U nisën për të luajtur futboll, por autobusi i skuadrës kosovare u përfshi nga flaka gjatë udhës

loading...


Klubi Futbollistik “Behari” ka pësuar humbje minimale ndaj KF Vjosa me rezultat 1-0.

Ndeshja e sotme ka qenë e planifikuar në xhiron e shtatë të Ligës së Dytë të Kosovës, por jo gjithçka shkoi mirë deri te fillimi i saj, transmeton GazetaBlic.

Gjatë udhëtimin drejt Shtimes, autobusi i skuadrës së Beharit u përfshi nga flakët, pranë fshatit Magure.

Sipas pamjeve, intervenimi ka qenë shumë i shpejtë dhe pa asnjë pasojë.



Related posts