Terapia e pacientëve me Covid-19 mund të shkoj deri në 3 mijë euro

loading...


Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, e cila është me profesion edhe mjeke ka ngritur një problematikë me të cilën po përballen pacientët me Covid-19, raporton Gazeta Blic.

Reshitaj në “Intervistën e Javës”Gazeta Blic ka theksuar se terapia e barnave anti -covid shkon në shumën deri në 3 mijë euro.

“Mesatarja e shpenzimeve për trajtimin e pacientë me Covid-19 që kërkon një trajtim më të lehtë, një trajtim ambulator pra dy javë, mesatarja shkon 200 deri në 300 euro ndërsa në rastet kur tretmani zgjat më shumë dhe sipas protokollit duhet blerë edhe ilaçi “Remedesivir” një trajtim i tillë mund të shkojë në shumën deri në 2 mijë euro edhe kjo pa përfshirë analizat shtesë që nevojiten, terapitë tjera me antibiotikë. Pra Po qe se një pacienti i duhet një terapi komplet mund t’i shkojnë 2000 deri në 3000 mijë euro” deklaroi Reshitaj raporton Gazeta Blic.

Reshitaj: Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe ai për Pandeminë, dy sfida ku dështoi Kuvendi i Kosovës!



Related posts