Turqia e nis vaksinimin e popullatës me vaksinën kineze kundër COVID-19

loading...


Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, i mori i pari këtë vaksinë dhe procesi u transmetua drejtpërdrejt në televizion. Turqia e miratoi këtë vaksinë të mërkurën, pavarësisht të dhënave kundërthënëse rreth shkallës së efikasitetit.

Hulumtimet preliminare me mbi 7.000 vullnetarë në Turqi treguan se vaksina “CoronaVac” është 91.25 për qind efektive. Sidoqoftë, një studim më i gjerë në Brazil nxori një shifër tjetër për efikasitetin e saj – vetëm 50.4 për qind.

Në Indonezi u raportua se efikasiteti i vaksinës kineze është 65.3 për qind, duke ngritur dyshime rreth transparencës së prodhuesve kinezë.

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *