Temperaturat në dy ditët e ardhshme bien deri në minus 5 gradë Celsius

loading...


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe në dy ditët e ardhshme do kemi mot të ngjashëm.

Sipas njoftimit, në mëngjes priten mjegulla, ku temperaturat do lëvizin nga -3 minimalja deri në 10 maksimalja.

“Moti për dy ditë 27-28.11.2020. Do të mbajë mot i ngjashëm. Në mëngjes parashihet mjegull e radiacionit, kjo si pasojë e rënies së temperaturave gjatë natës dhe insolacionit gjatë ditës.  Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja,” thuhet në njoftimn e IHK.



Related posts