“Uji detoks”, përfitimet dhe mitet

[ad_1]

Hidratimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin, ndaj shpesh rekomandohet pirja e tetë gotave ujë në ditë. Shumë pretendojnë se shtimi i disa përbërësve në ujë rrit përfitimet shëndetësore. Rezultati, që quhet “ujë detoks” supozohet se ndihmon trupin të largojë toksinat, përmirëson nivelet e energjisë si dhe nxit rënien në peshë.

Ja një vështrim i detajuar i “ujit detoks” për të ndarë përfitimet e vërteta shëndetësore nga mitet.

Çfarë është “uji detoks”

“Uji detoks” realizohet duke shtuar në ujë copëza frutash, perimesh ose erëzash të freskëta.

Si mund të bëjmë një “ujë detox”

Është shumë e thjeshtë. Gjithçka që ju duhet është ujë dhe një përzgjedhje e frutave, perimeve dhe erëzave.

Ja disa receta:
• Kastravec dhe nenexhik
• Limon dhe xhenxhefil
• Boronica dhe portokalli
• Limon dhe piper i kuq
• Shalqi dhe nenexhik
• Qitro dhe rozmarinë
• Portokall dhe limon
• Limon dhe lime
• Luleshtrydhe dhe borzilok.
• Mollë dhe kanellë

Po qe se dëshironi ujë detoks të ftohtë dhe shije më të përqendruar, vendoseni në frigorifer për 1-12 orë. Pas kësaj kohe duhet t’i hiqni përbërësit, posaqë fillojnë të dekompozohen.

Supozohet se uji detoks ndihmon në largimin e toksinave, balancimin e pH-it të trupit dhe forcimin e sistemit imunitar.

Përfitimet reale shëndetësore

– Nxit rënien në peshë
– Përmirëson tretjen
– Përmirëson humorin dhe nivelet e energjisë
– Forcon imunitetin

Mitet e ujit detoks

Ka shumë mite për ujin detoks. Disa teori s’ mbështeten nga shkenca, ndërsa të tjera janë vërtetë të rreme.

Miti 1: Detoksikon trupin

Shpesh pretendohet se produktet detoks përmirësojnë shëndetin duke eliminuar toksinat nga trupi dhe nxitur rënien në peshë. Megjithatë, të dyja “toksinat” dhe “detoks” janë terma të paqarta që s’ saktësojnë se çfarë dhe si është eliminuar. Trupi i njeriut ka udhët e tij të detoksikimit që eliminojnë toksinat. Deri tani s’ është provuar se ndonjë produkt apo dietë ushqimore e përshpejton apo e bën më efektiv këtë proces.

Miti 2: Balancon pH

Ushqimet dhe pijet “alkaline” janë tendencë në dietat e sotme, pasi mendohet se nxisin një mjedis më alkalin në trup. Megjithatë, kjo teori s’ mbështetet nga shkenca, posaqë është e pamundur të ndryshoni pH e gjakut ose qelizave me anë të ushqimeve që hani.

Miti 3: Përmirëson ngjyrën e lëkurës

Ashtu si për shumë produkte të tjera të detoks, pretendohet se uji detoks largon toksinat nga lëkura dhe përmirëson pamjen e saj. E vërteta është se uji detoks s’ ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe as në balancimin pH të tij. Ja përse s’ ndikon as në përmirësimin e tonit të lëkurës.

Një mesazh për ju

Edhe pse s’ përshpejton dhe as përmirëson punën e udhëve të detoksimit të trupit, uji detoks mbetet akoma një pije e shëndetshme.

Gjithsesi shumica e përfitimeve të tij shëndetësore mund të merret thjesht nga uji i zakonshëm. Ky i fundit mund të jetë i mërzitshëm për disa njerëz, të cilët shpesh harrojnë ose pijnë shumë pak.

Po qe se futja e frutave dhe perimeve ju nxit të pini më shumë ujë dhe pakëson konsumin e lëngjeve me sheqer, atëherë uji detoks mund të jetë vetëm një gjë e mirë.

[ad_2]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!