Trajneri i Prishtinës: Sot kemi dhënë shumë pak, s’ e merituam as barazimin!

loading...


Prishtina ka pësuar humbje në derbin e xhiros së tetë ndaj Gjilanit me rezultatin 0-2.

Klubi i Zekrija Ramadanit u mposht në shtëpi nga Gjilani me golat e Fiton Hajdarit dhe Prognit, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramdani tha se skuadra e tij dha shumë pak në fushë dhe ndoshta s’ e meritoi as barazimin, për këtë arsye edhe s’ erdhi – duke iu referuar penalltisë së humbur nga Endrit Krasniqi pas 65 minutave lojë kur rezultati ishte 0:1.

“Sot s’ kishim intensitet në mesfushe, dështuam aty. Golin e parë e pranuam nga penalltia, pas pranimit duhet të reagoj skuadra. Kemi dhënë pak dhe kemi humbur ndeshjen. Në 20 minutat e fundit i futëm të gjitha mundesitë që kishim, por se merituam as barazimin dhe për atë edhe s’ erdhi”, tha Zekrija Ramadani për Art Sport.

/GazetaBlic Sport/

 

 



Related posts