Takimi i sotëm hap i rëndësishëm, puna vazhdon deri në fund të gushtit


I emëruari i posaqëm i dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak takimin e sotëm mes Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh e ka konsideruar si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit dhe shtoi se puna e tyre do vazhdojë deri në fund të muajit gusht.

“Takimi i sotëm i nivelit të specialistëve i dialogut Kosovë-Serbi ishte një tjetër hap i rëndësishëm në procesin drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse juridike për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Puna jonë do të vazhdojë deri në fund të muajit Gusht”, është shprehur Lajçak në rrjetin social Twitter.

Ky ishte takimi i dytë i tillë në një javë, që ndërmjetësohet nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Lajçak.

Delegacioni i Kosovës u kryesua nga koordinatori shtetëror për dialogun, Skënder Hyseni, kurse ai i Serbisë nga Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.

 

Sot vazhdon dialogu Kosovë – Serbi në Bruksel



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Pacientja nga fshati Irzniq i Deçanit konstatohet me COVID-19 pa kryer testin

Thu Jul 30 , 2020
Me rritjen e numrit të rasteve është bërë shumë e vështirë që të arrish të jesh në mesin e atyre që kryejnë testin PCR për Covid-19, duke u anashkaluar nga mjekët edhe Po qe se jeni me simptoma jo të lehta. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me pacienten […]