Majlinda Kelmendi dhe kampi stërvitor i xhudos vazhdojnë përgatitjet në Austri


Xhudistët e përfaqësueses së Kosovës po vazhdon stërvitjet në Austri me synime për të realizuar planin e punës drejt Olimpiadës. Pjesë e kampit stërvitor është edhe kampionia botërore në xhudo, Majlinda Kelmendi, shkruan Albinfo Austria.

Driton Kuka, me anë të një postimi në “Facebook”, ka shkruar se puna atje po vazhdon rregullisht, pavarësisht disa problemeve që kishin pasur për udhëtim jashtë vendit.

“Kampi stërvitor në Austri po vazhdon! Përkundër shumë vështirësive për udhëtim jashtë vendit, ne po arrijmë të realizojmë planin e punës drejt Olimpiadës! Dua të veçoj ndihmën nga Ambasada e Kosovës në Vjenë, Ambasadorin Pllana, miken tonë Shkurten dhe mbarë stafin për mbështetje në çdo moment për ekipin tonë! Kosova dita-ditës po rritet si shtet i fuqishëm në çdo aspekt! #tokyo2020plus1”, ka shkruar Kuka.



Related posts

​Hapet fushata “T’i japim vendin ngjyra”, Majlinda Kelmendi shpallet ambasadore e kësaj nisme


Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare “Ta Pastrojmë Kosovën”, kanë lansuar sot fushatën “T’i japim vendit ngjyra”, fushatë kjo e cila parasheh që brenda 10 viteve në të tërë Kosovën të mbillen 1.8 milion drunj.

Në lansimin e fushatës, krahas drejtuesve të lartë të KOK-ut dhe ‘Ta pastrojmë Kosovën’ morën pjesë edhe figura të larta të sportit, politikës dhe artit.

Më këtë rast, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës tha se kjo është njëra nga fushatat më të mëdha në vendin tone e cila ka për qëllim mbjelljen e 1.8 milionë drunjve në të tërë territorin e Kosovës në bashkëpunim me të gjithë individët, grupet dhe organizatat e shumta.

Hasani: Kjo është njëra nga fushatat më të mëdha në mbarë vendin

“Komiteti Olipik i Kosovës në bashkëpunim me organizatën “Ta pastrojmë Kosovën” lansojnë fushatën “T’i japim vendin ngjyra”, një fushatë që po konsiderohet se është ndër më të medhatë në vendin tonë. Thuhet se rreth një ideje të mirë, një ideje të madhe, një ideje sublime që ka mbështetje edhe në orientimet strategjike inspiron dhe grumbullon me mijëra njerëz, hisedar të ndryshëm siç po ndodhë edhe këtu, do të thotë, individ, grupe dhe organizata të shumta, andaj shohim këtu edhe pranin e Ministrit te Bujqësisë, z. Besian Mustafa, zëvendësministra dhe përfaqësues të Republikës së Kosovës….. Shohim dy olimpistë olimpik, njëri trajner, një trajner i përmasave botërore dhe normalisht olimpisten më të madhe që ka pasur ndonjëherë Kosova, zonjën Majlinda Kelmendi.”, deklaroi Hasani

Ndërkohe, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe zhvillimit rural, Besian Mustafa, e cilësoi si shumë të rëndësishme dhe të nevojshme këtë nismë duke ofruar edhe mbështetjen e ministrisë që ai drejton për këtë fushatë.

Mustafa: Ne si Ministri e Bujqësisë do ta mbështesim këtë nismë.:

“Sipërfaqet pyjore dhe drunjtë tanë përbëjnë një pasur kombëtare për vendin tonë, andaj mirëmbajtja, pyllëzimi dhe ri-pyllëzimi i këtyre sipërfaqeve përbëjnë një përgjegjësi dhe obligim te veçantë për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe zhvillimit rural, por natyrisht edhe për të gjithë shoqërinë tonë. andaj edhe iniciativa e sotme që parasheh mbjelljen e 1.8 milionë fidanëve simbolikisht duke përfaqësuar 1.8 milionë banorët e vendit tonë në 10 vitet e ardhshme, është komplementare me programin kombëtarë te vendin tonë andaj duke iu përgëzuar për iniciativën e qëlluar, duke iu uruar suksese në këtë sfidë, në këto 10 vitet e ardhshme, më lejoni që të shpreh zotimin tim dhe te ministrisë për bashkëpunim, bashkërendim dhe përkrahje të ndërsjellë.” tha Mustafa.

Edhe zëvendësministri I Kulturës Engelbert Zefaj, tha se kjo nismë nga KOK-u dhe organizata “Ta pastrojmë Kosovën” është për t’u admiruar si një iniciativë shumë e guximshme, e qëlluar dhe vizionare.

Zefaj: Kjo iniciativë është shumë e guximshme dhe për t’u admiruar

“Dua t’iu përgëzoj për këtë iniciativë, iniciativë shumë e guximshme, por shumë e qëlluar dhe vizionare. Ambienti është sfida më e madhe që e ka kapluar jo vetëm Kosovën por të gjithë botën dhe është shumë kënaqësi e madhe kur shohim në Kosovë djem, vajza të reja të cilët I dalim ballë këtyre sfidave. Kjo është me të vërtet për t’u admiruar dhe kjo ide kaq fisnike me të vërtetë kërkon përkrahje nga të gjithë dhe me këtë rast nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporit posaqërisht… Gjithsesi se iniciativa juaj do ta ketë përkrahjen maksimale do të qëndrojmë pranë jush dhe do të bashkëpunojmë në çdo hap.”, theksoi Zefaj.

Nismën për mbjelljen e 1.8 milionë drunjve në të tërë teritorin e Kosovës e vlerësoi lart edhe Kordinatorja e zyrës së agjensive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, zonja Ulrika Richardson, e cila tha së drunjt simbolizojnë jetën e njeriut, ndërsa pyjet simbolizojnë mënyrën se si ne duhet të zhvillohemi si shoqëri

Richardson: Mbjellja e drunjëve ka ndikim si në mjedis ashtu edhe në shoqëri.

“Jam e nderuar që jam ftuar në këtë ceremoni të fillimit të fushatës. Dëshiroj të flas për drunjtë që janë një simbol i veçantë, për mua ata janë një simbol i jetës. Në në njëfarë mënyre jemi të lindur sikur druri, duhet të lëshojmë rrënjë dikund dhe të zhvillohemi, ndërsa si shoqëri duhet të zhvillohemi si një pyll. Mbjellja e drunjve ka një simbolikë të veçantë, është si një lloj fillimi i cili ka ka ndikim në mjedis por gjithashtu ka edhe në shoqëri.:, tha ajo.

Në fund, kampionja Olimpiko e Kosovë në xhudo, e cila njëhërit u shpall edhe si ambasadore ambasadore e kësaj fushate deklaroi se Kosova, e sidomos kryeqyteti i saj ka shumë nevojë për gjelbrim dhe ajër të pastër dhe ky është projekti më i qëlluar sa i përket ndotjes së ajrit.

Kelmendi: Ky është projekti më i qëlluar deri më tani sa i përket ndotjes së ajrit.:

“Kënaqësi të jem pjesë e këtij projekti. Ne të gjithë e dimë se Kosova e sidomos kryeqyteti ynë është i mbingarkuar dhe ajo çka më së shumti ka nevojë Kosova janë hapësirat me gjelbrim, hapësira ku të gjithë ne mundemi me dal, me marr ajër të pastë, me kalu kohë me familjen, thjeshtë me marr energji pozitive se krejt e dinë njeriu si krijesë sa është i lidhur me natyrën. Kështu që për mendimin tim ky është projekti më i qëlluar deri më tani në Kosovë sa i përket ndotjes së ajrit.”, tha Majlinda Kelmendi.

Kjo fushatë u shpall zyrtarisht e hapur me mbjelljen e 18 drunjve në Prishtinë.



Related posts

Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë


Loriana Kuka e ka ftuar medaljen e bronztë në kategorinë 78 kilogramë, në Kampionatin Europian të Xhudos në Çeki.

Kuka e mposhti xhudisten italiane Giorgia Stangherlin.

Kosova kthehet nga Praga me dy medalje të bronzta.

Kujtojmë se Disttria e fitoi medaljen e bronztë me ippon.



Related posts

 Medalje e një rëndësie të madhe


Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka shprehur gëzimin e tij për suksesin e sotëm të Distria Krasniqit në Kampionatin Europian në Pragë.

Distria Krasniqi, në kategorinë 48 kilogramë, arriti ta rrëmbejë medaljen e bronztë në Çeki, duke e mposhtur francezen Melanie Clement me ippon.

Driton Kuka e ka quajtur vit të rëndë për sportin në nivel global.

“Medalja e parë elitare për Kosovën në vitin me të rëndë për sportin në nivel globi. Distria e bronztë në Kampionatin Evropian. Sukseset e xhudos pavarësisht rrethanave që e kanë pakësuar ekipin prej 9 garuesve në vetëm tre prej tyre po vazhdojnë”, ka thënë Kuka.

Ai ka thënë se medalja e Distrisë, ka rëndësi të madhe për të.

“Medalje që për mua ka rëndësi të madhe, për ekipin që me aq përkushtim e priti këtë garë por mbetën shumica në shtëpi, kjo medalje është e krejt ekipit tonë që do vazhdojë tutje me suksese e medalje edhe për shumë kohë. Kjo flet mjaft. Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Kuka

Kujtojmë se Flaka Loxha sot u mposht në luftën e dytë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

ndërsa, nesër do të garoj Loriana kukan ë kategorinë 78 kilogramë.



Related posts

Distria fiton medaljen e bronztë në Pragë


Xhudistja kosovare Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Europian të xhudos që po mabhet në Pragë të Republikës së Çekisë.

Distria Krasniqi e ka mposhtur francezen Melanie Clement, me ippon, në kategorinë në 48 kilograme.

Krasniqi gjatë ditës së sotme i shënoi tri fitore dhe një humbje. Në raundin e parë e kaloi pa luftë. Në të dytin mposhti Aisha Gurbanli të Azerbajxhanit, ndërsa në çerekfinale u mposht nga francezja, Shirine Boukli. Në repesazh mposhti rusen Irina Dolgova dhe francezen Clement.

Kjo është medalja e dytë në kampionate europiane për Distria Krasniqin, pasi në vitin 2018, në Tel Aviv e kishte fituar të argjendtën.

Po ashtu sot ka garuar edhe Flaka Loxha, e cila shënoi një fitore dhe një humbje në kategorinë në 57 kilogramë.

Nesër do të garoj Loriana Kuka.



Related posts

Distria Krasniqi e artë në Budapest


Xhudistja pejane ka shkëlqyer në “Grand Slamin” e Hungarisë, ndërsa garuesit tjerë kosovarë u eliminuan herët.

Distria Krasniqi i ka siguruar medalje të artë Kosovës.Xhudistja pejane ka shkëlqyer në “Grand Slamin” e Hungarisë, i cili filloi sot. Krasniqi ka dominuar në kategorinë 48 kilogramë, në garën që po mbahet në Budapest. Rrethin e parë, Distria e kaloi pa luftë, ndërsa në atë të dytë ishte më e mirë se hungarezja Eva Csernoviczki.

Në rrethin e tretë, përkatësisht në çerekfinale, Krasniqi e mposhti francezen Shirine Boukli. E në gjysmëfinale, “Disi” e mundi izraeliten Shira Rishony për ta siguruar kështu medaljen e argjendtë. Ajo ishte në nivel edhe në finale, ku përballë e kishte argjentinasen Paula Pareto, njëherësh kampione olimpike, për ta fituar kështu të artën.

Garat e xhudos u rikthyen sot pas tetë muajsh pauze shkaku i pandemisë COVID-19. Ndërkohë, garuesit tjerë të Kosovës, Nora Gjakova, Flaka Loxha e Shigeki Nakamura janë eliminuar sot herët nga kjo garë.

Nesër do të garojnë Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu. Kosova po përfaqësohet me 7 garues në Hungari.

Në këtë garë prestigjioze po marrin pjesë afro 500 garues nga rreth 70 shtete të botës./RTK



Related posts

Xhudisti japonez e mposht serbin dhe fiton medaljen e artë për Kosovën


Xhudisti japonez Shigeki Nakamura e ka fituar medaljen e tij të parë të artë me flamur të Kosovës.

Shigeki Nakamura e ka mposhtur në finale xhudistin serb Aleksander Rajçiq me “ippon”.

Nakamura e ka fituar medaljen e artë në Kupën e Europës të xhudos që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë, në kategorinë 73 kilogram.

Xhudisti japonez deri në finale i fitoi edhe tri ndeshje të tjera.



Related posts

Laura Fazilu fiton medaljen e artë në Kroaci


Xhudistja Laura Fazlu ka shkëlqyer në Kupën Europiane në xhudo, që po zhvillohet në Dubrovnik duke e fituar medaljen e artë.

Fazliu i ka fituar tri prej katër meçeve, duke i mbledhur 30 pikë, më së shumti nga pesë garueset në kategorinë 63 kilogramë.

Në ndeshjen e parë ajo e mposhti xhudisten serbe Anja Obradoviq, derisa në të dytën e ka mposhtur kroaten Iva Oberan.

Ndeshjen e tretë ajo e fitoi ndaj sllovenes, Lia Ludvik. ndërsa e humbi meçin e fundit ndaj serbes, Tea Tintor.

Në Dubrovnik janë duke garuar edhe xhudisti japonez Shigeki Nakamura, që përfaqëson Kosovën, si dhe Flaka Loxha, që të dy tashmë janë kualifikuar në finale.

 



Related posts