Do të angazhojmë kompani të huaj për paditë e ‘Iute Credit’ dhe ‘Devolli’ në Arbitrazh


Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë në intervistën për KALLXO.com se kanë filluar ecuritë për angazhimin e një kompanie të huaj për paditë nga kompania ‘Devolli’ dhe institucioni mikrofinanciar ‘Iute Credit’.

“duhet të angazhojmë kompani të huaja se kanë më shumë përvojë. Në dy raste që i kemi pending që është Iute Credit dhe Devolli, veç kemi filluar ecuritë e një angazhimit të një kompanie. Parametrat i kemi shumë të lartë të përzgjedhjes së kësaj kompanie”, tha Selimi përballë Kreshnik Gashit.

Selimi tha se s’ e di saktësisht se sa para i kanë kërkuar dëmshpërblim.

“Iute për shkak të licencës nga ana e BQK-së na ka paditur dhe kërkon dëmshpërblim dhe Devolli për një vendim që është marrë nga Qeveria që pretendon se i ka shkaktuar dëme”, tha ai.

Ai tha se Kosova i ka të rrezikuara 300 milionë euro në Arbitrazhe.

 

“Ne i kemi fituar disa prej tyre. Kemi shansa t’i ruajmë ato para nga buxheti i Kosovës” tha ai.

Një çështje ndërmjet Telekomit të Kosovës dhe kompanisë ‘Dardafon.net L.L.C.’ kishte përfunduar në Gjykatën e Arbitrazhit.

Kompania ‘Dardafon.net L.L.C.’ kërkon 50 milionë euro nga Telekomi i Kosovës.

90% të aksioneve të kompanisë ‘Dardafon.net L.L.C.’ janë në pronësi të Blerim Devollit, ndërsa kompania “K-com group l.l.c.” i ka në pronësi pjesën tjetër të aksioneve.

ndërsa, institucioni mikrofinanciar “Iute Credit”, të cilit i është marrë licenca nga Banka Qendrore e Kosovës, e kishte dërguar Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë.

Sipas “Iute Credit Europe”, duke revokuar licencën e biznesit, Kosova ka shkelur disa detyrime sipas Ligjit për Investime të Huaja, siç është detyrimi për të trajtuar “Iute Credit” me një trajtim të drejtë dhe të barabartë sipas neneve 3, 5, dhe 7.



Related posts

Telekomi i Kosovës vazhdon t’ia paguajë 2 milionë euro në vit Monakos për kodin +377


Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka deklaruar se Kosova akoma vazhdon të paguajë 2 milionë euro në vit për kodin e Monakos (+377) të përdorur nga Vala.

Në një intervistë me Jeta Xharrën, ai ka deklaruar se kodi i Kosovës (+388) akoma s’ është duke u implementuar plotësisht.

“Ne do ta përkrahim Telekomin e Kosovës por jo për paga por në projekte që kanë të bëjnë me investime kapitale. Investimet kapitale që kanë të bëjnë me kodin shtetëror meqenëqë është i rëndësisë së veçantë, me anë të këtij investimi Telekomi kursen 2 milionë euro në vit, të cilat hala jemi tu ia dhonë Monakos. Ne akoma s’ e kemi implementu kodin +383 dhe akoma jemi duke e paguar Monakon”, ka shtuar Kuçi.

Ministri Kuçi ka treguar se investimi në inplementimin e plotë të kodit +388 dhe ai në Dhomën e Përgjimeve në Telekomin e Kosovës, kapin vlerën e 4.2 milionë euro.

Procesi i pajisjeve dhe shërbimeve të tjera që kanë të bëjnë me implementim bashkë me Dhomën e Përgjimeve është një projekt që është i përbashkët, është diku rreth 4.2 milionë euro. Këto dy projekte të cilat bashkë me procesin e mirëmbajtjes në të ardhmen. Ne jemi duke investuar në pajisje të cilat i mundësojnë nesër me performu më mirë”, ka shtuar Kuçi.

Kosovës iu kishte ndarë kodi telefonik nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU) në dhjetor të vitit të viti 2016. Kjo ishte arritur pas një marrëveshjeje për telekomunikacionin në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo marrëveshje, përveç dhënies së kodit telefonik për Kosovën, pati paraparë edhe shuarjen e të gjithë operatorëve, të vlerësuar ilegalë në territorin e Kosovës.

Më 1 maj të vitit 2017, dy operatorët serbë pushuan së funksionuari, posaçërisht në veri të vendit, derisa, operatori i tretë i cili po ashtu kishte operuara ilegalisht, ju dha licencë e përkohshme dhe e kufizuar.

Thirrja e parë telefonike me kodin +383, ishte realizuar në shkurt të vitit 2017.

 



Related posts

Ministri Kuçi flet për Dhomën e Përgjimeve në Telekomin e Kosovës


Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është duke investuar në Dhomën e Përgjimeve në Telekomin e Kosovës.

Në një intervistë me Jeta Xharrën ai ka thënë se dy projektet për investimin në pajisje, shërbime dhe në Dhomën e Përgjimeve kushtojnë rreth 4.2 milionë euro.

Procesi i pajisjeve dhe shërbimeve të tjera që kanë të bëjnë me implementim bashkë me Dhomën e Përgjimeve është një projekt që është i përbashkët, është diku rreth 4.2 milionë euro. Këto dy projekte të cilat bashkë me procesin e mirëmbajtjes në të ardhmen. Ne jemi duke investuar në pajisje të cilat i mundësojnë nesër me performu më mirë”, ka shtuar Kuçi.

Ministri Kuçi ka thënë se pajisjet në Dhomën e Përgjimeve janë vjetruar.

Më tej ai ka thënë se përgjimet janë duke ndodhur por ky investim ka të bëjë me familjarizimin dhe harmonizimin e instrumenteve të përgjimeve me Policinë dhe AKI-në.

Ai në intervistën përballë Jeta Xharrës ka dhënë lajmin se për herë të parë qe një kohë të gjatë Telekomi i Kosovës është duke performuar pozitivisht.

“Sa për informatën tuaj, për herë të parë Telekomi në muajt e fundit ka performuar pozitivisht, i kanë ulë shpenzimet dhe i kanë rritur të hyrat. Pagat po ulen gradualisht, do të ketë një strukturim të dhimbshëm. Ka pasur punëtorë që aspak s’ kanë shkuar në punë. s’ ka me pas punësime të reja”, ka thënë ministri Kuçi.

Dhoma e Përgjimeve brenda Telekomit të Kosovës ishte shndërruar në lajm kryesor në muajin maj të këtij viti.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte deklaruar se zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, Haki Abazi dhe Xhelal Sveçla, kanë hyrë në Dhomën e Përgjimeve në Telekomin e Kosovës për 3 ditë rresht duke e shkelur ligjin.

Sipas Thaçit, Kurti, Abazi e Sveçla e kanë ndalur kamerën dhe janë futur brenda për 3 ditë rresht.

Kurti i ka quajtur gënjeshtra deklarimet e Thaçit.

“Problemi me kundërshtarët është që s’ mund të gënjejnë vetëm një herë, ato janë shpifje. Duket që protagonistëve të aferës Pronto ju ka ngelur mendja te përgjimet atëherë kur e ushtronin italishten e mafiozëve. Të mos humbim kohë posa dëshirat po i përshkruajnë si fakte, ata kanë dëshirë të hynë ne dhomën e përgjimeve”, kishte deklaruar Kurti para gazetarëve.

Prokuroria e Shtetit në maj kishte njoftuar se kishte filluar që të grumbullojë informacione në lidhje me akuzat e ish-presidentit Hashim Thaçi, se tash ish-kryeministri Albin Kurti, ish-zv.Kryeministri Haki Abazi dhe ish U.D i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë hyrë në dhomën e përgjimeve në Telekomin e Kosovës për tri ditë rresht.



Related posts

Telekomi në krizë – probleme edhe me rrjetin e telekomunikimit


 

Telekomi i Kosovës ka probleme të mëdha me rrjetin e telekomunikimit mbasi ka vite që s’ është bërë asnjë investim në mirëmbajte apo investime tjera, thotë për Radion Evropa e Lirë, Menduh Abazi, drejtor i departamentit për marrëdhënie me publikun në Telekomin e Kosovës.

“Rrjeti i Telekomit është duke funksionuar me shumë telashe. Që shërbimet tona të jenë kualitative duhen investime urgjente në këtë pjesë të kompanisë”, thotë Abazi.

Në bazë të planit të rimëkëmbjes së Telekomit të Kosovës, Abazi shton se kanë parapa investime milionëshe brenda një afati trevjeçar, ku me përfundimin e tyre do të sigurohet stabilitet edhe teknik edhe financiar.

Telekomi i Kosovës është duke kaluar në një krizë financiare për shkak të borxheve të akumuluara ndër vite. Kjo kompani i ka borxh mbi 25 milionë euro kompanisë Z-Mobile për shkak të mospërmbushjes së një kontrate nga ana e Telekomit.

Së fundmi, për një javë Telekomi i Kosovës kishte të bllokuara llogaritë bankare nga një përmbarues privat i kompanisë Z-Moblie. Këto llogari u zhbllokuan të hënën, më 16 nëntor, vetëm pas një marrëveshjeje që u arrit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Z-Mobile.

Më këtë marrëveshje, Telekomi obligohet që brenda 24 muajve, duke filluar nga 15 janari i vitit 2021, të shlyejë komplet borxhin ndaj kompanisë.

Ndërprerja e shërbimeve rrezikon sigurinë nacionale

Kjo krizë financiare dhe jostabilitet teknik ngre shqetësime të mëdha për specialistin e telekomunikimeve, Driart Elshani.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se një rënie e shërbimeve do të ndikonte edhe në sigurinë nacionale.

“Po qe se ndërpriten shërbimet e telekomunikimit, atëherë kjo rrezikon edhe sigurinë nacionale të vendit, pasi që të gjitha shërbimet e emergjente të komunikimit shkojnë me anë të rrjetit të Telekomit të Kosovës”, thotë ai.

Telekomi i Kosovës, shton Elshani, është duke ofruar shërbime të një kualiteti jo të duhur.

Sipas tij, është koha e fundit që Telekomi të bëjë prioritet kualitetin e shërbimeve të telekomunikimit, pasi që tani edhe pandemia me COVID-19, ka rritur në masë të madhe përdorimin e teknologjisë.

“Telekomi i Kosovës duhet t’i kushtojë rëndësi kualitetit të shërbimeve, Po qe se kemi ndonjë ndërprerje në komunikim kjo mund të afektojë edhe situatën rreth pandemisë”, thotë Elshani.

Zhbllokimi i llogarive s’ e përmirëson gjendjen në Telekom

Sidoqoftë, zhbllokimi i llogarive bankare të Telekomit të Kosovës, sipas drejtorit të departamentit për marrëdhënie me publikun në Telekomin e Kosovës, Menduh Abazi ka krijuar kushtet minimale për funksionim të korporatës, por për të siguruar stabilitet teknik dhe financiar, sipas tij, kërkohen investime milionëshe.

“Zhbllokimi i llogarive bankare të Telekomit të Kosovës ju jep mundësi që të angazhohen në kryerjen e detyrave dhe obligimeve ditore. Kjo na krijon kushtet minimale për funksionim të korporatës, duke marrë parasysh se jemi në mesin e muajit dhe nga llogaritë tonë janë tërhequr afërisht 3 milionë euro dhe ne jemi vonuar tashmë me shumë pagesa. Kjo na vë në një pozitë shumë të papërshtatshme”, thotë Abazi.

Që Telekomi i Kosovës të ngritë kapacitetet teknike, me çka do të garantonte edhe rritje të të hyrave, thotë Abazi, duhen investime urgjente.

Për këtë shton, ai i kanë prezantuar Qeverisë së Kosovës një plan të rimëkëmbjes së Telekomit dhe presin që brenda disa ditëve, qeveria të ndihmojë në realizimin e këtij plani.

Mosrealizimi i këtij plani apo edhe një bllokim tjetër i llogarive të Telekomit të Kosovës, sipas Abazit do të ishte fatale për kompaninë.

Qeveria e Republikës së Kosovës është pronare e 100 për qind të aksioneve të Telekomit të Kosovës.

Në Telekomin i Kosovës operon telefonia fikse dhe ajo mobile Vala me mbi 1.2 milion konsumatorë në nivel vendi.

Telekomi i Kosovës deri në vitin 2015 ishte njëra nga kompanitë më fitimprurëse në vend.

Kjo kompani ishte një kontribuues i fuqishëm i buxhetit të vendit. Për çdo vit, i kishte sjellë arkës së shtetit miliona euro.

Nga viti 2008 deri në vitin 2015, kjo kompani i ka paguar Qeverisë së Kosovës mbi 250 milionë euro dividendë.

Dividendi, sipas ligjit, ndahet Po qe se kompania përkatëse shënon rezultate të mira financiare./Rel



Related posts

U zhbllokuan llogaritë, arritëm marrëveshje me “Dardafon”


Telekomi i Kosovës me anë të ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me kompaninë “Dardafon” dhe tashmë llogaritë e Telekomit janë zhbllokuar.

Sipas Telekomit, takimi i sotëm i Qeverisë, Telekomit dhe përfaqësuesve të kompanisë “Dardafon” ka sjellë marrëveshjen.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar ditë më parë se do të ketë një takim mes Telekomit dhe Dardafon dhe qeverisë ashtu edhe gjë dhe ky takim solli marrëveshjen me ndërmjetësim dhe garancion edhe nga qeveria e vendit”, thuhet në komunikatën e Telekomit.

Sipas Telekomit, kushtet e marrëveshjes janë që detyrohen t’i paguajnë borxhin brenda 24 muajve, duke filluar nga 15 janari i vitit të ardhshëm.

“Në bazë të kësaj marrëveshjeje Telekomi  obligohet që brenda 24 muajve duke filluar nga 15 janari i vitit 2021 të shlyej komplet borxhin ndaj Dardafon që është si rezultat i vendimit final të Gjykatës së Arbitrazhit dhe njohjes së këtij vendimi edhe nga gjykatat vendore”, thuhet tutje në komunikatë.

Sot gjatë ditës punëtorët e Telekomit kanë mbajtur një protestë para ndërtesës së Qeverisë.

Protesta e punëtorëve të Telekomit – Policia rrethon objektin e Qeverisë – VIDEO



Related posts

Kriza në Telekom, punëtorët protestojnë para Qeverisë


 

Sindikata e Punëtorëve të Telekomit të Kosovës ka paralajmëruar për sot një protestë nga ora 13:00 para objektit të Qeverisë së Kosovës, për shkak të gjendjes së krijuar në Telekomin e Kosovës.

Punëtorët e Telekomit akoma s’ i kanë marrë pagat e muajit tetor, ndërsa thonë se tashmë po rrezikohet seriozisht edhe funksionimi i ndërmarrjes.

Punëtorët e Telekomit kanë paralajmëruar edhe më herët protesta e greva Po qe se Qeveria e Kosovës s’ ndërmerr asnjë hap për të zhbllokuar llogaritë dhe kthimin e mjeteve në llogarinë e Telekomit, të cilat janë bllokuar e tërhequr nga kompania “Dardafon”, kompania amë e Z-Mobile, si pasojë e borxhit ndaj saj.



Related posts

Si përfunduan Trepça dhe Telekomi i Kosovës me llogari të bllokuara?


Dy kompanitë më të mëdha në Kosovë, Telekomi dhe Trepça, gjatë kësaj jave kanë përfunduar me llogari bankare të bllokuara, për shkak të borxheve të akumuluara ndër vite.

Telekomi i Kosovës i ka borxh mbi 25 milionë euro kompanisë Z-Mobile për shkak të mospërmbushjes së një kontrate nga ana e Telekomit. në këto e sipër, ndërmarrja Trepça ka një borxh prej rreth pesë milionë euro ndaj Distribucionit të Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS) dhe operatorëve tjerë.

Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila është pronare e 100 për qind të aksioneve të Telekomit dhe 80 për qind të aksioneve të Trepçës, është duke bërë përpjekje që të gjendet një zgjidhje për të tejkaluar këtë situatë, por që deri më tani, s’ ka ndonjë plan konkret.

Qeveria e Kosovës konsideron se Trepça ka trashëguar kontrata të pafavorshme, të cilat po i shkaktojnë dëme financiare.

Për të dalë nga kjo situatë, kryeshefi i Trepçës, Hysen Vrajolli thotë se Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit është duke bashkëpunuar me Bordin dhe Menaxhmentin e Trepçës, për të përgatitur panin e biznesit për tejkalim të situatës.

Trepça me afarizëm negativ

Viti 2018, nga Qeveria e Kosovës që atëbotë udhëhiqej nga Ramush Haradinajn, ishte shpallur vit i kompleksit metalurgjik Trepça, që nënkuptonte rifunksionalizimin e ndërmarrjes.

Por, kjo ndërmarrje, e cila llogaritej si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi, kurrë që nga paslufta s’ ka arritur të vihen në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

Aktualisht, Trepça merret me nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, kryesisht të plumbit dhe zinkut dhe është e vetmja prodhuese e këtij lloji në Kosovë.

Por, prodhimi është shumë i ulët dhe atë vetëm rreth 150 mijë tonë xehe në vit, ndërsa, në periudhën para vitit 1999, miniera prodhonte rreth 600 mijë tonë xehe në vit.

Gjatë këtij viti, kryeshefi i Trepçës, Hysen Vrajolli, thotë se ka pasur rritje të prodhimit për rreth 30 për qind krahasuar me vitin e kaluar, por rënia e çmimeve në bursa dhe tregje ndërkombëtare, e ka nxjerrë këtë kompani me afarizëm negativ.

Rrezikohen pagat e punëtorëve

Trepça e cila në vitet e 80-ta punësonte mbi 20 mijë punëtorë, aktualisht ka 1,400 punëtorë, të cilët pas bllokimit të llogarive mund të mbesin edhe pa paga.

Vrajolli pret që llogaria bankare e Trepçës të zhbllokohet gjatë javës së ardhshme, në këto e sipër, për të dalë nga kjo krizë në të cilën është futur Trepça, ai thotë se ju duhen pesë milionë euro ndihmë nga qeveria.

Kombinati Trepça gjendet në Komunën e Mitrovicës. Sektorët e tij gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit.

Trepça, sot brenda Kosovës përbëhet prej 41 njësive të ndryshme, që grupohen kryesisht në tri komplekse të mëdha: në miniera me flotacione, në parkun industrial në Mitrovicë dhe në kompleksin e shkritoreve.

Por, një pjesë e madhe e këtyre kapaciteteve janë të degraduara, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes ose mungesës së investimeve, e madje edhe keqshfrytëzimit në të kaluarën.

Përveç aseteve në Kosovë, 31 prona të këtij kombinati gjenden në republikat e ish-Jugosllavisë, duke përfshirë këtu fabrika, zyra dhe objekte tjera.

Rrezikohet të ndërpriten të gjitha shërbimet e telefonisë

Ngjashëm, si punëtorët e Trepçës edhe mbi 2,500 punëtorët e Telekomit të Kosovës rrezikohen të mbesin pa paga.

Në mungesë të mjeteve, përveç pagave, Lamih Balaj, kryetar i Federatës Sindikale të Telekomit të Kosovës thotë se rrezikohen të ndërpriten të gjitha shërbimet e telefonisë mobile dhe fiks.

Për të mos ndodhur kjo, Qeveria e Kosovës, thotë Balaj, është e vetmja ajo e cila duhet të nxjerrë Telekomin nga kjo situatë në të cilën ka hyrë.

Bllokimi i llogarive të Telekomit të Kosovës nga një përmbarues privat është për bërë për të dytë herë brenda tre muajve. Në korrik, pas takimeve që kishin pasur përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit me kompaninë Z-Mobile, llogaritë ishin zhbllokuar.

Qeveria e Kosovës, siç thotë Balaj, edhe tani është duke zhvilluar takime në mënyrë që të gjendet një zgjidhje.

Ndryshe, Telekomi i Kosovës ishte një kontribuues i fuqishëm i buxhetit të vendit. Për çdo vit, kjo kompani i ka sjellë arkës së shtetit miliona euro.

Nga viti 2008 deri në vitin 2015, kjo kompani i ka paguar Qeverisë së Kosovës mbi 250 milionë euro dividendë. Dividendi, sipas ligjit, ndahet Nëse kompania përkatëse shënon rezultate të mira financiare.

Telekomi i Kosovës është kompani publike, e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile Vala.

Operatori Vala ka mbi 1.2 milion konsumatorë në nivel vendi.

Kontrata që çoi në krizë Telekomin

Marrëveshja e vitit 2009 me “Dardafon.net LLC” është konsideruar si kontratë e dëmshme, e cila, përveç tjerash, thuhet se e ka futur në krizë financiare Telekomin e Kosovës. Kjo kompani është e njohur me emrin tregtar Z-Mobile.

Kjo kontratë, i kishte mundësuar kompanisë Z-Mobile të ishte operator virtual i telefonisë mobile të operatorit mobil Vala, që funksionon në kuadër të Telekomit të Kosovës.

Kontrata në vazhdimësi është konsideruar si e dëmshme, por si e tillë ka zgjatur deri në korrik të vitit 2019, kur bordi i Telekomit të Kosovës pati marrë vendim për shkëputjen e saj.

Pavarësisht fitimeve që Z-Mobile thuhet t’i ketë pasur nga kjo kontratë, kompania ka pretenduar se Telekomi i Kosovës s’ e ka përmbushur kontratën në tërësi dhe e kishte paditur, ku edhe ka fituar rastin.

Telekomi për dëmin e shkaktuar ndaj kompanisë Z-Mobile, obligohet të paguajë një gjobë prej mbi 25 milionë eurosh, për të cilat mjete edhe janë bllokuar llogaritë bankare të Telekomit./REL/

 



Related posts

Zbrazen llogaritë e Telekomit, sot konferencë e jashtëzakonshme


Telekomi i Kosovës sot do të mbaj konferencë të jashtëzakonshme per media pas gjendjes së krijuar për shkak të zbrazjes së llogarive nga kompania që e fitoi arbitrazhin, Dardafone.

Konferenca mbahet në orën 11:30 në ndërtesën kryesore.

Telekomi i Kosovës në korrik kishte  arritur marrëveshje që të zhbllokojë llogaritë bankare të pasi të njëjtat ishin bllokuar nga përmbaruesi për të realizuar borxhin prej 26 milionë euro për kompaninë Z-Mobile.

Telekomit të Kosovës i ishin bllokuar llogaritë me datën 15 korrik, pasi  Gjykata Themelore Prishtinë ia kishte njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi i Kosovës.

 

 



Related posts

Sindikata e Telekomit thotë se ka filluar tërheqja e parave nga ana e “Z-Mobile”


Federata Sindikale së Pavarur të PTK-së ka njoftuar se kompanisë janë duke iu tërhequr të holla nga xhirollogaria e Telekomit nga ,siç thonë ata, kompania e Blerim Devollit, “Z-Mobile”.

“FSP-PTK ju njofton se, prej orës 15h ka filluar tërheqja e mjeteve nga xhirollogaria e Telekomit prej zhvatësit, kriminelit dhe oligarkut Blerim Devolli dhe përmbaruesit Ilir Mulhaxha, të mbështetur me vite nga grupet kriminale brenda dhe jashtë Telekomit. Me tërheqjen e këtyre mjeteve është rrezikuar në thelb shërbimet telekomunikuese në të gjithë Republikën e Kosovës dhe mirëqenia sociale e mbi 3300 familjeve”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje thuhet se FSP-PTK ashtu siç i ka paralajmëruar institucionet shtetërore për hapat që do t’i ndërmarrin Vetëm po të s’ lirohen llogaritë dhe tërhiqen mjetet, kanë bërë me dije se nga këto momente fillojmë me hapat sindikalë që u mundëson ligji.

“FSP-PTK të hënën në ora 11:00h do të mbajë konferencë për media në objektin qendror të Telekomit në Prishtinë, ku do të shpalosen hapat që ndërmerren nga sindikata”, thuhet më tej.

Gjykata e Apelit ditë më parë ka refuzuar ankesën e avokatit Gazmend Nushi, përfaqësues i Telekomit në kontestin me Z-Mobile.

Ankesa nga avokati Nushi ishte parashtruar ndaj vendimit të Gjykatës së  Prishtinës me të cilin ia ka njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi i Kosovës.

Kontesti në mes të kompanisë “Dardafon.net LLC” dhe ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës zanafillën e ka në marrëveshjen e lidhur më 16 janar 2009. Marrëveshja parashihte që “Z-Mobile” të jetë operator virtual i telefonisë mobile “Vala”.

Mospajtimet në mes të dy palëve nisën kur “Z-Mobile” kërkoi numeracion shtesë, pra më shumë se 200 mijë numra sa i ishin ndarë në fillim. Mospajtimet përfunduan në Arbitrazh. Në vitin 2015, “Z-Mobile” (Dardafon) iu drejtua Arbitrazhit pasi pretendonte se Telekomi i Kosovës po bënte shkelje të marrëveshjes pasi refuzonte t’i ndajë numra shtesë dhe të ofronte shërbime 3G dhe 4G.

Tribunali i Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike Ndërkombëtare sipas padisë së kompanisë “Z-Mobile”, më 9 dhjetor 2016 vendosi në favor të kësaj kompanie. Sipas vendimit të Arbitrazhit, Telekomi i Kosovës obligohej që t’i alokonte numeracion shtesë “Z-Mobile”-it, si dhe t’i ofronte shërbimet 3G dhe 4G.

E për dëmin e shkaktuar, Arbitrazhi e obligonte Telekomin që t’i paguante rreth 30 milionë euro gjobë në emër të shpërblimit të dëmit, fitimit të humbur dhe shpenzimeve të procedurës së Arbitrazhit.

Në maj të vitit 2017 Telekomi i Kosovës dhe operatori “Z-Mobile” kishin njoftuar  se  kishin arritur marrëveshje lidhur me vendimin e Arbitrazhit, i cili e obligonte Telekomin t’i paguante rreth 30 milionë euro dëmshpërblim operatorit “Z-Mobile”.

Marrëveshja e arritur në vitin 2017 ishte zbatuar pjesërisht. Më vonë, Telekomi i Kosovës ju ka referuar se borxhi i mbetur nga Z-Mobile është rreth 25 milionë euro, mirëpo kurrë s’ i kanë publikuar hollësitë e uljes së borxhit.

Telekomi i Kosovës kishte vendosur të mos e vazhdojë më kontratën me Dardafone për operatorin vitual Z-Mobile.

Pas këtij vendimi, në nëntor të vitit të kaluar Z-Mobile kishte paralajmëruar padi të re kundër Telekomit të Kosovës.