Tri institucionet kyçe të kulturës akoma punojnë me ligje të UNMIK-ut


kyçe të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore akoma funksionojnë me ligje të miratuara në kohën e UNMIK-ut.

Ligji për Filharmoninë, Baletin dhe Operën, si dhe Ligji për Trashëgiminë Kulturore, janë akoma nga koha kur qeverisej nga i Kombeve të Bashkuara, UNMIK.

Ndryshim-plotësimi i këtyre ligjeve nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka nisur vite më parë, por deri më sot, draftligjet e reja vazhdojnë të presin në sirtarët e -së.

Përveç ligjeve nga koha e UNMIK-ut, ka nisur po ashtu vite më parë edhe draftimin e disa ligjeve tjera, si atij për kinematografinë, teatrot, arkiva, etj., por pa mundur të arrijë finalizimin e tyre.

Bërja e ligjeve të kulturës dhe i tyre është përcjellë me probleme të vazhdueshme.

Draftligji i ri për Kinematografinë, ishte tërhequr në prag të votimin në Kuvendin e Kosovës nga ish-ministri i MKRS-së Kujtim Shala, në 2016.

Mosmiratimi i ligjeve të reja jo pak herë ka krijuar probleme për funksionimin e institucioneve kulturore. andaj dhe amandamentimi i projektligjeve të reja, sidomos atyre nga koha e UNMIK-ut do të lehtësonte punën e tyre.

Arkiv – Filharmonia e Kosovës – Koncert

Në një përgjigje për Kallxo.com, MKRS potencon se në planin legjislativ për vitin ka të parapara 5 projektligje; Projektligji për Arkivat ; Projektligji për Filharmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës; Projektligji për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë; Projektligji për Trashëgiminë Kulturore dhe Projektligji për Kinematografinë.

Megjithatë, për të marrë formë ligjore, këto ligje duhet të kalojnë edhe në shumë proceduara, pasi ato akoma s’ janë dërguar në qeveri për miratim.

Sipas MKRS-së, Projektligji për Arkivat është i përfunduar, vetëm në pritje të Opinionit nga Departamenti i -së lidhur me AQCUIS të -së dhe i njëjti do të procedohet për aprovim në Qeverinë e Republikës së Kosovës për aprovim.

“Projektligji për Filharmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës është i përfunduar, vetëm jemi në pritje të opinionit të Ministrisë së Financave për vlerësimin e ndikimit financiar dhe i njëjti do të përcillet në Qeverinë e Republikës së Kosovës për aprovim. Projektligji për fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë është në konsultime paraprake dhe publike. Projektligji për Trashëgiminë Kulturore është në përfundim e sipër dhe së shpejti pritet të dërgohet në konsultime paraprake”, thuhet në përgjigjen e MKRS-së rreth planit legjislativ për këtë vit.

Edhe Projektligji për Kinematografinë, sipas MKRS-së është në përfundim e sipër dhe së shpejti pritet të dërgohet në konsultime paraprake.

në këto fjalë e sipër, Kreshnik Musolli, ushtrues i detyrës së drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, ka thënë për Kallxo.com se prej pikave më të rëndësishme që përmban i ri për baletin, është çështja e kodit buxhetor.

“Aty, poashtu do të saktësohet edhe numri i balerinëve dhe detaje tjera. Pas miratimit do të punohen edhe rregulloret tjera përcjellëse dhe statuti me të gjitha hollësitë e mundshme. Në të do të saktësohet edhe puna e pensionimit të mëhershëm të balerinëve me stazh të beneficuar”, ka thënë Musolli.

Teatri Kombëtar/ FOTO-Urim Krasniqi

ndërsa duke folur për nevojën e miratimit të projektligjit për Kinematografinë, regjisori Ben Apolloni thotë se më parë se të ndërrohet Ligji për kinematografinë, duhet të ndërrohen njerëzit që e kanë, sic ka thënë ai, këtë Ligj në dorë.

kur të ndërrohen ata, do të ndryshoje edhe mendësia dhe mandej Ligji do të respektohet (shpresoj) dhe mandej mund ta shohim edhe për çfarë ndryshimesh, ka nevojë Ligji. Por sa të jetë Ligji “në dorë të Maliqit”, kot mund të diskutojmë për ndryshimin e tij apo jo”, ka pohuar ai.

 



Postime të ngjashme