Trajneri i portierëve te Gjilani tregon për formën e mirë që po kalon Enea Koliçi


Gjilani sot ka fituar me rezultat 1-0, ndaj Drenicës, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligë, duke e mbajtur portën e pa prekur.

Portieri i Gjilanit, Enea Koliçi sot ka arritur në koutën e 692 minutave pa pranuar gol, duke e thyer rekordin e Faton Malokut të Dritës me 560 minuta pa pësuar gol.

Koliçi s’ ka pësuar gol nga 5 tetori në ndeshjen ndaj Arbërisë.

Për formën e mirë ka folur trajneri i portierëve te Gjilani, Enver Sermaxhaj, i cili i ka mbrojtur ngjyrat e këtij klubi në të kaluarën.

“Dihet mirë se Enea ka një karrierë të pasur profesionale, pasi kaloi nëpër të gjitha kategoritë me klube të njohura. Ai mbizotëron një teknik shumë të përsosur, mirëpo çelësi i suksesit të tij është derisa punon shumë në stërvitje dhe jashtë tyre”, ka thënë fillimisht Sermaxhaj për KALLXO.com.

Sermaxhaj ka treguar se Koliçi është shembull për portierët e rinj, ani pse është 34 vjeçar punon shumë dhe ka disiplinë të madhe në stërvitje dhe në lojëra.

“Enea është punëtor i madh, s’ lodhet kurrë në stërvitje, është shembull për portierët e rinj, mbi të gjitha ka disiplinë të madhe. Jo veç Enea, por edhe grupi po funksionon shumë mirë ngase me ushtrime dhe punën që po e bëjmë në vazhdimësi po mundohemi ta mbajmë në formë një portier i cili është shembull në futbollin modern”, tregon Enver Sermaxhaj, ish-portier i Gjlanit.

Trajneri i portierëve Enver Sermaxhaj dhe portieri i Gjilanit, Enea Koliçi



Related posts

Mezani i lumtur pas fitores ndaj Drenicës


Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani ka folur pas fitores me rezultat 1-0, ndaj Drenicës, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligë.

Pas kësaj Gjilani pozicionohet në vendin e tretë me 23 pikë.

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani, ka thënë se gjëja më e rëndësishme për të ishte që të shënonin fitore sot.

“Unë kisha disa probleme kështu që s’ isha pranë skuadrës. E rëndësishme është që kemi marrë rezultate pozitive dhe kemi treguar profesionalizëm në lojë. Gjëja tjetër e rëndësishme është që ne e fituam këtë ndeshje, derisa kemi luajtur kundër një ekipi shumë të përgatitur dhe profesionist. Do të jetë shumë e vështirë për çdo skuadër kundër Drenicës. Ne kemi qëllimin kryesor të fitojmë, kështu që do të luftojmë deri në fund për të”, ka thënë Mezani.

Gjilani fiton ndaj Drenicës



Related posts

Gjilani e meritoi fitoren ndaj Feronikelit


Gjilani i ka ndarë pikët me Feronikelin duke barazuar me rezultat 0-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 10-të në Superligë.

Pas ndeshjes ka folur udhëheqësi i kësaj skuadre Sallah Sherifi, i cili po e zëvendëson trajnerin Gentian Mezanin.

Sherifi ka deklaruar se Feronikeli kishte ardhur për tu mbrojtur dhe se e kanë merituar fitoren ndaj skuadrës nga Drenasi.

“Përballë kishim një kundërshtarë të fortë dhe ne kemi qenë të vetëdishëm për këtë fakt. Ekipi sot tregoi dëshirë dhe karakter për ta fituar ndeshjen. Kundërshtari u mbrojt shumë dhe patën shumë zhagitje brenda fushës së lojës. Skuadra sot meritoi fitoren, por ky është futbolli. Na mungoi pasi final dhe njeriu që e dërgon topin drejt rrjetës”, deklaroi Sherifi për “Art Sport”.

Gjilani pas këtij barazimi i ka grumbulluar 17 pikë.

Në xhiron e ardhshme luan ndaj Llapit.

Gjilani – Feronikeli, mbyllet pa fitues



Related posts

Sallah Sherifi i kënaqur me fitoren ndaj Prishtinës


Gjilani e ka fituar derbin e xhiros së tetë në Superligë, ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet me rezultat 0-2.

Gjilani në këtë ndeshje u drejtua nga drejtori sportiv, Sallah Sherifi, pasi trajneri Gentian Mezani është duke munguar në dy ndeshjet e fundit për probleme familjare.

Sherifi është ndarë i kënaqur me fitoren ndaj Prishtinës.

“Dhamë maksimumin për ta fituar këtë ndeshje. Gjithë futbollistët treguan përkushtim maksimal nga minuta e parë dhe jam shumë i kënaqur me atë se çfarë kanë shfaqur, duke i përgëzuar për karakterin dhe disiplinën e shfaqur”, ka thënë fillimisht Sherifi pas ndeshjes.

Ai ka treguar se kjo fitore i dedikohet tifozit të tyre Engjull Smërqakut, i cili ishte therr me thikë para disa ditëve, i cili ishte pjesë e tifozërisë së “Skifterave”.

“Kjo fitore i dedikohet familjes së Smërqakut që humbën anëtarin më të dashur të familjes së tyre Engjullin dhe po ashtu tifozërisë “Skifterat” të cilët e humbën anëtarin e tyre”, ka treguar Sherifi.

Sallah Sherifi ka treguar se Mezani do të kthehet te Gjilani së shpejti.

“Kryetrajneri Mezani do të rikthehet së shpejti, pasi që ka disa probleme familjare për t’i rregulluar. Ne e presim atë për t’u rikthyer”, përfundoi drejtori sportiv i Gjilanit.

Gjilani e mposht Prishtinën në “Fadil Vokrri”



Related posts