Thirrja e mjekëve shqiptarë për respektimin e masave kundër COVID-19

loading...

5000 mjekë nga Shqipëria dhe diaspora u bëjnë thirrje shqiptarëve të respektojnë masat kundër koronavirusit.

E Premte, 19 Qershor 2020 – 11:20
albinfo.ch

Të shumtë janë mjekët shqiptarë në diasporë, shumica e tyre të specializuar në shumë fusha të ndryshme mjekësore, transmeton albinfo.ch.

Një grup prej 5000 mjekësh dhe specialistësh nga Shqipëria dhe diaspora u bëjnë thirrje shqiptarëve që të respektojnë masat kundër koronavirusit.

me anë të një letre të hapur, të publikuar në rrjete sociale, ata sugjerojnë të zbatohen 6 këshilla si të ruhemi nga Covid-19, transmeton albinfo.ch.

 

Postimi i plotë:

 

Më poshtë do të gjeni një thirrje të një grupi mjekësh shqiptarë, ku bëj pjesë edhe unë, drejtuar secilit prej nesh. Vetëm po të dëshironi, mund ta shpërndani te miqtë tuaj. Vetëm po të jemi bashke, do t’ia dalim!

 

Të dashur bashkatdhetarë,

 

Java e fundit me numrin e rasteve të rritura nga dita në ditë na ka shqetësuar të gjithëve.

Ne, një grup prej 5000 mjekësh dhe specialistësh të shëndetësisë nga Shqipëria dhe Diaspora, kemi ndjekur situatën e pandemisë në atdhe që prej muajit mars. Roli ynë ishte bashkëpunimi mes nesh, në përballje me armikun që na trokiti paftuar këtë pranverë.

Sot vendosëm se i detyrohemi popullit shqiptar pak më tepër se thjeshtë ide e diskutime mes kolegëve. Ne mbi të gjitha studiuam dhe punojmë për ti shërbyer shëndetit të pacientëve tanë. E kjo detyrë na shtyn të vëmë shëndetin tuaj në vijë të parë.

Të menaxhosh situata të tilla është sfidë, por të jesh pacienti është ende më e vështirë. Mirëkuptojmë ankthin tuaj ashtu si edhe pasiguritë tuaja. Ju u përballët me një virus të panjohur, me informacion që ndoshta s’ e kuptonit plotësisht, me rregulla që s’ ishte e lehtë ti ndiqnit, me humbje të punës apo situata familjare që ju shkaktuan stres të panevojshëm. Kolegët mjekë dhe institucionet iu bënë thirrje të përshateshit më jetën e re për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe në vetëm pak ditë realiteti juaj ndryshoi rrënjësisht.

Pas karantinës së lodhshme rishijuam lirinë, por shumë prej jush harruan shpejt sakrificat vetjake dhe të të tjerëve, harruan muajt që lamë pas. Cmimin po e paguan një pjesë e bashkëatdhetarëve tanë, ashtu si mund ta paguajmë shtrenjtë ne dhe ju. është pikërisht kjo situatë e re që na sjell nevojën t’ju drejtohemi secilit prej jush.

Duke filluar nga ne, personeli mjekësor, e deri tek banori i një zone të largët ju rikujtojmë:

  1. Distancimin fizik nga njëri- tjetri të paktën 1.5 metra. Të mos qëndrojmë afër kur s’ është e nevojshme, të mos fyhemi nga shokët apo të afërmit kur s’ na japin dorën e kur s’ na përqafojnë. Mbrojnë veten e tyre e njëkohësisht dhe ne.
  2. Maskat s’ janë mit, janë një aksesor i nevojshëm. Qepini vetë ose i blini, mjafton të mos i harroni kur dilni nga shtëpia. Vendosini ato kudo ku ambienti është i mbyllur, spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh etj.

Ju s’ e dini Vetëm po të dikush afër jush është bartës i virusit. Mbroni veten dhe familjet tuaja.

  1. Higjiena personale, një shishe e vogël me desinfektantë dhe larja e shpeshtë e duarve mbi 20 sec ju mbron nga përhapja e virusit. Sa herë uleni të pini kafen tuaj apo të hani dicka, ju lutemi të lani/desinfektoni duart.
  2. Një pjesë e pacientëve janë “viktima“ të fshehjes së sëmundjes nga personat rreth tyre. Mos harroni se duke mos treguar të vërtetën vini në rrezik jo vetëm jetën e miqve apo të njohurve tuaj, por gjithashtu rrezikoni rimbylljen e Shqipërisë dhe penalizimin e padrejtë të të gjithëve. Tregoni Vetëm po të keni simptoma e qëndroni në shtëpi kur prisni përgjigjen e tamponit apo kur jeni në karantinë.
  3. Sistemi ynë shëndetësor , ashtu si edhe sisteme më të avancuara se ai shqiptar, ka limite në përballimin e një situatë më të rënduar. Asnjë nga ne s’ do dëshironte që shërbimi i ofruar të mos ishtë maksimal. nevojitet të kuptojmë që sa më pak raste, aq më mirë do menaxhohen ato.
  4. Nënvizojmë se të gjithë ata me sëmundje kronike dhe moshat mbi 60 vjec nevojitet të ruajnë veten më tepër se të tjerët. Ju rrezikoni shumë, prandaj bëhuni mjekët e vetvetes dhe reduktoni lëvizjet dhe takimet e panevojshme. Mbani gjithmonë maskë.

 

Kultura jonë na ka mësuar të jemi socialë me njëri-tjetrin e të ndërtojmë marrëdhënie afrimiteti. Por sa na rrezikon kjo? Fatkeqësisht, tepër!

Takojini të afërmit tuaj në distancë, ruajini ata, ruani dhe veten.

Vetëm po të dëshironi të gëzoni shëndet, të shijoni pushimet, gëzimet tuaja familjare, Vetëm po të doni të dashurit tuaj të vijnë nga jashtë apo ju të udhëtoni jashtë vendit, përpiquni të përshtateni me jetën tonë të re. Ngado me maska dhe desinfektantë duarsh, gjithmonë distancë.

Jemi me ju, por mjekët s’ mund të luftojnë të vetëm. Kemi nevojë të jeni aleatët tanë që fitorja të jetë e të gjithëve.

Një realitet i ri, yni, për një të ardhme të shëndetshme,

 

Me respekt për çdo sakrifice tuajën,

Mjekët shqiptarë pjesë e Grupit Anti- Covid.

https://www.facebook.com/groups/206146830697979

Qershor 2020



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *