Mon. Aug 8th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Shkruan: Shpresa Doda

ndonjë ditë të ftohtë janari,të vitit 2020,unë u diagnostifikova me kancer…Acari i dimrit u bë më i ftohtë, sëmundja mu shfaq mua si një uragan që do të më përmbyste të tërën përnjëhëre.Momente hutimi,trishtimi,lotë të derdhur pa fund,emocione të përziera…s’ di se cili mendim më vinte më parë dhe isha gati që në një moment dobësimi ,gati humba vullnetin për jetën!

Por një “JOOOO”e madhe,si një jehonë më erdhi dhe ndriqojë mendjen time.Jo kurrën e kurrës, jo dobësim!!!Unë,dhe cdo njeri tjetër duhet t’a luftojmë atë me vendosmëri. Pozitiviteti dhe mbështetja e fortë që na ofron familja,shoqëria në momentet e vështira është ajo për çka kemi nevojë…

Tani jam në fazën e 2-të dhe vazhdoj me kimioterapinë e 13-të të radhës, dhe ju o gra,o nana,do të mund të më njihni dhe të vlerësoni gjendjen time shpirtërore e fizike përmes një fotosesioni,të cilin e kam realizuar për këtë qëllim.

Mundohem të ju them se…edhe pas diagnostifikimit me kancer,s’ është fundi i botës, se jeta vazhdon dhe ne duhet t’a duam dhe të luftojmë fort në mënyrën më të mirë të mundshme.Këtë duhet t’a bëjmë për shkak të vetëvetes ,fëmijëve dhe të afërmve tanë.Fotosesioni im ka për qëllim mbështetjen e gjithë atyre femrave që luftojnë si unë kundër kësaj të keqeje që na caktoj fati.

Të shpresojmë tek lajmet e zbehta që vijnë tek tuk për gjetjen e kurës kundër këtij përbindëshi që i thonë kancer!!!Dua që tek këto foto të gjejnë veten shumë femra,si ato qē duan të ngjiten në altar,si ato që i bren meraku se si do të duken në punë,në rrugë ,kur u bien flokët, vetullat e qepallat se,fundja,ne mund të vendosim paruke,bizhuteri moderne që do të na bëjnë të ndihemi bukur dhe me plot vetēnesim”!@shpresadoda në @femm.al

[ad_2]

Subscribe
Notify of
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

You cannot copy content of this page

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x