Biologjia është shkenca natyrore që studion jetën dhe organizmat e gjallë, duke përfshirë strukturën e tyre fizike, proceset kimike, bashkëveprimet molekulare, mekanizmat fiziologjikë, zhvillimin dhe evolucionin. Përkundër ndërlikueshmërisë së shkencës, ekzistojnë disa koncepte unifikuese që e konsolidojnë atë në një fushë të vetme, koherente. Biologjia njeh qelizën si njësinë themelore […]