Skip to toolbar

Tre të lënduar pas shpërthimit të bombolës së gazit në Istog


loading...

Një bombolë gazi ka shperthyer brenda një objekti banesor në Istog.

Policia e Rajonit të Pejës ka konfirmuar se tre persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK në Prishtinë.

ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 të ditës së sotme.

Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova ka thënë për KALLXO.com se shperthimi i bombolës së gazit erdhi si pasojë e disa punimeve që ishin duke ndodhur brenda objektit banesor.

“Sot rreth orës 15:30 në udhën “Rexhë Murati” në Istog, në një objekt banesor gjatë punimeve ka ndodhur një shpërthim i bombolës së gazit. Si pasojë e shpërthimit, tre persona janë lënduar të cilët pas marrjes së trajtimit mjekësor në QKMF në Istog, të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë. ndërsa, më pas për shkak të natyrë së lëndimeve viktimat janë dërguar në QKUK, në Prishtinë”, ka thënë Rugova për KALLXO.com.

Ai shtoi se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e dukurisë sipas Rugovës kanë qenë edhe ekipet policore dhe zjarrëfikësit.



loading...