Notat e futbollistëve: Tottenham – Manchester City


Tottenhami ka shënuar një nga fitoret më të rëndësishme të këtij edicioni, duke mposhtur Manchester Cityn me rezultat të pastër 2-0.

Son-Heung Min shënoi në minutën e pestë dhe Lo Celso një orë më vonë, për tri pikët e reja të skuadrës së Mourinhos, që edhe njëherë tjetër ia doli përballë Guardiolas, përcjell GazetaBlic.

Me këtë triumf, Tottenhami kalon në pozitën e parë të Premier Ligës, duke e lënë kundërshtarin e sontëm tetë pikë prapa, saktësisht në pozitën e dhjetë, ani pse qytetarët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Pas ndeshjes, sajti i stastikave në futboll, “whoscored” ka shpalosur edhe notat e futbollistëve.

/GazetaBlic/



Related posts

Tottenhami mposht Manchester Cityn dhe merr kreun e tabelës (VIDEO)


Tottenhami ka shënuar fitore me rezultat 2-0, ndaj Manchester Cityt, ndeshje e vlefshme për xhiron e nëntë në Premierligë.

Heung Min-Son, shënoi për 1-0, në minutën e 5’, pas asistimit të Ndombeles.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0.

Për 2-0, shënoi Giovani Lo Celso në minutën e 65’.

Pas kësaj fitoreje Tottenhami është pozicionuar në vendin e parë me 20 pikë.

ndërsa, Manchester City në vendin e 10-të me 12 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.



Related posts

Tottenhami e mbyll pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Manchester Cityt (VIDEO)


Tottenhami e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 1-0, ndaj Manchester Cityt, ndeshje e vlefshme për xhiron e nëntë në Premierligë.

Heung- Min Son i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 5’, pas asistimit të Ndombeles.

City e barazoi rezultatin në minutën e 27’, me Americ Laporten, por goli iu anulua pas rishikimit të sistemit VAR.

PËR TA PARË GOLIN KLIKONI KËTU.

 



Related posts

Mbyllet pjesa e parë Tottenham – Manchester City, ky është rezultati


Është mbyllur para pak çastesh pjesa e parë e duelit të orës 18:30 në Premier Ligë, Tottenham – Manchester City.

Vendasit kanë shkuar në pushim me epërsinë e një goli, të cilin e realizoi jug-koreani Son-Heung Min pas vetëm pesë minutash lojë, përcjell GazetaBlic.

Lexo edhe: Fillim i zjarrtë i derbit Tottenham – Manchester City, gol si në minutën e pestë

“Qytetarët” arritën ta barzojnë rezultatin, por që goli i Laportes u anulua, meqë njeriu që i asistoi, Jesus, kishte luajtur me dorë fillimit.

Gjithsesi, pritet një pjesë e dytë edhe më interesante, ndërsa ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual sa i përket këtij takimi dhe jo vetëm.

HT Tottenham – Manchester City 1-0

/GazetaBlic/



Related posts

Fillim i zjarrtë i derbit Tottenham – Manchester City, gol si në minutën e pestë


Ashtu siç pritej, ashtu edhe ka nisur derbi i javës në ishull mes Tottenhemit e Manchester Cityt.

Vendasit kanë kaluar në epërsi si në minutën e pestë, me anë të Son-Heung Min, përcjell GazetaBlic.

Jug-koreani realizoi pas asistimit të Ndombeles.

6′ Tottenham – Manchester City 1-0

Më poshtë edhe goli:

VIDEO



Related posts

Tottenham – Manchester City, formacionet zyrtare


Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Tottenham – Manchester City, ndeshje e vlefshme për xhiron e nëntë në Premierligë.

Tottenhami do të luajë me formacionin 4-2-3-1.

Kane do të jetë në qendër të sulmit i mbështetur nga Son, Ndombele, Bergëijn.

City do të luajë me formacionin 4-3-3.

Mahrez, Gabriel Jesus dhe Torres do të jenë në fazën e sulmit.

Tottenham – Manchester City, luhet nga ora 18:30.



Related posts