Wed. Oct 5th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Poezi

Tim biri

E doja prillin me dashurin e shpirtit
Se pranverën kisha për ditlindje
Ju luta Zotit kur tek unë ti të vije
Si atëherë..prill të ishte

Ashtu të lidhur ne ishim bashkë
Se shumë u përpoqëm ,Ti e di
Me dhëmbë të mbajta,dhe Zoti lart
, tek unë,ty të fali

Sportist më tha mjeku do behet
se është i gjatë goxha djalë
Por mua asgjë s’më interesoji
Vetëm ne të ishim bashkë

Ti erdhe pa gëdhirë dita
dhe shumë gëzova ,oh sa shumë
Nga krahët nuk doja të të hiqja
E nga gëzimi s’vura gjumë

Tani kur vitet kanë kaluar
Dhe ai merak larg, mbeti tutje larg
Çdo ditë të shoh të burrëruar
I matur në jetë ,i matur në fjalë

Nuk je i festave të mëdha
As dhuratave të rënda
Më thua më mjafton urimi
Dhe një buqetë me fjalët e ëmbëla

Shpesh tek ti veten e gjej
Me vete qesh,e qet largohem
Por ndonjëherë je pak kokëfort
Dhe që jemi “Dash”të dy kujtohem

Kërkon çdo pune ti shkosh në fund
Më të mirën të bësh nga vetja jote
Me zemër e shpirt bir të bekoj
Në jetë të uroj të mirat e kësaj bote.

You cannot copy content of this page