Tortë e lehtë me lëng portokalli

loading...


E butë, e shijshme dhe plot vitamina, torta me lëng portokalli është një ëmbëlsirë perfekte për të filluar ditën në mënyrën e duhur. Shumë aromatike, ajo është edhe e lehtë dhe e shpejtë në përgatitje; Me kusht që është e mundur përdorni portokaj organikë për një ëmbëlsirë të shëndetshme edhe për pasditen e fëmijëve tuaj.

Përbërësit:

200 gr miell

30 gr kokos pluhur

30 gr vaj vegjetal

100 gr shurup panje (në vend të sheqerit, Me kusht që s’gjeni përdorni sheqer kaf)

250 gr lëng portokajsh organikë

10 gr maja për ëmbëlsira

Pak kripë

Kokrriza (granella) sheqeri për ëmbëlsira

Përgatitja:

Sitni miellin dhe majanë, shtoni miellin e kokosit dhe kripën dhe përziejini mirë.

Në një enë përzieni shurupin e panjës, vajin dhe lëngun e portokallit dhe më pas hidheni përbërjen në enën me miell dhe përziejini derisa të përftoni një masë homogjene.

Vendoseni masën në një tepsi të shtruar me letër furre, spërkateni sipërfaqen e tortës me kokrriza sheqeri për ëmbëlsria dhe piqeni në furrë të parangrohur në 170 gradë për 45-50 minuta.

Pasi të jetë pjekur, spërkateni me copëza frutash të thata sipas dëshirës.

Burimi: Living

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *