Trepça ’89 triumfoi me përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Ballkanit, ky është komenti i trajnerit Idrizi pas ndeshjes

loading...


Trepça 89′ ka shënuar një fitore dramatike ndaj Ballkanit me rezultat 4 me 3.

Ishte një përmbysje e madhe nga skuadra mitrovicase në pjesën e dytë, me tre golat nga Bismark dhe një nga Nimani, përcjell GazetaBlic.

Trepça ’89 ia doli të shënoi plot 4 gola vetëm në pjesën e dytë, duke shënuar një nga fitoret më spektakolare në këtë edicion.

Pas ndeshjes është prononcuar trajneri i kësaj skuadre, Shpëtim Idrizi.

Idrizi tha se ka qenë një ndeshje e jashtëzakonshme dhe se s’ ka besuar se rezultati do të përmbyset pas disavantazhit prej 0 me 3 nga Ballkani.

“Ka qenë një ndeshje e jashtëzakonshme ndaj Ballkanit, dua t’i përgëzoj lojtarët e mi për dëshirën dhe vullnetin e madh. s’ kam besuar se rezultati ndaj Ballkanit do të përmbyset, por ne kemi treguar përformancë të jashtëzakonshme dhe arritëm të fitonim trë pikët” deklaroi Idrizi pas ndeshjes.

/GazetaBlic/ 



Related posts