Sat. Jun 25th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Tiamina B1, Vitamina B1

Tiamina apo vitamina B1 dhe roli i saj në mbrojtjen nga sëmundjet e ndyshme

Tiamina, aneurina apo vitamina B1 është një ndër vitaminat e grupit B, të cilat janë të tretshme në ujë dhe marrin pjesë në shumë procese metabolikeorganizëm

Është e njohur që mungesa e vitaminës B1 është shumë e shpeshtë te pacientët të cilët vuajnë nga shumë sëmundje të mushkërive.

Me kusht që në trup nuk sigurohet sasi e mjaftueshme e kësaj vitamine, imuniteti dobësohet, në këtë kohë organizmi bëhet më i lëndueshëm dhe më pak i rezistueshëm, shkruan Gazeta Shëndeti.

Pos vitaminës D dhe vitaminës C, tiamina ka rol kyç në luftën kundër të gjitha sëmundjeve infektive.

Këtë tezë e kanë konfirmuar shumë mjekë dhe hulumtime të bëra.

Vitamina B1 redukton rrezikun nga sëmundjet e zemrës, çrregullimet neurologjike, diabeti (sëmundja e sheqerit) lufton kundër depresionit dhe humorit të keq. Ndikon mirë në funksionimin e sistemit nervor dhe në sistemin imunitar.

Si manifestohet mungesa e vitaminës B1 ?

Mungesa e vitaminës B1 çon deri në dobësim, lodhjepsikozë dhe dëmtim të nervave.

Mungesa e madhe çon në dëmtim të trurit, muskujve të zemrës dhe organeve respiratore.

Mungesa e theksuar e tiaminës mund të shkaktoj sindromin Wrnicke-Korsakoff, një çrregullim neurologjik i shprehur me konfuzion dhe humbje të kujtesës afatshkurtër dhe afatgjatë.

Në këta artikuj ushqimorë ka më me bollëk:

Vitamina B1 gjendet në tharmë (bukë, pjekurina me tharmë, birrë), krunde, drithëra të parafinuara, bishtajore, oriz, mish, vezë, fruta
arrore, qumësht, lakër, spinaq, patate dhe në lloje të tjera të ndryshme të pemëve dhe perimeve.

Produktet e miellit shpesh pasurohen me vitaminë B1.

Doza e rekomanduar ditore e kësaj vitamine është:

▪ meshkujt mbi 14 vjeç – 1.2mg,

▪ femrat mbi 14 vjeç – 1.0mg.

Absorbohet mirë në traktin gastrointestinal.

Në koncentrime relativisht të larta deponohet në muskulin e zemrës, tru, veshkë dhe mëlçi si dhe në muskujt skeletorë.

Me kusht që merret më shumë se nevojat reale, teprica metabolizohet ose eliminohet me anë të veshkave./ Gazeta Shëndeti

Tiamina B1, Vitamina B1
Tiamina B1, Vitamina B1

Leave a Reply

You cannot copy content of this page