Të dielën, ndërprerje të rrymës në një pjesë të Prishtinës


loading...

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike  të Kosovës, të dielën do bëjë shkyqjen e një transmisioni energjetik si shkak i punimeve.

“Për të mundësuar realizimin e punimeve në kuadër të projekteve zhvillimore të KOSTT, me datë 30 gusht 2020 (E dielë) nga ora 04:00 deri në ora 14:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR1 110/35/10 kV në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1,” thuhet në njoftim.

Sipas tyre kjo shkyqje është e nevojshme për krijim të kushteve të sigurisë në punë.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët që furnizohen nga ky transformator do mbesin pa furnizim me energji.

“Gjatë kohës së lartcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky transformator (ana 10 kV) do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (reduktimi i parashikuar 12 MW),” thuhet tutje në njoftim.

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *