Tre gjakovarë tentuan të vjedhin kabllo të rrymës, lëndohet njëri

loading...


Një vjedhje në tentativë është raportuar se ka ndodhur të shtunën pak para mesnatës në udhën “Gaspër Karaqi”, në Gjakovë.

Policia ka njoftuar se tre persona të dyshuar, kanë tentuar të vjedhin një kabllo të rrymës elektrike, në ish ndërmarrjen “Elektromotorr”.

Sipas policisë, gjatë tentimit të vjedhjes, nga rryma elektrike, është lënduar njëri nga të dyshuarit, i cili është dërguar në Spitalin e Gjakovës për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.



Related posts