Ujësjellësi sanon defektin në gypin e ujit që vjen nga Liqeni i Badovcit


loading...

Kompania rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’, ka njoftuar për rregullimin e defektit në gypin që sjell ujin nga Badovci në rezervuarin e Mirditës.

Sipas njoftimit, uji do kthehet në zonat e prekura nga ky defekt.

“Me një përkushtim të jashtëzakonshëm të ekipeve të mirëmbajtjes dhe operimit, sapo përfundoi sanimi i defektit të gypit të ujit nga çeliku që vije nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.Furnizimi me ujë të pijshëm tash do t’i rikthehet zonave të prekura nga ky defekt,” thuhet në njoftim.

Tutje nga ujësjellësi u bëhet lutje qytetarëve që t’i lënë të hapur rubinetat deri në kthjelltësi të ujit, pasi mund të ketë ujë të turbullt si shkak i defektit.

“Lusim konsumatorët që t’i lënë hapur krojet/rubinetat e tyre, të rrjedhë uji deri në kthjelltësinë e tij, prejse në fillim mund të vjen i turbullt për shkak të atij defekti,” thuhet tutje në njoftim.

Sot gjatë ditës Ujësjellësi njoftoi për ndërprerje të ujit nga ora 14:00 në Graçanicë, Hajvali, Matiçan, Veternik, dhe zona qendër e lagjes Bregu i Diellit si shkak i punimeve për sanimin e defektit në gypin e qelikut të Badovcit.



loading...