Wed. Jun 29th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Djersitja është një proces fiziologjik përmes të cilit eleminohen lëngjet e tepërta dhe toksinat nga organizmi. Gjatë djersitjes sekretohen lëndët e dëmshme, siç janë alkooli, kolesteroli dhe kripa, dhe përmirësohet shëndeti kardiovaskular. Ajo ndihmon gjithashtu në ruajtjen e temperaturës së trupit dhe përmirëson shëndetin kardiovaskular.

Por përveç stinës së verës, ku djersitja është proces mëse normal, trupi ynë prodhon djersë të tepërta edhe gjatë natës. Shpeshherë fajësojmë temperaturën e lartë të dhomës ku flemë ose shtresën e tepërt, por arsyet janë të tjera.

1.Apnea penguese e gjumit : Apnea penguese e gjumit është një çrregullim i funksionit të frymëmarrjes, e karakterizuar nga ndalesa të frymëmarrjes gjatë gjumit. Si rrjedhojë e mungesës së ajrit , trupi i njeriut djersin. Apnea shoqërohet edhe me shqetësime të tjera si gërhitja, lodhja gjatë ditës, dhimbja e vazhdueshme e kokës apo ndryshimet e humorit.

2.Menopauza : Menopauza shoqërohet me çrregullime hormonale të cilat sjellin djersitje gjatë natës. Gratë në menopuazë shpesh zgjohen me ndjesi mbytjeje dhe besdisjeje të krijuar nga djersitja e vazhdueshme. Përveç djersitjes shumë prej tyre shfaqin edhe çrregullime të tjera si cikël i parregullt, lëkurë e thatë dhe ndryshime të humorit.

3.Ankthi : Ankthi ose stresi kronik ndikojnë në shfaqjen e djersëve të tepërta. Në raste të tilla është mirë që problemi të kapet që në gjenezë. Terapistët praktikojnë terapi konjitive të të sjellurit dhe ndihmojnë pacientët të ndryshojnë mënyrën e të menduarit.

Burimi: Living

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page