Tri gjëra që duhet t’i bisedoni me doktorin tuaj për urtikatrinë (inflamacion i lëkurës)

loading...


Menaxhimi i urtikarisë, që ndryshe njihet si inflamacion i lëkurës pasi trupi ynë kontakton me një sipërfaqe të jashtme, s’ është gjithmonë i lehtë, andaj duhet të bisedoni në detaje me dermatologun tuaj për problemet që keni.

Tri gjëra që duhet patjetër të fliten me doktorin janë: simptomat e pakontrollueshme të urtikarisë (Nëse i përjetoni), pamundësia e ndjekjes së planit për trajtim dhe ndryshimet e disponimit.

  • Simptomat e pakontrollueshme të urtikarisë

Kjo sëmundje e lëkurës në disa raste di të bëhet e bezdisshme. Si shkas i paraqitjes së “rripave” të kuq në lëkurën tuaj, ndjesia e kruarjes mund të jetë e pakontrollueshme dhe mund të ju lërë pa gjumë, shkruan CNN.

Nëse e shihni që menaxhimi i këtyre simptomave po bëhet i pamenaxhueshëm, lajmërojeni dermatologun dhe ai do ua mundësojë një trajtim më të detajuar dhe specifik për këtë sëmundje.

  • Pamundësia e ndjekjes së planit për trajtim të urtikarisë

Menaxhimi i këtij problemi të lëkurës kërkon zbatimin e një plani strikt, por Nëse kjo s’ funksionon, duhet ta lajmëroni domosdoshmërisht doktorin tuaj.

Jini të sinqertë me doktorin. Nëse plani i parë s’ funksionon, në pajtim me ju, ai mund t’ua ndryshojë regjimin e trajtimit.

  • Ndryshimet e gjendjes emocionale

Shpesh personat që kanë problemin e urtikarisë manifestojnë nivele te larta të stresit.

Kjo lidhje në mes të shqetësimeve të lëkurës dhe stresit është vërtetuar edhe shkencërisht, andaj konsultimi me mjekun është i pashmangshëm.

Të jetosh më këtë problem është e vështirë, por me një transparencë të duhur dhe një kontakt i rregullt me mjekun tuaj do të japë efektet e veta pozitive. /familjajone

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *