Të rinjtë që përdorin cigaret elektronike, më të rrezikuar nga COVID-19

loading...

Një studim arrin në përfundimin se mund të ketë lidhje mes cigareve elektronike dhe COVID-19, duke ngritur shqetësimin se adoleshentët dhe të rinjtë amerikanë që pijnë duhan nëpërmjet cigareve elektronike, ose përdorin mjete të tjera elektronike për tymosje, mund të jenë 5-7 herë më të rrezikuar të preken nga sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi.

Rezultatet u botuan në revistën “Journal of Adolescent Health”, bazuar në një analizë të të dhënave të mbledhura në maj dhe të analizuara nga studiuesit e Fakultetit të Shëndetësisë në Universitetin e Stanfordit.

“Të rinjtë mund të mendojnë se janë të paprekshëm nga koronavirusi, falë moshës, ose se s’ do të vuajnë simptoma të rënda nga COVID-19, por të dhënat tregojnë se kjo s’ është e vërtetë për të rinjtë që përdorin cigaret elektronike,” thotë nëpërmjet një deklarate për shtyp udhëheqësi i studimit, Shivani Mathur Gaiha.

Studiuesit zhvilluan një sondazh ku i pyesnin të anketuarit Me kusht që kanë përdorur cigare elektronike, apo mjete të tjera elektronike për tymosje në 30 ditët e fundit dhe Me kusht që kanë pasur simptoma të ngjashme me ato të COVID-19 apo Me kusht që kanë rrezultuar pozitivë për sëmundjen.

Rezultatet tregonin se ata që kanë përdorur cigare elektronike në 30 ditët e fundit kishin 5 herë më shumë të ngjarë të kishin pasur simptomat e COVID-it krahasuar me ata që s’ kishin përdorur cigare elektronike, apo mjete të tjera elektronike për tymosje.

Studimi s’ provon lidhje shkak-pasojë mes cigareve elektronike dhe sëmundjes. Një ndër shpjegimet që paraqesin studiuesit është se cigaret elektronike shoqërohen me prekjen e fytyrës, me futjen në gojë të cigares elektronike që mund të jetë infektuar, gjë që rrit gjasat e transmetimit të virusit. Por ata shtojnë se nikotina në cigaret elektronike mund të shkaktojë dëme në mushkëri gjë që e bën më të rrezikshëm COVID-19.

Studiuesit në Universitetin Stanford thonë se shpresojnë që zbulimet e tyre “do të nxisin Administratën amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet të forcojnë më tej rregulloret për të mos lejuar që t’u shiten të rinjve produktet e tymosjes elektronike”./VOA



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *