Telashet “teknike” të një koalicioni politik


loading...

Pas gati 2 viteve pezullim të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë  si shkak i vendosjes së taksës 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake,  ai rifilloi në korrik të këtij viti me takimin mes kryeministrit të KosovësAvdullah Hoti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Disa ditë pas këtij takimi, Hoti emëroi ish Ministrin e Punëve të Jashtme Skender Hyseni njëherësh është anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i cili në të kaluarën ka qenë ministër i Punëve të Jashtme, si koordinator shtetëror për dialog, emërim ky i cili nxori në sipërfaqe mospajtime në mes partnerve të koalicionit qeverisës në vend.

Edhe pse Ramush Haradinaj ia siguroi votën e 61 Qeverisë Hoti me vizitën e tij te deputeti Haxhi Shala, duket se marëdhënia e tyre në ekzekutiv është jo stabile.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një intervistë për emisionin Rubikon tha se s’ ishte në dijen për emërimin e Hysenit.

Ai madje theksoi se me këtë qasje të Hotit për dialogun me Serbinë s’ do ta ketë përkrahjen e tij si partner i koalicionit.

“Unë s’ e di cka ka ndodhë në takimin Hoti-Vuciq se s’ ka kush me tregon. Unë du me pas njërin tim aty, jemi dy partitë bashkë. s’ besoj që ai ka bë ndonjë tradhti në takim, por s’ mendoj që kjo është mënyrë e mirë për të ec përpara, nevojitet me kriju më shumë ndjenjë të përbashkët brenda koalicionit separi. Me kusht që ai s’ i beson Aleancës që e ka në koalicion, pse me i besu atëherë atij opozita?! Jam habit me këto ide të tij. Kjo qasje s’ mundet me vazhdu”,  kishte thënë ai.

Për analisten, Donika Emini këto mosmarrëveshje  brenda koalicionit dëshmojnë se dialogu po përdoret për manovra të brendshme politike.

“Mospajtimet brenda koalicionit, sidomos ato eksplicite nga Ramush Haradinaj, po dëshmojnë që edhe një herë dialogu me Serbinë po përdoret për konsum dhe manovra të brendshme politike. Kjo bëhet edhe më interesante kur vjen nga Z. Haradinaj i cili në mënyrë ka sponsoruar votimin e Qeverisë Hoti me anë të votës së siguruar nga Haxhi Shala në mes të natës duke ushtruar ndikim direkt në qëndrimet dhe votën e deputetit”, ka thënë ai.

Emini theksoi se kjo situatë  tregon edhe brishtësinë e koalicionit në mes LDK dhe partive të tjera. Sipas saj gara për president dhe mundësia e një mocioni të mos besimit  po e rrit presionin në mes tyre.

“Reagimet e Z. Haradinaj reflektojnë se brishtësinë e koalicionit qeverisës dhe rrezikun që Hoti dhe LDK të përballen me kërcënime të vazhdueshme të partnerëvet të vegjël që vazhdimisht rrisin kërkesat e tyre. Gara për pozitën e Presidentit (qoftë Me kusht që ka dorëheqje në tetor apo në prill të vitit të ardhshëm kur pritet të zgjedhet presidenti pas përfundimit të mandatatit të Z. Thaçi) reflekton më së miri këtë raport brenda koalicionit. Ky presion po rritet edhe më tej kur Lëvizja Vetëvendosje ka inicuar një mocion mos-besimi për rrëzimin e Qeverisë Hoti”, tha ajo.

Për analistin Blerim Vela, këto mospajtime janë si shkak i formimit të koalicionit me fokus vetëm te pozitat që ata i  marrin dhe jo parimet.

“Mospajtimet publike mes partive kyçe të koalicionit qeverisës janë pasojë e mënyrës se si është formuar qeveria – pak qartësi mbi përmbajtjen e politikave kyçe që i bashkon partneret e koalicionit dhe me shumë fokus në ndarjën e pushtetit”, tha ai.

Vela shton se me emërimin e Skender Hysenit, nga LDK është shkelur marrëveshja që ajo ka pasur me partneret qeversisës  dhe se një reagim i tillë i AAK-së është me së me vend.

“Marrëveshja e koalicionit mes LDK dhe AAK fuqizon rolin e kryetarëve të partive në çështjet lidhur me emërimet politike që bën qeveria. Se këndejmi, reagimi i kryetarit të AAK-se mund të konsiderohet në kuader të pikës 13 të marrëveshjes se koalicionit që i autorizon kryetarët e LDK dhe AAK, së bashku me kryeministrin, të diskutojnë dhe miratojnë emerimet e tilla politike të qeverisë. Kjo përfshin edhe emërimin e koordinatorit kombëtar për negociata me Serbinë”, shtoi analisti Vela.

Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, pas takimit të krerëve me të lartë të dy vendeve , ka vazhduar me takimet në mes specialistëve.

Kjo është parë si rrezik i rrëshqitjës se dialogut në nivel teknik larg një marrëveshjeje përfundimatare me qëllim njohjen e dy vendeve.

Analisti politik Blerim Vela thotë se temat që po diskutohen në Bruksel janë mjaft teknike dhe se është frymë e njejtë e negociatave të mëparshmë të udhëhequra nga Bashkimi Evropian.

“Nga përmbajtja e diskutimeve në takimet e fundit ne Bruksel, duket se ndërmjëtesuesi i BE-së po shtyen përpara diskutimet për ceshtjet teknike me mënyrë për të shtuar mirëbesimin mes paleve në mënyrë që me vonë të synohet arritja e marrëveshjes përfundimtare. Me kusht që shpejt s’ ka shenja se marrëveshja për njohje të ndërsjellë do të arrihet, atëherë qasja e Miroslav Lajcak i gjason me tepër qasjes së mëparshme të Cathrine Ashton  dhe Federica Mogherinit”, potencion ai.

kurse Donika Emini tha se një nivel i tillë i bisedimeve është duke e dëmtuar Kosovën.

Ajo shtoi se koordinatori shtetëror për dialog, Skender Hyseni me shkuarjen e tij në Bruksel po e ndihmon Serbinë në rrugën drejt BE-së.

“Hyseni duke shkuar në Bruksel po e ndihmon këtë të fundit të blejë kohë duke u fshehur pas çështjeve të hapura teknike, po i ndihmon Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së, dhe po e dëmton Kosovën duke ulur mundësitë që të aplikojnë kushte në proces dhe të bëjë lëvizjë ne funksion të njohjes së Kosovës nga Serbia. Çdo modalitet tjetër do të sjellë pasoja të pariparueshme politike për Kosovën  dhe kjo do të duhej të konsiderohej seriozisht nga Hoti dhe LDK”, theksoi ajo.

Emërimi i Skender Hysenit 

Skender Hysen ishte emëruar koordinator shtetëror për dialog me 21 korrik të këtij viti.  Hyseni njëherësh është anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në këto fjalë e sipër në të kaluarën ka qenë ministër i Punëve të Jashtme.

Ai me 23 korrik përfaqësojë Kosovën në Bruksel në një  raund takimesh  në nivel ekspertësh i kryesuar nga  i emëruari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Këto takime janë shoqëruar me kritika për mos transparec për agjendën  dhe formatin e dialogut  ng Qeveria dhe Hyseni.

Aktualisht koordinatori shtetëror për dialog është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për disa vizita me krerët e shtetit amerikan.

Të mërkurën, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Hoti, kurse partia tjetër opozitare PDK është shprehur e rezervuar Me kusht që do ta mbështesë  atë.



loading...