Tri pjesë të trupit që tregojnë Po qe se do të plakeni shpejtë

loading...


Një dermatologe në Britaninë e Madhe ka thënë se disa pjesë të trupit tregojnë Po qe se një person do plaket shpejtë.

“Në zonën e dekoltesë, lëkura është mjaft e hollë, dhe njerëzit e lënë pas dore, veçanërisht kur bëhet fjalë për kujdesin dhe mbrojtjen nga dielli”, tha dermatologia Shereene Idriss.

Sipas saj, pjesa e dytë janë buzët, të cilat dehidrohen me kalimin e moshës dhe mund të zbulojnë shenjat e para të plakjes së lëkurës, transmeton Lajmi.net.

“Lëkura e buzëve me kalimin e moshës humbet përqindjen e keramidit, kolagjenit, elastinës dhe acidit hialuronik. Kjo do të thotë që në përgjithësi, vëllimi i buzëve zvogëlohet, dhe lëkura është më e ndjeshme për shkak të humbjes së lagështisë”, tha dermatologia.

Zona e tretë janë sytë ose lëkura përreth tyre. Janë të parët që zbulojnë se si kemi fjetur, Po qe se kujdesemi për këtë pjesë të fytyrës, Po qe se pimë shumë ujë dhe qëndrojmë shumë në ajër të pastër. Lëkura nën sy është më e hollë në fytyrë dhe s’ ka shtresa në të cilat ruhen furnizimet ose lagështia. 

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *