U shpall në kërkim, qytetarët ndihmuan policinë dhe i dyshuari u vetёdorёzua

loading...


Drejtoria Rajonale  e Policisë së Kosovës në Pejë, ka njoftuar se pas bashkëpunimit të qytetarëve me policinë, një person i cili ishte shpallur në kërkim, tashmë është vetëdorëzuar.

Policia njofton se i dyshuari Bleron (Ali) Galani, i lindur më 23.12.1992 nё Pejë, kërkohej për veprën penale vjedhje e rëndë.

“Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, i dyshuari me tё njejtёn datё ёshtё vetёdorёzuar nё Stacionin Policor Pejë. I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё”, thuhet në komunikatë.

PK-ja tutje ka theksuar se rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

“Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët s’ duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt. Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, falënderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit”, thuhet në komunikatë.



Related posts