© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Kanceri i gjirit foto Rtv21 e1512682258104

Trajtimi i Kancerit të Gjirit me Radioterapi

Çfarë është dhe në cilat raste aplikohet

Radioterapia për trajtimin e Kancerit të gjirit?

Radioterapia përdoret për të trajtuar Kancerin e gjirit në pothuajse të gjitha stadet (fazat) e tij. Terapia me rrezatim (siç e njohim ndryshe trajtimin me Radioterapi) është një mënyrë efektive për të minimizuar rrezikun e rishfaqjes së Kancerit të gjirit (duke vrarë qelizat tumorale) pasi është kryer kirurgjia për heqjen e masës tumorale në gji. Po kështu Radioterapia është shumë efektive dhe gjen aplikim edhe për të lehtësuar simptomat e shkaktuara nga përhapja e kancerit në pjesë të tjera të trupit i cili njihet si kanceri metastatic i gjirit.
Ja disa nga rastet kur rekomandohet trajtimi me Radioterapi i Kancerit të gjirit:
1- Pas Lumpektomisë – Kirurgjia që heq masën tumorale dhe ruan gjirin.
2- Pas Mastektomisë – Kirurgjia për heqjen totale të gjirit dhe që aplikohet në rastet kur masa tumorale në gji është shumë e madhe në raport me gjirin.
3- Në rastet e Kancerit të gjirit të avancuar lokalisht dhe përkatësiht:
3.1- Kancerin e gjirit që nuk mund të hiqet në rrugë kirurgjikale
3.2- Kanceri inflamator i gjirit që është një lloj agresiv i kancerit që përhapet në kanalet limfatike të lëkurës që mbulon gjirin. Personat e prekur nga ky tip kanceri fillimisht ju rekomandohet trajtimi nëpërmjet Kimioterapisë, më pas Mastektomia dhe në fund aplikohet trajtimi me Radioterapi, gjithmonë për të minimizuar në maksimum mundësinë e rishfaqjes së sëmundjes.
Teknikat bashkëkohore të radioterapisë bëjnë të mundur që gjatë rrezatimit të ruhet në mënyrë maksimale zemra dhe mushkëria, pra në këtë mënyrë pacientja pas disa vitesh, nuk do të ketë probleme me zemrën edhe mushkrinë si rrjedhojë e rrezatimit të marrë gjatë trajtimit, gjë që mund të ndodhë nëse trajtimi me radioterapi do të bëhej me teknikat më të vjetra.
Dr.Ledio Bregu
Onkolog-Radioterapeut/Spitali Hygeia
Kontakto: 04 23 90 000

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.