Thu. May 19th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Muzika dhe mënyra se si ajo ndikon në trurin tonë ka qenë ndër objektet më të shpeshta të studimit nga psikologët dhe neurologët. Dy prej tyre, Kiminobu Sugaya dhe Ayako Yonetani, kanë qenë ndër të shumtit studiues që janë përpjekur ta shpjegojnë këtë lidhje.

Përfundimet që kanë dalë nga ky kërkim kanë qenë pozitive. Lidhja në mes të muzikes dhe aktivitetit të trurit ka një qëndron, ashtu që e para ndikon në të dytën. Muzika ndikon shumë në aktivitetin e trurit dhe në sjelljen e njeriut. Sugaya dhe Yonetani vënë në pah se si persona me problem neuro-vegjetative të tipit Alzhemier ose Parkinson përgjigjen pozitivisht ndaj muzikës.

“Zakonisht në stadet e fundit të Alzheimerit pacientët s’ reagojnë aspak. Por, Vetëm po të ua vendosni dëgjueset në veshin e tyre, do ta shihni se do ju ndricojnë sytë. Ata madje fillojnë të këndojnë dhe lëvizin ngapak. Ky efekt i muzikës zgjat diku pesë deri në 10 minuta pas përfundimit të muzikës”, shprehet Sugaya për University Central of Florida.

Një tjetër temë që ka zgjuar interes për shkencëtarët ka qenë rreth asaj se cili zhanër muzikor është më efektiv në reagimin e njerëzve ndaj saj. Deri vonë është menduar se muzika klasike ndikon më së shumti në trurin tonë, por kjo s’ është gjithmonë e vërtetë.

Sipas Sugayas dhe Yonetanit, krejt kjo varet nga preferencat e individit për muzikë. Te dikush muzika hip hop mund të këtë shumë më shumë efekt se ajo klasike, ndërsa te disa të tjerë ndodh e kundërta, e tëra kjo posa jo të gjithë kanë dëshira të njëjta të muzikës.

Përvec këtyre efekteve që cekëm, muzika mund të ndikojë që ne të jemi më komunikativ, më të fortë emocionalisht, me të mencur etj. /familjajone

[ad_2]