Thu. Jun 30th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Një sindromë që paraqitet shpesh te bebet është edhe ajo e Klinefelterit.

Në mjekësi kjo sëmundje ndodh kur kemi një kromozom më shumë pas lindjes. Fëmijët pa problem shëndetësore lindin me 46 kromozome, ndërsa bebet me sindromën e Klinefelterit kanë një kromozom më shumë, pra 47.

Sindroma e Klinefelterit godet vetëm foshnjet meshkuj.

Shenjat që një person ka këtë sindromë mund të mos vërehen deri në fazën e pjekurisë. Në atë kohë dalin në pah karakteristikat fizike të gjinisë së kundërt. Për shembull meshkujt kanë gjinjë të zhvilluar, testis të vegjël, forcë jo shumë të madhe, trup pa muskuj etj.

Disa shenja tjera të Klinefelterit janë edhe dëshira minimale seksuale, impotenca etj.

Studimet tregojnë se 1/600 bebe janë të prekur nga kjo sëmundje. Shkaktarët e kësaj sëmundje janë më shumë gjasë gjenetikë /familjajone

You cannot copy content of this page