën 18 vjeçare.

Në raport më tej thuhet se janë rreth 2 mijë familje që përfitojnë nga kjo skemë pas vdekjes së veteranit.

“Bazuar në gjendjen e muajit shtator 2020, numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës ishte 38,156 prej tyre 36,161 ishin veteran të UÇK-së, ndërsa 1,995 ishin familje që përfitojnë nga kjo skemë pas vdekjes së veteranit”, vazhdon më tej raporti.

ndërsa sa i përket pagesës për përfituesi e pensioneve nga skema e veteranëve tw luftës, shumat sillen në mes 6.3 dhe 6.4 milionë euro në muaj.

Sipas skemës së pagesës, shuma e pagesës mujore për Veteran luftëtar është 170 euro në muaj ndërsa për familjen e Veteranit pas vdekjes së Veteranit është 119 euro.

Raporti tregon se veteran i luftës i UÇK-së është qytetari i Kosovës apo shtetasi i huaj i cili është radhitur në radhët e UÇK-ës, dhe është regjistruar si ushtar i armatosur dhe i uniformuar nga komandat, shtabet e zonave operative të UÇK-së, përkatësisht Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, dhe i cili ka qenë aktiv deri në përfundimin e luftës.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me publikimin e statistikave “Statistikat e Mirëqenies  Sociale” për vitin TM3 2020.



Related posts