The Economist: COVID-19 do të jetë ende mes nesh

loading...

Bota s’ po përjeton një valë të dytë meqenëse vala e parë asnjëherë s’ është tejkaluar, shkruan gazeta prestigjioze The Economist, në një artikull të javës së kaluar.

Aktualisht dihet se rreth 10 milion njerëz janë infektuar me COVID-19. Pothuajse kudo ka raste të regjistruara, përveç në Turkmenistan dhe Korenë Veriore, njëjtë sikurse në Antarktidë. Megjithatë edhe në shumë vende, të tilla si Kina, Tajvani dhe Vietnami, të cilat duket se po arrijnë ta mbajnë koronavirusin nën kontroll, raste të shumta ka në Amerikën Latine dhe Azinë e Jugut, ku ky virus pothuajse është tërbuar. Vendet tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, rrezikojnë të humbasin kontrollin apo edhe në pjesën më të madhe të Afrikës, në fazën e hershme të epidemisë së tyre. Evropa është diku në mes.

Situata me pandeminë pritet të përkeqësohet edhe më shumë. Një studim i bërë në 84 vende të botës nga Instituti i Teknologjisë me qendër në Masaçusets, parashikon se për secilin rast të regjistruar, 12 sosh llogaritën si të pa regjistruar dhe se për çdo dy vdekje nga COVID-19, e treta prej tyre është shpërdoruar për shkaqe të tjera. Në mungesë të një progresi mjekësor, thotë ky institut, numri i përgjithshëm i rasteve do të arrijë në 200-600 milionë të infektuar deri në pranverën e vitit 2021. Deri atëherë, mes 1.4 milionë dhe 3.7 milionë njerëz do të kenë vdekur. Madje edhe atëherë, mbi 90% e popullatës në botë do të jetë ende e rrezikuar ndaj infeksionit – por edhe më shumë Nëse imuniteti ndaj këtij virusi rezulton të jetë vetëm i përkohshëm, thotë tutje artikulli nga The Economist.

Rezultati aktual varet nga mënyra se si shoqëritë ia dalin ta menaxhojnë sëmundjen. Epidemiologët e kanë kuptuar tashmë se si nevojitet ndaluar COVID-19. Virusi mund të ngjitet në ambiente të mbyllura, nëpër turma aty ku njerëzit komunikojnë pa ndonjë distancë fizike mes njëri tjetrit. Të varfrit janë më të kërcënuar, siç janë të moshuarit dhe ata me probleme tjera shëndetësore. Virusi mund të mirëmbahet me anë të tri taktikave: ndryshime në sjelljen tuaj; testimi, gjurmimi dhe izolimi; dhe, Nëse edhe ato dështojnë, atëherë nevojitet aplikuar bllokada. Sa më pak që një shtet teston banorët e saj – ndërkohë që shumë qeveri vendesh s’ kanë arritur të ndërtojnë kapacitete të mjaftueshme – aq më shumë virusi mund të bartet nga një person tek dy persona tjerë.

Trajtimet mjekësore janë përmirësuar, falë hulumtimit dhe tretmanit të pacientëve. Megjithëse vaksinimi masiv është ende larg, me muaj larg, terapitë e para janë në dispozicion. Dihet më shumë për mënyrën e administrimit të sëmundjes – s’ nevojitet nxituar me vendosjen e njerëzve në respiratorë, thjesht nevojitet dhënë atyre oksigjen në faza të hershme të infektimit.

Ekonomitë e vendeve të botës janë adaptuar me situatën e re pandemike. Natyrisht ende vuajnë. Banka J.P. Morgan, parashikon që rënia më e madhe deri në gjysmën e parë të vitit në 39 ekonomitë e botës do të jetë rreth 10% e PBB-së.

Pa një ilaç apo vaksinë, kontrolli varet nga njerëzit që mësojnë të ndryshojnë sjelljen e tyre. Pas panikut fillestar ndaj COVID-19, shumë janë shfaqur të zhgënjyer dhe rezistentë. Maskat ndihmojnë në ndalimin e sëmundjes, por në Evropë dhe Amerikë, disa refuzojnë të veshin një të tillë, meqenëse i shohin ato si zhburrnuese apo, më keq, si demokratike. Larja e duarve e vret në tërësi virusin. Ahengjet konsiderohen të rrezikshme mirëpo të rinjtë të cilët për muaj të tërë kanë qëndruar brenda ambienteve të mbyllura tashmë kanë përfituar në vete një qëndrim iritues dhe djallëzor ndaj krejt kësaj situate. Më e rëndësishmja, përderisa koha dhe jeta po ikën zvarrë në përballje më pandeminë, ndonjë ditë njerëzit thjesht do të kërkojnë të fitojnë para. Në vjeshtë, kurse jeta zhvillohet brenda dyerve tona, infeksionet mund të shtohen me një shpejtësi të papërballueshme.

Ndryshimi i rregullave sociale duket të jetë gjë e vështirë. Jemi dëshmitarë se sa shumë ndihma janë dhënë me dekada të tëra për parandalimin e sëmundjes se HIV-AIDS, virusi që e shkakton atë, Megjithatë, në vitin 2018, 1.7 milion njerëz ishin infektuar rishtazi me HIV. Në anën tjetër Covid-19 është më i lehtë për të folur për të sesa HIV-AIDS, porse më i vështirë për ta shmangur. Veshja e maskës ka të bëjë kryesisht me mbrojtjen e të tjerëve; të rinjve, të aftë dhe asimptomatikë u kërkohet të përcjellin rregulla të lodhshme për ti mbrojtur të moshuarit dhe të sëmurët.

Ndryshimi në sjellje kërkon komunikim të qartë nga figura publike kredibile, kombëtare dhe lokale. Por shumë njerëz s’ u besojnë politikanëve të tyre. Në vende të tilla si Amerika, Irani, Britania, Rusia dhe Brazili, të cilat po përballen me numër të madh të rasteve, presidentët dhe kryeministrat e kanë minimizuar kërcënimin ndaj pandemisë duke dhënë këshilla jo të duhura apo dukeshin më të interesuar për fatin e tyre politik sesa për fatin e banorëve në vendin e tyre.

Covid-19 do të jetë këtupari, së paku edhe për një kohë. Të prekurit do të kenë frikë të dalin jashtë ndërkohë që zhvillimi i përgjithshëm ekonomik do të pësojë ngadalësim, duke rezultuar me një ekonomi e cila vazhdimisht do të dështojë në arritjen e potencialit të saj të plotë.  Shumë njerëz do të sëmuren dhe disa prej tyre do të vdesin.

Ndoshta ju mund ta keni humbur interesimin për pandeminë, por një gjë është e sigurt, ajo (pandemia) s’ e ka humbur ende interesimin ndaj jush, përfundon artikullin e saj The Economist.

Përgatiti: Nuhi Shala



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *