Ministria e Kulturës shpall konkurs për pozitën që s’ parashihet me ligjin për teatrot 


Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti ka shpallur konkurs për Drejtor Artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës. 

Pozita ‘Drejtor Artistik’ s’ parashihet në Ligjin për teatrot, as me Statutin e Teatrit Kombëtar. 

MKR- është arsyetuar se konkursi për këtë pozitë është hapur duke u bazuar  Rregulloren (QRK) Nr.15/2018, për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve  Kulturës dhe  Punonjësve Professional   Trashëgimisë Kulturoreedhe pse  preambulën e konkursit thuhet se konkursi shpallet duke u bazuar edhe  Ligjin për teatrot dhe  Statutin e TKK-. 

Sipas Ligjit për teatrot (miratuar më 2011 dhe publikuar në fletoren zyrtare nga 2012), drejtuesit e Teatrove janë Drejtori i Përgjithshëm dhe Udhëheqësi Artistik.  

“Organizimi dhe funksionimi i teatrove publike. 1. Organizimi dhe funksionimi i teatrove publike rregullohet me statut dhe me akte të tjera nënligjore në pajtim me këtë ligj. 2. Struktura drejtuese e çdo teatri publik përbëhet nga: 2.1. Këshilli drejtues; 2.2. Drejtori i përgjithshëm; 2.3. Udhëheqësi artistik”, thuhet në nenin 7 të Ligjit për teatrot. 

Teatri Kombëtar i Kosovë, sipas këtij ligji (neni 5) ka statusin e teatrit publik.  

Pozita e “Drejtorit Artistik” s’ parashihet as me Statutin e Teatrit Kombëtar. 

Sipas këtij statuti, organet drejtuesit e TKK-së janë Këshilli Drejtues, Drejtori i Përgjithshëm dhe Udhëheqësi Artistik (nen 9 i këtij statute). 

Por MKRS është arsyetuar se pozita e shpallur për “Drejtor Artistik” është bazuar tek Rregulloren (QRK) Nr.15/2018, për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve  Kulturës dhe  Punonjësve Professional   Trashëgimisë Kulturore. 

“Pozita e shpallur tek emërimit është e bazuar në  Rregulloren (QRK) Nr.15/2018, për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe të Punonjësve Professional të  Trashëgimisë Kulturore, Neni 8, pika 1.1.1 të datës 25 Shtator 2018, të nënshkruar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MKRS-së. 

Po sipas përgjigjes së MKRS-së, kjo ministri ka shpallur konkurs për pozitën e Drejtorit Artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës, duke u mbështetur në Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës , Nr.06/L-114, Ligjin për Institucionet e Kulturës,  Nr. 02/L-57,  Ligjin Nr. 04/ L-106 për Teatrot, Statutin e Teatrit Kombetar te Kosoves, dhe Rregulloren (QRK)Nr.15/2018, për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe të Punonjësve Profesional të Trashëgimisë Kulturore. 

 Njoftimi për hapjen e konkursit për drejtor Artistik në TKK-së është bërë publik dje në uebfaqen e ministrisë. 

 njoftim janë dhënë kriteret  duhet  plotësojnë kandidatët konkurrues dhe informatat tjera  nevojshme. 

Sipas njoftimit, data e njoftimit  uebfaqen unike  proceduarve  konkurrimit (https; konkursi.rks-gov.net) është prej datës 26.11.2020 deri  27.12.2020, ndërsa data e aplikimit është prej 27.12.2020 deri  10.01. 2021. 

 



Related posts

Tri institucionet kyçe të kulturës akoma punojnë me ligje të UNMIK-ut


Institucionet kyçe të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore akoma funksionojnë me ligje të miratuara në kohën e UNMIK-ut.

Ligji për Filharmoninë, Baletin dhe Operën, si dhe Ligji për Trashëgiminë Kulturore, janë akoma nga koha kur Kosova qeverisej nga Misioni i Kombeve të Bashkuara, UNMIK.

Ndryshim-plotësimi i këtyre ligjeve nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka nisur vite më parë, por deri më sot, draftligjet e reja vazhdojnë të presin në sirtarët e MKRS-së.

Përveç ligjeve nga koha e UNMIK-ut, MKRS ka nisur po ashtu vite më parë edhe draftimin e disa ligjeve tjera, si atij për kinematografinë, teatrot, arkiva, etj., por pa mundur të arrijë finalizimin e tyre.

Bërja e ligjeve të kulturës dhe miratimi i tyre është përcjellë me probleme të vazhdueshme.

Draftligji i ri për Kinematografinë, ishte tërhequr në prag të votimin në Kuvendin e Kosovës nga ish-ministri i MKRS-së Kujtim Shala, në 2016.

Mosmiratimi i ligjeve të reja jo pak herë ka krijuar probleme për funksionimin e institucioneve kulturore. andaj miratimi dhe amandamentimi i projektligjeve të reja, sidomos atyre nga koha e UNMIK-ut do të lehtësonte punën e tyre.

Arkiv – Filharmonia e Kosovës – Koncert

Në një përgjigje për Kallxo.com, MKRS potencon se në planin legjislativ për vitin 2020 ka të parapara 5 projektligje; Projektligji për Arkivat Shtetërore; Projektligji për Filharmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës; Projektligji për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë; Projektligji për Trashëgiminë Kulturore dhe Projektligji për Kinematografinë.

Megjithatë, për të marrë formë ligjore, këto ligje duhet të kalojnë edhe në shumë proceduara, pasi ato akoma s’ janë dërguar në qeveri për miratim.

Sipas MKRS-së, Projektligji për Arkivat Shtetërore është i përfunduar, vetëm në pritje të Opinionit nga Departamenti i BE-së lidhur me AQCUIS të BE-së dhe i njëjti do të procedohet për aprovim në Qeverinë e Republikës së Kosovës për aprovim.

“Projektligji për Filharmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës është i përfunduar, vetëm jemi në pritje të opinionit të Ministrisë së Financave për vlerësimin e ndikimit financiar dhe i njëjti do të përcillet në Qeverinë e Republikës së Kosovës për aprovim. Projektligji për fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë është në konsultime paraprake dhe publike. Projektligji për Trashëgiminë Kulturore është në përfundim e sipër dhe së shpejti pritet të dërgohet në konsultime paraprake”, thuhet në përgjigjen e MKRS-së rreth planit legjislativ për këtë vit.

Edhe Projektligji për Kinematografinë, sipas MKRS-së është në përfundim e sipër dhe së shpejti pritet të dërgohet në konsultime paraprake.

në këto fjalë e sipër, Kreshnik Musolli, ushtrues i detyrës së drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, ka thënë për Kallxo.com se prej pikave më të rëndësishme që përmban projektligji i ri për baletin, është çështja e kodit buxhetor.

“Aty, poashtu do të saktësohet edhe numri i balerinëve dhe detaje tjera. Pas miratimit do të punohen edhe rregulloret tjera përcjellëse dhe statuti me të gjitha hollësitë e mundshme. Në të do të saktësohet edhe puna e pensionimit të mëhershëm të balerinëve me stazh të beneficuar”, ka thënë Musolli.

Teatri Kombëtar/ FOTO-Urim Krasniqi

ndërsa duke folur për nevojën e miratimit të projektligjit për Kinematografinë, regjisori Ben Apolloni thotë se më parë se të ndërrohet Ligji për kinematografinë, duhet të ndërrohen njerëzit që e kanë, sic ka thënë ai, këtë Ligj në dorë.

“E kur të ndërrohen ata, do të ndryshoje edhe mendësia dhe mandej Ligji do të respektohet (shpresoj) dhe mandej mund ta shohim edhe për çfarë ndryshimesh, ka nevojë Ligji. Por sa të jetë Ligji “në dorë të Maliqit”, kot mund të diskutojmë për ndryshimin e tij apo jo”, ka pohuar ai.

 



Related posts

Teatri Kombëtar ndërpret dhënien e shfaqjeve shkaku i COVID-19


Teatri Kombëtar i Kosovës ka anuluar shfaqjen e dramës “Rikthimi i Karl May”.

Kjo shfaqje ishte planifikuar të jepej mbrëmë.

Anulimi është bërë derisa njëri prej aktorëve të shfaqjes ka dalë pozitiv me COVID-19.

Naser Shatrolli, ushtrues i detyrës së drejtorit të TKK-së, ka konfirmuar shkaqet  e anulimit të shfaqjes.

Ai ka thënë se për shkak të COVID-19, përveç shfaqjes “Rikthimi i Karl May”, janë  anuluar edhe disa shfaqje të planifikuara për ditët në vazhdim.

“Shkaqet janë të njohura. Një nga aktorët ka dalë me COVID-19 andaj jemi detyruar që të ndërpresim shfaqjen. Sikundër që janë anuluar dhe disa shfaqje tjera për ditët në vijim”, ka thënë Shatrolli për KALLXO.com.

Ai ka thënë se s’ do të ketë një orar të ri për shfaqjet deri sa të mos ketë një vendim nga institucionet lidhur me situatën e krijuar nga coronavirusi.

“Ndërkohë, s’ kemi marrë një vendim të ri për orarin e shfaqjeve, derisa s’ kemi ndonjë vendim nga institucionet përkatëse. Këtë javë do të fillojmë së punuari shfaqje të reja. Jemi optimistë që do të mund të menaxhojmë rrjedhën e punës”, ka thënë Shatrolli.

Teatri Kombetar
Teatri Kombetar.
FOTO- Denis Sllovinja



Related posts

Nisin provat për realizmin e  monodramës, ‘Stefani; historia e një koleksionisti të syve’ 


Regjisori Ben Apolloni ka nisur provat për realizimin e monodramës, “Stefani; historia e një koleksionisti të syve” me tekst të Ag Apollonit. 

Kjo shfaqje është përzgjedhur si pjesë e repertorit të skenës së vogël të Teatrit Kombëtar, për 2020.  

Monodrama “Stefani; historia e një koleksionisti të syve”, e shkruar nga Ag Apolloni me 2003. Është një rrëfim dramatik për një personazh që ka shkaktuar shumë tragjedi në Bosnjë e Kosovë. 

“Veprën unë e kam dërguar në TKK  për skenën e vogël dhe mandej edhe kam aplikuar si regjisor me platformë, dhe është përzgjedhur që të jetë pjese e repertorit të TKK për këtë vit. Për shkak të pandemisë është shtyrë disa herë procesi i fillimit të provave, por tani veç kemi filluar dhe po punojmë që ta realizojmë shfaqjen ashtu siç e kam menduar”, ka thënë regjisori Apolloni, për KALLXO.com. 

Rolin e Stefanit, në këtë monodramë, do ta interpretojë aktori Agron Shala, ndërsa premiera e shfaqjes pritet të jepet në dhjetor. 

Po qe se situata me COVID- 19 s’ na nxjerr ndonjë problem, premierën besoj se do ta kemi  dhjetor”, ka thënë regjisori Ben Apolloni. 

 



Related posts

Ministrja Dumoshi takoi Këshilli Drejtues të Teatrit Kombëtar


Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka takuar sot Këshillin e ri Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Në përbërje të KD-së ri të TKK-së janë: Agron Shala, Besim Rexhaj, Ismet Azemi, Munish Hyseni, Mustafë Halili, Samka ferri dhe Feim Maliqaj, si përfaqësues i MKRS-së.

Gjatë këtij takimi, sipas komunikatë së MKRS, është diskutuar për mbarëvajtjen e punës dhe realizimin e repertorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, i cili është ndër sfidat e TKK-së, duke pasur parasysh se shumë shfaqje premierë s’ kanë mundur të realizohen sipas planit të paraparë për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia.

Sipas komunikatës, ministrja Dumoshi e ka informuar KD-në e TKK-së se për shkak të hyrjes në fuqi të ligjit të ri për zyrtarë publikë, i cili parasheh edhe ndryshimin e procedurave të rekrutimit, janë krijuar vonesa në hapjen e konkursit për zgjedhjen e drejtorit dhe udhëheqësit artistik të teatrit.

“Bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme jemi duke punuar në hartimin e akteve nënligjore të cilat përcaktojnë kriteret dhe mënyrën e përzgjedhjes së zyrtarëve publikë, e në këtë rast edhe të pozitave drejtuese të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Sapo të miratohen këto akte nënligjore, ne menjëherë do ta shpallim konkursin për drejtor dhe udhëheqës artistik të teatrit dhe në këtë proces drejtpërsëdrejti jeni të përfshirë ju si anëtarë të Këshillit Drejtues”, u ka thënë gjatë takimin ministrja Dumoshi.

Po sipas komunikatës, ministrja Dumoshi u ka kërkuar anëtarëve të KD-së bashkëpunim konkret dhe dinamik me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe performancës së institucionit të teatrit.

Sipas ligjit për teatot, Këshilli Drejtues i TKK-së në kuadër të kompetencave ka mbikëqyrjen punës së teatrit.

KD-ja aprovon politikat afatgjata të zhvillimit të teatrit dhe politikën artistike; me propozim të drejtorit të përgjithshëm, miraton planin vjetor buxhetor të teatrit; me propozim të udhëheqësit artistik dhe në përputhje me buxhetin vjetor miraton programin artistik vjetor të teatrit.

Po ashtu KD-ja shqyrton dhe miraton raportin vjetor financiar të teatrit; harton dhe propozon statutin, rregulloret dhe aktet tjera nënligjore të teatrit, të cilat i miraton Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në kompetencë të këshillit është edhe zgjedhja e drejtorit e përgjithshëm dhe udhëheqësin artistik, si dhe shkarkimin i tyre nga pozitat.

 

 



Related posts

 Teatri Kombëtar publikon repertorin për muajin tetor


Me dy shfaqje premierë, Teatri Kombëtar i Kosovës ka rifilluar punën pas ndërprerjes së repertorit për shkak të COVID-19.

Premiera e shfaqjes, “Rinoqeronti” me regji të  Gëzim Hasanit jepet sot, e martë, 13 tetor 2020, në ora 20:00, ndërsa e dyta, “Kthimi i Karl May”, me regji të Blerta Nezirajt jepet të premten më 16 tetor 2020, në orën 20:00.

Programi i shfaqjeve të TKK-së gjatë muajit tetor, përveç premierave përfshin edhe reprizat e shfaqjeve “Zgjimi i Pranverës”, “Arturo iu” dhe shfaqjen “Frigoriferi” të Teatrit të Podujevës.

Në mars të këtij viti TKK-ja ishte detyruar të ndërpresë dhënien e shfaqjeve për publikun për shkak të COVID-19. Gjatë muajve prill -qershor disa prej shfaqjeve të realizuara të këtij teatri u shfaqën online në rrejtët sociale në kuadër të kalendarit të përbashkët të teatrove Kosovare.



Related posts

Shfaqja ‘Rinoqeronti’ jepet nesër premierë në Teatrin Kombëtar


Teatri Kombëtar i Kosovës shfaq të martën (13.10.2020) premierën e shfaqjes “Rinoqeronti” të Eugene Ionesco, me regji dhe adaptimi të Gëzim Hasanit. 

Shfaqja ‘Rinoqeronti’ jepet duke filluar në nga ora 20:00.  

TKK-ja me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se shfaqja “Rinoqeronti” vjen si thirrje për shoqërinë e hutuar në banalitet dhe apati ndaj problemeve thelbësore njerëzore, që banalizohet deri në absurditet, ku me anë të ironisë dhe humorit tenton të sjellë frymë dhe shpresë te shikuesi/vepruesi. 

“Kjo vjen në kohën e duhur, ku vet shikuesi kosovar ka dilema të ngjashme me simbolikat e shfaqjes, që e bën këtë tematikë të njohur dhe të përditshme për gjithsecilin që është i gatshëm të pranojë përgjegjësinë ndaj vet jetës së tij/saj. Shfaqja ngrihet si aktakuzë e fuqishme ndaj çdo fenomeni negativ të Kosovës së pasluftës, ku atakohen të gjithë ata që zgjodhen formën më të shpejtë të arritjes së qëllimit, që sipas vet shfaqjes i shtyn në ç’ njerzim, ose shndërrim në (kafshë/rinoqeront), Me kusht që i referohemi botës së shfaqjes”, thuhet në njoftimin e TKK-së për shfaqjen. 

Në shfaqje luajnë: Njomza Tmava, Qëndresa Jashari, Blerta Gubetini Allmir Suhodolli, Florieta Bajraktari, Dora Xhemajli.

  

 

 



Related posts