Fri. Aug 19th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Kuptimi i fjalës

Çka është Tragë ?

Kuptimi i fjalës Tragë

TRAGË f.

  1. Vija që lë rrota e qerres në tokë. Traga e qerres. Shkoj (eci) pas tragës. Lë tragë. E gjej me tragë.
  2. Gjurmë (edhe fig.). Traga e gjakut. Eci pas tragës. I humbi traga. E humba tragën.
  3. Udhë e ngushtë dhe e vështirë në mal; dhiare, vragë. Tragë e fshehtë. Tragë e verbër: udhë e ngushtë që herë shquhet e herë humbet e nuk duket fare. Tragë mali. Humbi tragën.
  4. fig. Drejtimi, që merr një punë, një ngjarje etj. rrugë. S’di ç’tragë do të marrë. E futi në tragë.
  5. Mend; mendje. Njeri me tragë. S’ka tragë. I iku traga.

Shprehje:

  1. Nuk ka tragë të… nuk ka ndër mend… (të bëjë një punë, të niset etj.).

You cannot copy content of this page