Tue. May 17th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Të qarat e forta të fëmijëve janë të zakonshme si për djemtë ashtu edhe për vajzat. Gjithashtu s’ ka dallime mes fëmijëve prematurë dhe atyre që lindin më vonë, atyre që ushqehen me gji apo atyre me formulë.

Pavarësisht se ka dekada që bëhen hulumtime, akoma s’ ka një shpjegim pse disa foshnje qajnë më shumë se të tjerët, megjithëse ka disa teori.

Disa ekspertë mendojnë se qarja e tepruar është shkaktuar nga zhvillimi normal i trurit i një fëmije, i cili është veçanërisht i shpejtë në këtë moshë.

Arsye të tjera pse fëmija juaj qan vazhdimisht:

  • Fëmija juaj mund të ketë refluks;
  • Fëmija juaj mund të ketë alergji ose intolerancë të përkohshme ndaj substancave të qumështit tuaj ose të formulës;
  • Ndërkohë që jeni duke i dhënë gji, fëmija mund të ketë probleme me gjetjen e gjirit.

Të qarat e forta janë një fazë që do të kalojë, por mund të jetë e lodhshme dhe alarmante për ju. Edhe pse e qara s’ e dëmton fëmijën, është mirë ta çoni te mjeku për të qenë të sigurt se s’ ka ndonjë aryse alarmante përse po qan.

Gjatë kësaj faze, përpiquni të qëndroni e qetë. Me kusht që jeni e shqetësuar, ndoshta do t’i përgjigjeni ndryshe fëmijës suaj dhe zgjidhja do të jetë më e vështirë.

Per nenat.al

[ad_2]

Leave a Reply