loading...
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ministri i Brendshëm, Agim Veliu ka bërë të ditur kërkesën e ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni për transferimin e Sekretares së Përgjithshme Rozafë Ukimeraj nga Ministria e Pushtetit Lokal në atë të Mbrojtjes.
“Është arritur pëlqimi që në interes të dy ministrive të bëhet transferimi në pozitën e Sekretares së Përgjithshme për gjashtë muaj, nga Ministria e Pushtetit Lokal në atë të Brendshme”, tha Veliu, transmeton lajmi.net.
Ky propozim u votua nga ministrat e pranishëm në mbledhjen e Qeverisë Hoti.