Të infektuar që në shtator të 2019-ës? Përse italianët kishin kaq shumë antitrupa ndaj COVID që përpara shkurtit

loading...


Prej kohësh ka pasur spekulime se koronavirusi i ri ka nisur të qarkullojë në Europë shumë më më përpara se Covid-19 të konfirmohej zyrtarisht nga Kina.

Një studim i fundit në Itali sjell të dhëna përqethëse.

Studimi i publikuar në “Tumori Journal” tregon se 11.6 përqind e 959 vullnetarëve të shëndetshëm, që morën pjesë në një skanim për kancerin e mushkërive nga shtatori 2019 deri në mars 2020, kishin antitrupa për koronavirusin.

Një testim i mëtejshëm për antitrupa u krye dhe zbuloi se të paktën katër raste ishin pozitivë që në javën e parë të tetorit, që do të thotë se janë infektuar që në shtator.

Zyrtarisht, pacienti numër 1 në Itali është Mattia Maestri, që u pikas me koronavirus më 21 shkurt, në një qytezë pranë Milanos.

Edhe shtete të tjera si SHBA, Franca e Britania kanë hedhur dyshime se virusi ka qenë i pranishëm në vendet e tyre më herët nga sa pretendon Kina.

j.l./ dita

Related posts