Transferohen 1 milion euro për ‘Trepçën’, 100 mijë të tjera më vonë

loading...


Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka njoftuar se janë ekzekutuar 1 milion euro për Ndërmarrjen Publike “Trepça”.

Ditë më parë, pas një takimi me Bordin e Trepçës, Qeveria e Kosovës kishte premtuar se do t’i ndajë 1.1 milion euro. Ndërkohë që, që nga dita e djeshme, rreth 100 minatorë në Stan Tërg janë ngujuar në minierë pasi atyre akoma s’ u kishin dal pagat.

Kuçi njoftoi se 100 mijë eurot e premtuara do ekzekutohen më vonë.

“Minsitria e Ekonomisë dhe Ambientit në mëngjesin e sotëm ka ekzekutuar ndihmën financiare për Trepçën, në vlerë prej 1 milion eurosh. Kjo ndihmë u ekzekutua sot për shkak të teknikaliteteve të bartjes së mjeteve në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit”, deklaroi ai në Facebook.

“duhet të sqarohet që pjesa prej 100,000.00 eurosh, që e kompleton ndihmën prej 1.1 milion euro, do të ndahet gjatë javës tjetër meqenëqë këto alokime nga buxheti i pakos së rimëkëmbjes ekonomike do të duhet të votohet në Mbledhjen e Qeverisë mbi kriteret dhe motivet e ndihmës për subjektet e caktuara. Pra s’ është vetëm ndihma pre 1 milionë euro, por do t’i bashkohet edhe shuma prej 100,000.00 eurosh”, shkroi tutje ai.

Sot, KALLXO.com raportoi se dha dorëheqje u.d. Kryeshefi i Trepçës, Hysen Vrajolli. Ai përmendi presionet, siç tha ai, nga ekzekutivi kosovar pas situatës së krijuar në “Trepçë”.

Ky është njfotimi i plotë i ministrit Blerim Kuçi:

Ekzekutohet ndihma financiare për Trepçën

Minsitria e Ekonomisë dhe Ambientit në mëngjesin e sotëm ka ekzekutuar ndihmën financiare për Trepçën, në vlerë prej 1 milion eurosh.

Kjo ndihmë u ekzekutua sot për shkak të teknikaliteteve të bartjes së mjeteve në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

duhet të sqarohet që pjesa prej 100,000.00 eurosh, që e kompleton ndihmën prej 1.1 milion euro, do të ndahet gjatë javës tjetër meqenëqë këto alokime nga buxheti i pakos së rimëkëmbjes ekonomike do të duhet të votohet në Mbledhjen e Qeverisë mbi kriteret dhe motivet e ndihmës për subjektet e caktuara.

Pra s’ është vetëm ndihma pre 1 milionë euro, por do t’i bashkohet edhe shuma prej 100,000.00 eurosh.

Ne jemi të përkushtuar që të zgjidhim problemet e ndërmarrjeve publike, sidomos në kohën e pandemisë COVID-19, pasi kemi ndjeshmërinë e secilës familje të punëtorëve të Trepçës. duhet të kuptojnë edhe punëtorët që ka procedura për transferim të mjeteve dhe s’ është çështje minutash pasi ekziston një sistem më i ndërlikuar për transferim të mjeteve financiare.



Related posts