Telekomi i Kosovës vazhdon t’ia paguajë 2 milionë euro në vit Monakos për kodin +377

loading...


Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka deklaruar se Kosova akoma vazhdon të paguajë 2 milionë euro në vit për kodin e Monakos (+377) të përdorur nga Vala.

Në një intervistë me Jeta Xharrën, ai ka deklaruar se kodi i Kosovës (+388) akoma s’ është duke u implementuar plotësisht.

“Ne do ta përkrahim Telekomin e Kosovës por jo për paga por në projekte që kanë të bëjnë me investime kapitale. Investimet kapitale që kanë të bëjnë me kodin shtetëror meqenëqë është i rëndësisë së veçantë, me anë të këtij investimi Telekomi kursen 2 milionë euro në vit, të cilat hala jemi tu ia dhonë Monakos. Ne akoma s’ e kemi implementu kodin +383 dhe akoma jemi duke e paguar Monakon”, ka shtuar Kuçi.

Ministri Kuçi ka treguar se investimi në inplementimin e plotë të kodit +388 dhe ai në Dhomën e Përgjimeve në Telekomin e Kosovës, kapin vlerën e 4.2 milionë euro.

“Procesi i pajisjeve dhe shërbimeve të tjera që kanë të bëjnë me implementim bashkë me Dhomën e Përgjimeve është një projekt që është i përbashkët, është diku rreth 4.2 milionë euro. Këto dy projekte të cilat bashkë me procesin e mirëmbajtjes në të ardhmen. Ne jemi duke investuar në pajisje të cilat i mundësojnë nesër me performu më mirë”, ka shtuar Kuçi.

Kosovës iu kishte ndarë kodi telefonik nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU) në dhjetor të vitit të viti 2016. Kjo ishte arritur pas një marrëveshjeje për telekomunikacionin në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo marrëveshje, përveç dhënies së kodit telefonik për Kosovën, pati paraparë edhe shuarjen e të gjithë operatorëve, të vlerësuar ilegalë në territorin e Kosovës.

Më 1 maj të vitit 2017, dy operatorët serbë pushuan së funksionuari, posaçërisht në veri të vendit, derisa, operatori i tretë i cili po ashtu kishte operuara ilegalisht, ju dha licencë e përkohshme dhe e kufizuar.

Thirrja e parë telefonike me kodin +383, ishte realizuar në shkurt të vitit 2017.

 



Related posts