Sat. Aug 13th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Tremujori i tretë – si e keni kaluar ju❓

Shyqyr që u ndalën të vjellurat, trupi u adaptua me “vullkanin” e hormoneve dhe dalngadalë jeta po bëhet normale!

Por, taman kur filluat ta shijoni shtatzëninë, shumë shpejt vjen tremujori i tretë kur fillojnë shqetësime tjera.

Lajm i mirë është që çdo ditë e më shumë po afrohet çasti kur do ta keni në gjoks mrekullinë që tash e keni brenda vetes.🙂👌😉

Lajm jo i mirë është që edhe veprimet më banale, për ju do të bëhen më të komplikuara se ekuacionet matematikore me 3 t’panjohura!🤣🤣🤣

Shpeshherë mendoni me vete “A jam unë kjo…a jam unë që po më ndodh kjo?”.
Gati të gjitha shtatzënat e ndiejnë veten kështu! Në këtë rast nuk qon shumë peshë fakti që s’keni shtuar shumë kile, a jeni shtatlartë apo jo dhe se si e keni kaluar shtatzëninë deri tash. Kur barku rrumbullakohet dhe bebja zë shumë hapësirë brenda jush, shumë veprime bëhen më të vështira.

1. Ushqimi
Në tremujorin e tretë ushqimi ju mundon shumë. Sa më shumë që rritet bebja, aq më pak vend i mbetet lukthit. Shtypja që bën bebja ndonjëherë ju bën që të mos mund të hani më shumë se disa kafshata. Për këtë arsye juve ju duket se hani pandërprerë…në fakt kjo është mënyra më e mirë e të ushqyerit – racione të vogla dhe të shpeshta.

2. Gjumi
Gjumë keni, por s’fleni dot! A mund të ketë diçka më frustruese se kjo gjë? Ju duket e pamundur që të rehatoheni, por taman kur e gjeni një pozicion të mirë e ndieni nevojën për të urinuar. Pastaj, ju ik gjumi dhe s’pushoni dot.

Përpiquni që të pushoni gjatë ditës sa herë që keni mundësi, sepse netët në tremujorin e tretë te shumica e shtatzënave janë të rezervuara për rrotullim në shtrat dhe për të shkuar në WC.

3. Rehatia
Më parë mezi keni pritur që të shtriheni në kauq, ra mbani telekomandën afër vetes dhe ta shikoni një film të mirë. Tash, kjo është e pamundur! Taman kur të rehatoheni ose bebja ju godet ose duhet të shkoni në toalet. Zor se mund të kënaqeni shtrirë për shkak të dhimbjeve të shpinës, ngërqeve, pagjumësisë, urisë dhe etjes.

4. Përkulja
Tash zor se mund të përkuleni për t’i marrë çelësat nëse ju biejnë në tokë…ose për t’i lidhur lidhëset e këpucëve, për t’i lyer thonjtë e këmbëve ose për t’u depiluar.

5. Pushimi
Zor se mund të flitet për pushim kur as që mund të shtriheni rehat. Kur shtriheni mezi e ndërroni krahun ose ngriteni nga shtrati.

Ngushëllimi i vetëm mbetet fakti që “shkoi e shumta dhe mbeti e pakta” dhe se mrekullia po vjen!🙂🙂🙂/ Poliklinika Dr.Memli

You cannot copy content of this page