Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, ndalohet një 58-vjeçar

loading...


Sot rreth orës 14:30 në Podujevë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka konfirmuar  se i kanë gjetur tri gëzhoja në vendin e dukurisë e pastaj e kanë identifikuar një 58-vjeçar si të dyshuar për të shtënat, duke e intervistuar dhe duke ia sekuestruar një revole të tipit Browing.

“Sot rreth orës 14:30 policia ka marrë informatën se në udhën “Skënder Beu” në Podujevë ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së informatës njësitë policore kanë dalë në vendin e dukurisë dhe nga veprimet e para gjurmuese dhe të këqyrjes së vendngjarjes kanë arritur të gjejnë tri gëzhoja. Ndërkohë që janë gjetur gëzhojat është zgjeruar horizonti i punës hetimore për të identifikuar personin që ka shtënë me armë. Veprimet e shpejta hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit; • O. M, 58 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është intervistuar nga ana e policisë, dhe nga i njëjti është sekuestruar;  Një revole e tipit Browing, kalibrit 7.65 mm, nga e cila dyshohet të jetë shtënë”, ka thënë Borovci.

Policia ka thënë se të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur për shkak të një gëzimi familjar.

“Nga hetimi paraprak që policia i ka bërë kësaj ngjarjeje është ngritur versioni dyshimit se i dyshuari për arsye të një gëzimi familjar ka shtënë me armë si formë e shprehjes së gëzimit. Policia konform rekomandimit të prokurorit të shtetit ka iniciuar një hetim ndaj të dyshuarit për rastin mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, ka thënë Borovci.



Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *