U vaksinuam, po tani? Çfarë po planifikon Europa për hapjen dhe udhëtimet


Pak pas fillimit të vaksinimit në vendet anëtare kanë nisur diskutimin për “të drejtat eventuale” për të vaksinuarit. daneze deklaroi të mërkurën (03.02) se është duke përgatitur një certifikatë për koronavirusin, një aplikacion në smartphone, përmes të cilit mund të dëshmohet vaksinimi.

hollësitë akoma s’ janë sqaruar, por certifikata, sipas autoriteteve daneze ka për synim “të lehtësojë rihapjen dhe t’u mundësojë bizneseve daneze që të udhëtojnë sërish”.

“Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që shoqëria daneze përsëri të hapet dhe ndërmarrjeve t’u mundësohet të punojnë. Shumë firma daneze janë aktive në mbarë botën”,  tha ministri i Financave Morten Bodskov. Drejtori ekzekutiv i Dhomës daneze të Tregtisë, Brian Mikkelsen, e quajti këtë si një dritë në fund të tunelit për shumë firma.

Ndërkohë në shumicën e vendeve të -së nisur nga numri i lartë i infektimeve dhe shfaqja e varianteve të reja të virusit tendenca më shumë po shkon drejt ashpërsimit të mëtejshëm të rregullave. Kjo prek si udhëtimet publike ashtu edhe ato private. p.sh. kërkon “një arsye të justifikueshme” si psh plan pune apo bashkim familjeje, për të lejuar udhëtimin, po ashtu kërkohet edhe një test ndaj COVID jo më i vjetër se 24 orë.

u jep më shumë të drejta të vaksinuarve

Aktualisht nga ndërkohë s’ lejohet pothuajse askush të udhëtojë për shkak të përhapjes së variantit britanik të virusit në Danimarkë.

Ndryshe veprohet në Estoni. Vetëm pak javë pas fillimit të ngadalshëm të vaksinimit në mbarë BE-në, Talini ndërkohë ka vendosur lehtësime për të vaksinuarit. si gjatë kësaj jave janë shfuqizuar kufizimet e karantinës dhe testet e detyrueshme për për ata që udhëtojnë nga dhe vende të treta, që kanë marrë vaksinën.

Këto rregulla vlejnë edhe për njerëzit, që gjatë gjysmës së fundit të vitit e kanë marrë veten nga sëmundja me COVID. Vetëm po të është bërë vaksina kjo mundëson edhe udhëtimin në Poloni dhe në Rumani.

Edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dëshiron lehtësim udhëtimesh për të vaksinuarit. Ai e pati vendosur në agjendën e takimit të nivelit të lartë të BE-së në mes të janarit temën e certifikatës së vaksinimit. Sektori i turizmit në Greqi përbën rreth 12 përqind të rendimentit ekonomik të Greqisë. Sipas një studimi të Ernst and Young xhiroja e kësaj dege gjatë nëntë muajve të vitit të kaluar ra me 79 përqind. U shkurtuan vende pune dhe pagat.

Për shumë restorante, hotele dhe institucione kulturore në vende që mbahen turizmi si , , lehtësimet e masave për udhëtarë të vaksinuar mund të kenë rëndësi të madhe mbijetese për bizneset.

Detyrimi i përgjithshëm për vaksinim megjithatë vazhdon të jetë i përjashtuar. Madje në disa vende si në Francë e Holandë shumë njerëz janë skeptikë ndaj vaksinimit. Deri tani asnjë vend i BE-së s’ e ka shpallur të detyrueshëm vaksinimin.

Aktualisht po diskutohet me zjarr si për çështjen e detyrimeve ashtu edhe për mundësinë Vetëm po të të vaksinuarve do t’u lejohet sërish të udhëtojnë apo të shkojnë në kafene, restorante, në koncerte e teatro. Si aspektet shkencore edhe ato politike janë të përfshira në këtë diskutim.

Deri tani është e paqartë, se sa vaksinimi mund të parandalojë infektimin e njerëzve të tjerë dhe se sa kohë zgjat mbrojta nga infektimi prej vaksinës. Shtrohet gjithashtu pyetja, se si mund t’u hiqen të drejtat njerëzve, që deri tani s’ kanë pasur akses në vaksina – pyet DW.

n.s. / dita

Postime të ngjashme