Thaçi në mesin e 950 zyrtarëve publike që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë

loading...

Nga gjithsej 4751 subjekte deklaruese, formularët e 950 zyrtarëve të lartë publikë do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK).

Sipas njoftimit të AKK-së, përveç  kësaj liste të dalë nga shorti publik, AKK ka mandat ligjor “që të bëjë kontrollin e plotë të pasurisë edhe të zyrtarëve të tjerë që s’ janë përzgjedhur nga shorti, sipas detyrës zyrtare apo me kërkesë të publikut apo personave të tjerë të interesuar, në rastet kur ekzistojnë dyshime të bazuara në saktësinë dhe korrektësinë e deklarimeve”.

Në këtë link mund të gjeni listën e plotë të zyrtarëve që janë të obliguar të bëjnë deklarimin vjetor të pasurisë dhe listën e zyrtarëve që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar.

Sipas Ligjit, të gjithë zyrtarët e lartë kanë për obligim qe nga 1 marsi deri më 31 mars të deklarojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Por për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e coronavirusit, afati ishte zgjatur deri në një periudhë të pacaktuar.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *