Tahir Batatina: Besoj që do të bëhemi kampion

loading...


Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është i ftuar në emisionin Sporti Total.

Shefi i shtabit teknik të Llapit po flet në këtë emision rreth skuadrës së tij duke treguar objektivat dhe ambiciet e tij për skuadrën.

“Llapi ka me qenë skuadra që ka me thënë fjalën kryesore në Superligë, a bëhet kampion a jo s’ dihet por Llapi do të ketë rol determinues në Superligën e Kosovës”

“Secili ka objektivat dhe parimet e veta, krizën që ka Llapi mund ta kenë edhe skuadrat e tjera”

“Besoj që do bëhemi kampion, ndoshta edhe sdo jemi, por çdo punë që nisna si trajner un mendoj se do ta arrijë objektivin. Mentaliteti im si trajner është se do bëhem kampion edhe kur s’ kamë shanca matematikore”

“Do jemi skuadër që do jetë në katërshën e parë, shpresojë që ta arrijmë Evropën ndoshta jo me vendin e dytë, por me anë të kupës”

“Po qe se ne arrijmë në evropë do të bëjmë shpenzime ekstreme dhe do të arrijmë shumë, do jemi një skuadër që do të dominojë për vite të tëra në Kosovë dhe më gjerë”, përfundoi Batatina në ‘Sporti Total’.



Related posts