Tre mënyra natyrale për të kuruar dhimbjen e shpinës, kyçeve dhe migrenën apo hemicraninë


Asnjë lloj dhimbje në trupin tuaj s’ duhet t’ju ndalojnë të jetoni jetën në maksimum.

Ndaj, më poshtë ua sjellim tre mënyra natyrore për të kuruar dhimbjen në shpinë dhe kyçet tuaja së bashku me eliminimin e migrenës apo hemicranisë!

dhimbje shpine

Relaksimi progresiv i muskujve përfshin tensionimin dhe relaksimin e muskujve. Studiuesit thonë se praktikimi i terapisë dy herë në ditë për dhjetë minuta lehtëson dhimbjen e shpinës me 80 për qind gjatë tetë javëve. Ky relaksim progresiv stimulon sistemin nervor parasimpatik, i cili qetëson nervat e dhembjes.

Për ta provuar: Bëni duart grusht dhe mbajini për pesë sekonda, pastaj hapni duart, duke u përqendruar në mënyrën se si ndihen muskujt e relaksuar. Përsëriteni me grupe muskujsh në të gjithë trupin.

Shih edhe:  IKShPK inkurajon qytetarët për t’u vaksinuar, tregon si funksionojnë vaksinat dhe sa doza janë të nevojshme

dhimbje të kyçeve

Kur dhimbja e kyçeve bëhet kronike, merrni parasysh shtimin e kolagjenit në dietën tuaj. Në një studim të botuar në revistën Nutrition Research, subjektet që hanin peptide kolagjeni çdo ditë përjetuan një ulje prej 43 për qind të ngurtësisë së kyçeve dhe një rritje prej 39 për qind të lëvizshmërisë së kyçeve. Shkencëtarët shpjegojnë se kolagjeni punon për të forcuar kërcin, ligamentet dhe tendinat që mbështesin lëvizjen e kyçeve, shkruan FFW.

migrena apo hemicrania

Provoni të zhyteni në një banjë të ngrohtë kur një migrenë apo hemicrani ose dhimbje koke godet si një mënyrë qetësuese për të kuruar dhimbjen. Uji i ngrohtë nxit çlirimin e hormoneve të dhembjes si oksitocina, e cila zvogëlon dhimbjen e kokës brenda katër orësh. Dhe meqenëse studiuesit e Universitetit të Stanfordit raportojnë se banjat e rregullta zvogëlojnë rrezikun e migrenës apo hemicranisë në të ardhmen me 75 për qind, konsideroni t’i bëni ato një zakon. 

Shih edhe:  Shefja e Agjencisë së Barnave: Të gjitha vaksinat funksionojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *