Tre pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

loading...

Tre të infektuar me COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë në gjendje të rëndë.

Sipas njoftimit të spitalit në Facebook, 41 pacientë të shtrirë në këtë spital janë pozitiv me COVID-19,  kurse 23 janë në pritje të rezultateve.

Nga pacientët e shtrirë 16 janë në oksigjeno- terapi, tre pacientë janë në gjendje më të rëndë kurse pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

“Nga personeli i Spitalit 4 Mjek, 5 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19, kurse 6 anëtar të tjerë të Personelit ton janë në pritje të rezultatit. Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit 205 pacientë kanë marrë tretman emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 14 pacientë janë shtrirë për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer tri operacione.

“4 lindje kanë qenë gjatë këtij vikende, 3 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 1 ̈e gjinisë femërore. 167 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,032 analiza”, thuhet në këtë njoftim në Facebook.

atëherë, në nivel vendi sipas të dhënave zyrtare deri më tash janë konfirmuar 5,118 raste me coronavirus, janë shëruar 2,370 dhe kanë ndërruar jetë 108 pacientë.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *